fbpx
Krejt femija e kemi len Nenen vet,Ajo e meriton te mbes e vetme edhe pse mua zemra me dhemb

Krejt femija e kemi len Nenen vet,Ajo e meriton te mbes e vetme edhe pse mua zemra me dhemb…


Krejt femija e kemi len Nenen vet,Ajo e meriton te mbes e vetme edhe pse mua zemra me dhemb…-Pershendetje Histori te Jetes, dua te ndaj historin time me jush edhe pse e di qe jam shume gabim edhe nuk ban mirepo tasht nuk e rikthej vendimin tim edhe nuk e kam ndermend te ndryshoj por kan nevoj njerzt ta din qe eshte nje kriz mes familjareve ne kohen e sodit. Problemi im ka fillu ne vitin 2003 kur vllau i madh u martu me nusen e tij edhe aty ishte problemi fillimisht. Te ja filloj me nje prezantim sikur te gjith tjert qe ta merrni vesh si eshte situata, une jam nje gru 40 vjeqare dhe jetoj me partnerin edhe vajzat e mija. Nanen e kam me nje fshat afer Shqiperis quhet Has. Une jam shume e deshprume me vendimet qe i kemi mar kolektivisht sikur nej familje mirepo skishem zgjidhje tjeter… Kur vllau u njoftuar me nusen e tij, nanes hiq nuk i pelqente aspak. Ne jemi shume fmij, edhe kam vllazni sa dush mirepo nana ish adamant qe gjdo djal i saj ta marr nje mbreteresh apo Zoti ta dit se qfare nuse ka pas ndermend me marr per djal t’saj.. Gjdo nane ka qef me pa femijun e vet sa me lart mirepo eshte veshtire edhe nje vendim shume i gabushem nese nje nane e detyron femijun e vet te ben zgjedhje mes nuses dhe nanes. Paramendoni, dashuria e jetes edhe nana qe te ka rrit. Gjysen e jetes me nanen dhe gjysen e jetes me partneren, eshte nje vendim shume i veshtir.. Une shume jam e bindt qe kto vendime nuk jan per njerezt te tjere tja imponojn dikujt tjeter. Nana ishte vendosur qe ajo mos te vinte nshpi edhe vllau e beni zgjedhjen nusen e tij.. aty ka fillu hidherimi par ndaj saj. Njejtin problem e kishte edhe vllau tjeter kur e gjeti nusen edhe aj e beni te njejten vendim edhe nana mbet vetem me vajzat.. as nje djal me nuk kishte kontakt me te per shkak se ajo impononte presion te madh ndaj nuseve edhe shume fjal te pista per to edhe shkurt e shqip malltretim ndaj nuseve. Une jam nuse vet ne familjen e burrit edhe vjehrren e kam xhan nuk kisha mujt me paramendu me pas nje jete te tille siq kan pas kunatat e mija (nusja vllaut) me nenen time. Une shume i kam fol nenes time ehde i kam then nuk ben nene gjithmone tju shkaktoj probleme sepse ata i dashurojn edhe ti duhet ta dish se c’eshte dashuria sepse na jemi frut i dashuris. Ajo tha ee qka din ti qfar eshte dashuria as ti nuk e ke shume tmire burrin po hajt mbasi je vajze edhe duhesh me nxan vend dikun kam pranu.. Aty u shokova se nana ishte kunder edhe partnerit tim, baba i femijeve tmij, aj qe ja pagonte banjat per mjekim edhe shume gjera tjera… Une i thash a din qka kurr me mos me fol edhe aty dola. Tasht kan kalu sa vite edhe me nuk i kemi fol as une as motrat as vllaznija. Baba me vdiq ne koherat e luftes kshtu qe e di qe ajo jeton e vetmume. Kam nij qe nje vlla po e ndihmon me para mirepo nuk i flet as aj vetem ja dergon te hollat edhe aq. Une nuk jam pishman pse nuk i flas nenes time sepse me njoft ju nenen qfar personazhi eshte edhe ju kishit vepru njejt mirepo problemi kryesisht eshte qe edhe ne si vllazni e motra jemi distancu. Nuk e kemi me at afersi te njejt siq e kemi pas, jemi te gjith te largum ose te angazhum. Se cili me problemet e veta, hallet e veta edhe tasht po ndjehem shume keq sepse e shof familjen e burrit me plot harmoni, dashuri edhe besa rehati kurse te une asgje fare. Nuk ka mundesi qe une ndonje her me shku me pi nje kafe apo nje qaj te nena apo te vllau apo te motra sepse te gjith e kemi ndonje hidherim me njeri tjetrin. Krejt keto probleme kan shkaktu mos marrveshje te na edhe me thon drejten po me mungojn, edhe nena qe e kemi braktis te gjith me mungon ndonjehere mirepo nese ajo mendon qe mundet me na shkaktu telashe per shkak te zgjedhjeve tpartnereve ajo mundet me harru nese don ndonjeher me pas kontakt me femijet e saj sepse te gjith jemi te rritur edhe normalisht nuk jemi ne gjendje ti braktisim dashurit tona per nenen sepse ajo eshte plak edhe vdes edhe ne jesim te vetmuar. E di qe jam shume gabim e kam cek me lart po nuk e di, nuk kam c’te bej. Nese vllaznia pranojn te shkojn ta vizitojn edhe une ashtu ju bashkangjitem ama une e kam nje problem qe nuk e marr kurr vendimin pa perkrahjen e vllaznive. Nuk di ne qfar menyre ta heq kete mall? A te bej zemren guri dhe ti flas prap asaj edhe pse vllaznia kan vendosur perjetsisht ta braktisin apo te rri edhe une sikur ata? Nuk e di…. Tlutem mos me ofendoni, une vet e kam shkrujt qe e di qe jam gabim po per ju grat qe shkruani vjehrra ashtu vjehrra kshtu eh nena ime eshte qajo vjeherr e keqe qe nuk e don askush. Si nene eshte e mrekullushme, mirepo si vjeherr eshte katile edhe nuk ndjen meshir ndaj askujt edhe nuk ka pendim nese eshte fjala per nuset e saj apo te ndonje kujt tjeter…..