fbpx
Vllau yt

Gruja po m’thot “Vllau yt ne Gjermani e ti ktu rri si truproje i Nanes tane, paguje najkan me ta kqyr Nanen se Une nuk muj”!


Gruja po m’thot “Vllau yt ne Gjermani e ti ktu rri si truproje i Nanes tane, paguje najkan me ta kqyr Nanen se Une nuk muj”! – Tung histori te jetes. Po du me met anonim per shkak te familjes qe e percjellin faqen e juaj inspiruse. Une per veti e shkruaj kete histori me shume pendim, me shume dhimbje dhe me shume mall. Jam nje burr nga Obiliqi i martum me 4 femije. Kur kam qene i vogel, kam pas shume raporte te mira me vellaun. Kemi qene si binjak, shpirtin e lidhur me njani tjetrin. Kemi lujt bashk, kemi dal bashk, jemi kon shume te lidhur me njani tjetrin. Ate dite kur mu ka martu vllau edhe u gzova edhe u merzita. U gzova qe po perparon ne jete dhe e krijon jeten e vet mirepo u merzita qe mbeta une ne Kosove dhe aj u largu ne Gjermani. Raportet ja nisen mu distancu mbasi aj ish ne pune non stop edhe une ktu ne Kosove jo edhe aq kohe me fol per shkak se u deshke me kqyr nanen edhe me punu. Kur e kam pas gjet grun, ma bojke gruja non stop “a pe sheh sa tlidht kokit kan tka harru krejt” ma bojke gruja vazhdimisht “aj po ka pare me kqyr nanen ngjermani e ti ktu rri si trup roje e saj tu kan me pagu najkan me jau kqyr e jo une tu fshi plus mas saj”. Ja nisa me ja marr inati familjes tem, se mshtike edhe gruja mu ndi sikur mkan lan mu pas dore. Kishe ti i vogli sta fusin hiq veq ki me punu edhe me mshel gojen. Vllau ne Gjermani e maroj shpin e re edhe hinem une e nana nto po gruja ma bojke qysh na me jetu ktu me nanen tane pa pas hise as privaci as kat tonin. Edhe mshtike me thirr vllaun mi than ndaje shpin me kate se nusja spo mundet me qu mire me nanen. Aj spranoj tha jo, shpija eshte e jemja edhe kurr ma mos mthirr per kit pune. Mlargojke gruja ashiqare tu manipulu tu mshti mos me dasht nanen tem edhe vllaun tem pa i ba kta kurgjo. U rroka me vllaun edhe i thash ti jeten tane une temen, nuk jon senet qysh jon kan perpara edhe kurr ma me vllaun skemi fol, jemi dal me qira edhe nanen e kem lan ne shpi vet. Kaluan 7 vite edhe skemi pas kontakt as me vllaun as me nanen. Nusja ja nisi me shku ma shpesh te tvet, une jetsha vet ne shpi. E mendojsha ni dite o zot pse mi ke prish raportet kshtu me familje dhe e pranova gabimin tem qe krejt gruja mka shti. Pamvaresisht nese eshte nana e femijve tmij ajo nuk ka drejt me mlargu prej gjakut tem. Vendosa qe du mu pajtu me vllaun tem n’Gjermani edhe me nanen po pritsha deri veres kur tvjen aj mu ballafaqu sy me sy. Para nje jave e mora lajmin e hidhur qe vllau ka pas infrakt dhe kish nderru jete. O zot, nuk e disha ndjenjen e thikes ne zemer po e perjetova ne ate moment. Vdiq vllau im i vetem pa fol me mua 7 vite. Jam pendu qe e kam lan ni gru prej fisit huj me ardh me ma komandu jeten. Tasht nuk e kam kerkon perpos nanen edhe vllau na ka braktis ka shku per boten tjeter me peng ne zemer qe kemi mu ribashku serish. Une jam pendu shume, me mungon sa tlidhur jemi kon. Nuk po muj me besu qe mka vdek vllau dhe une nuk i kam fol as nuk e kam respektu si nje vlla i madh. Shpresoj qe ne at dynha te ma fal dhe te ballafaqona me ta dhe ti kerkoj falje. Jam nda nga gruja dhe sdua te nij ma per ta, shkaku saj une krejt e kam humbur familjen. Nana me ka pranu ne shtepi po vazhdimisht qan, vazhdimsiht eshte ne depresion. Eshte e merzitshme se qysh dy djemt e saj nuk kan pas raporte te mira mes vetes me fol para se me vdek. Kisha pas qef qe kudo qe ka shqiptar qe kan ndikim sado pak prej partneres apo partnerit qe te mos e degjojn sepse kur tbohet vone athere nuk ka ma kthim. Ata te kan pru dhe te kan rritur ne kete bote, nuk mundet kerkush me tdasht ma shume se familja jote as gruja as burri. Familja nuk ndahet prej teje mirepo gruja apo burri po. Nuk jom pendu qe jam nda, pendimi jem i vetem eshte qe e kam lan 7 vite per me u pajtu. E kam lan veten me inat pa pas faj vllau kurgjo. Aj u kon vllau jem edhe kerkush ska mujt me ma dasht tmiren sikur aj. Per nje shpi u ba kjo tollovi tasht aj u hi ndhe me dy drasa. O zot ishallah kudo qe ka ksi raste te tilla te mos kete, tlutem pajtohuni dhe te keni paqe sepse une tani vetem ne imagjinaten tem e mbaj vllaun kujtim. Mfal nese e zgjata po e shkruj me shume dhimbje, me lot ne faqe. Ishallah per xhenet vllau jem, tdon sugari shume.