fbpx

Kam fjetur me nje serb dhe familja e kuptuan, me kan lene te ai dhe nuk me kan fol me asnjeher, jam ba halle e nuk i njoh nipat dhe mbesat…


Tung Anonim tlutem. Po du me u shpreh publikisht se jam inspiru prej nje histori dje qe e kam dje ne faqe ku e kish lon qiken e vet ne lufte eh sa hjeka u kon ne at lufte te shkret po shpejt e kemi harru at koh e jena qu pesh nkry ton . Po du mu shpreh sa ma lirshem kshtu qe zdu me mu paraqit emri nese ban. Nuk du mem gjyku najkush po du veq me ma ngu storjen e mem kuptu, jo me mi zgurgullu syt tani rruges. Shume po kam problem me u pajtu me fatin, shume po kam problem me harru ket ndjenje. Historia jeme ka fillu nkohen e luftes ama historia jem kurr ska mbaru ne shpirt. E mbaj pas vetes kudo qe shkoj. Ja ka nis kur i kam pas 20 vjet, krisi lufta edhe krejt ja nisem me u nda. Kerkush sdike kurgjo per kerkan veq me nga per b*** tveten. Une shkova me prind ne Maqedoni edhe kur shkum atje qendrum te ni njeri tha hajde rrini te une se edhe une jam shqiptar e sene. Tha pa pare qka do qe ha pi une edhe ju keni me hanger e me pi. Na majten si plluma valla me i pas pa kuku qka mos per neve se nishim luften hiq. Aj njeri e ka pas ni djal dikun qishtu si une ka 21 vjet edhe u dashurova tmerrsisht nta. E dojsha bre me loqk tzemres se fort i bukur o edhe ke puna e luftes qe merzijat u deshke diqysh mi harru. Thojsha o a ka dashni ma tmadhe se me dasht dikon nluft. E vrejsha qe edhe aj djali pom don ama kurr su shpreh. U lodha tu e dasht tinza edhe i thash troq thash jom dashuru nty. Ja nisi me kesh tha dashnia nuk kallzohet kshtu po me vepra, nese mdon hajde flejm bashk. Skisha qysh me flejt me ta se palidhje prej prindve krejt ner ni kulm edhe ju thash prindve po dal me kit djalin me ble hargj. Kur dulem nkerr patem mardhanie edhe si shkum te shpija pe nij tu i fol babes vet serbisht. Se marsha vesh mire ama pak a shume e kuptojsha se nshkoll qe e msojshem. E niva tu i than kit ku*** e nxuna qa dush tasht mujm me ba. Kukuuuuu thash ky koka cetnik skoka shqiptar hiq. Edhe ja dhash zorrin prindve me dal prej asaj shpije, baba tha keeqysh joo a pe sheh sa mire po na presim edhe shqiptar anej knej oo thash sjon shqiptar po shkije kokan. Tha qkaa? U qu baba edhe ju tha na ikem tha ku po menon qe po shkon zotni? Ti je nkonak temen, pa ta dhan izen ty sguxon zani me tu nij. Thash e hangrem qitash kan me na lendu. Ja nisi serbisht me ja bo babes tasht qe ju kena majt si plluma ty maspari kem me tlendu baba i lutke tha qysh mujte me ndryshu aq shpejt anej knej po ja bon aj njeri tha o veq per djal temen kom dasht me ju marr nshpi qe mu qfry aj dikun e ka gjet qiken e juv se une moti ju kisha eliminu. Mu ka kthy baba jem ma boni a me to ke flejt a ? Thash jo bab sosht e vertet tu e rrejt se u tutsha shume edhe ne at moment ma ka mshu ni me dore aq tfort sa qe as emrin tem mdoket se majsha men ne at minut. Nana dul prej deres tkuzhines iki e baba tha hajde te kqyrin ku e kom grun e ne at minut ja ka mshu boks atij njerit edhe iki. Une meta mrena nshpi me te dyt se disha qysh me ik edhe une si prindt, ata veq mlan mu fikall me kta dy shkije. I luta me hi deri ne wc para se me ma mar jeten se e disha qe eshte ni xham i vogel aty ku muj me kcy se mnxen boll. Problemi jem asht qe edhe pse kam ik edhe i kam gjet prindt ata nuk dojn kurr mem fol. Kan kalu krejt qito vjet edhe kurr ma me goj sum kan fol. Ma bojke baba skishe tjeter pune veq me u flliq nshkije gjat luftes. Kuku po marre pom vje tu e shkru po se kom dit qe u kan shka se folke shqip! Jam pa martu, kurr skom mujt ma fatin me gjet. Jetoj veq vet, punoj meni butik tvogel sa per vete kom pare ama shpirti pom dhem qe se kam kerkon. As se kam familjen ngat vetes as sen hiq, sdojn me dit kurgja per mu. Kan qit karrik para deres kur jemi kthy te shpija kishe kom dek per ta. Une kom gabu shume ama shum jam pendu. Nuk ban kshtu spo di qysh me u kthy prap te ata . Spo du ksi lloj jete e vetmume pa kerkan per ni gabim. Qa pom thuni me ba? Spo di qysh me ja ba qe mu pajtu me prindt e mi? Asnjani sum ka fol qe as vet sdi sa vjet, mkan harru krejt. Jan ba gjysh e gjyshe prej vllaut tmadh jasht e kan bind ata mos me fol me mu kurr. Une jam ba hall edhe si njoh nipin e mesen teme. Du me lujt, jam ba per me fol me veten. Tlutna mkallxoni a ka naj rast qishtu qe duhet mu pajtu ama skeni dit qysh nese po tregoni???? Flm shum per mirekuptim.