fbpx
E pranova ndarjen pa u munduar ta binde qe mos te ndahet,isha gati te me leshoj shpirti nga dhimbja,per nje gabim ma theu zemren dhe enderrat qe...

E pranova ndarjen pa u munduar ta binde qe mos te ndahet,isha gati te me leshoj shpirti nga dhimbja,per nje gabim ma theu zemren dhe enderrat qe…


E pranova ndarjen pa u munduar ta binde qe mos te ndahet,isha gati te me leshoj shpirti nga dhimbja,per nje gabim ma theu zemren dhe enderrat qe…Te dashur lexues, Dua ta ndaj historin time me te gjithe ju, shpresoj qe mund te ndani disa keshilla, mendime e tjera me mua, qe ndoshta do te me ndihmojne dhe motivojn per te vazhduar jeten time. Nuk e di a e keni perjetu ndonjeher humbjen e nje personi te dashur, nje dhimbje qe ju ka gjunjezu dhe thye shpirtin, qe ju ka lendu, qe ju ka ndryshu pergjithmone? Me lot jam duke i shkruar keto fjale. Une jam nje vajze muslimane 30 vjeqare, e rritur jetime pa te dy prinderit prej se moshes 2 vjeqare, mua me ka rritur motra e madhe dhe ne jetojm ne austri. Sic mundeni me e paramendu si jetime 2 vjeqare kam peshu humbje te mdhaja prej se kam qen e vogel, keto perjetime kan ndiku sigurisht shume edhe ne zhvillimin tim (vetbesim, traum nga humbja e njerzve te dashur, xhelozi ne lidhje, lidhje emocionale te fort me njerz qe i dua). Nga natyra ime jam shume e bute, e dhimbshme, luftoj per njerzit qe i dua deri ne piken e fundit, sepse ja di vleren secilit por e kam kuptuar qe nganjeher kjo gje te merret si dobesi sepse njerzit mendojn qe ti nuk mundesh pa ta.Para 4 viteve kam njoftuar ni djal shqiptar, me te cilen jam lidhur per her te pare ne jeten time, sepse gjithmone kujdesesha per veten qe te ja fal gjdo gje nje burri qe me do dhe e dua. U dashuruam, ai me tha qe jetonte me prinderit e semure dhe vajzen e vogel te vellaut dtth. qe une kur martohemi do e pranoj te jetoj me te gjithe se bashku – per mua nuk ishte problem, une e kuptoja me mire se te gjithe, sepse une isha rritur pa prindt dhe i pranova te gjitha pa asnje kusht per hir te dashurise dhe Zotit. Ai ishte me prejardhje nga nje vend ku njerzit jan me te veshtire dhe femrat duhet te jene te kujdesshme me sjellje e jo aq moderne siq jan ne kohen e sotme, qe qeshin, flasin me ze te larte e tjera pa menduar – por as kjo per mua nuk ishte problem sepse une isha si tip e qet. Une isha shume e mbyllur ne vete, motra, vllezerit kishin aq shume obligime dhe perjetime ne jete qe nuk mundesha me u shpreh dhe me jua tregu merzin time e tjera qe ndjeja, kshtu qe gjithmone jam bere e forte dhe jam treguar qe une jam mire edhe pse zemra ime e dinte qe diqka ne jeten time mungon. Kur e njoftoja ket djalin u dashurova, i besoja dhe per her te pare e kam hape zemren dhe ia kam treguar nje njeri siq ka qen per mua jeta pa prinderit e tjera. Me perqafimet dhe ledhatimet e tij me dha nje ngrohtesi qe ndoshta gjate gjithe jetes me kishte munguar nga prinderit kshtu qe u lidha emocionalisht fort per te. Ai ishte personi i pare ne jeten time qe ja tregoja endrren time me te madhe duke qajt, endrra ime me e madhe ishte te kem nje familje timen, nje vend qe me takonte vetem mua, nje shpatull te forte dhe te ngrohte dhe duar te vogla qe kishin nevoj per mua. Vllezerit, motra ishin familja ime por ata kishin familjet e tyre, mua me mungonte familja ne konstelacionin Babe-Nene-Femije qe se kisha kurre, kshtu qe e enderroja gjithmone nje familje timen ku une isha Grua dhe Nene, dhe ket vetem ati ia tregova. Ai ishte i kenaqur me mua, familja e tij me donte, nuk kishin asnje verejte te une sepse isha e respektueshme, e sjellshme, e pa fjale, e dashur por edhe une vertet i doja dhe menduam te fejohemi. Por une ne fillim te lidhjes bera nje gabim, nuk e kuptoj si me kishte ndodhur por une kurre nuk kisha permend qe vellau im ishte ndar njeher nga nje grua, dhe ai kur e kuptoj nje vite pas mendoj qe ja kam fshehur dhe filloj te dyshoj ne mua, per nje gabim te vetem qe kish pas mundesi ti ndodhe secilit dhe une ja kisha falur po ti kishte ndodhur ati. E pranoja gabimin, i kerkoja falje, kam betuar qe se kam bere me as nje qellim te keqe, dhe vertet nuk e di si kam harruar ti tregoj, i dhashe kohe per te menduar a mund te me fal. Vendosi me vazhdu lidhjen, me tha qe gjdo njeri gabon dhe qe ska asnje te keqe nga une. Koha kalonte, fejesa shkonte tuj u shty e pyeta a eshte arsyja qe ki dyshime ne mu por me tha qe jo dhe kysmet do e vendosnim, por masi une kisha gabuar i jepja gjdo her kohe dhe me fjale te tij shpresoja qe nje dite kesaj lidhje ti jepnim me kurorzim fund. Nje dite u lodha dhe i thash qe sdua ta shoh, te shkruaj dhe te flas me te dhe i dhashe kohe per te marre nje vendim perfundimisht po apo jo. Pas te gjithave qe kishim kaluar,pas te gjithave qe dinte per mua kurre se prisja ket vendim nga ai kur u takonim: Me tha qe nuk mundet me vendos sepse ka dyshime.Une duke prit me shpres si do martohemi,tu enderru veten me vello e ni dit me femije afer tij. At dit nuk jam munduar per ta bind me edhe si e kam pyet veten si a do me leshoj shpirti? E pranova ndarjen. Tash mbasi ka kalu kohe e kam kuptuar qe ndarja ka qen me e mira per mua por me dhimbset koha qe kam humbur. I kam refuzuar te gjithe per te dhe ne fund me la, mas 3 viteve shpres, me la. Ndonjeher pyes veten a mos e ka shkruar Zoti per mua te jem ne ket bote e vetme? ..te me braktisin njerzit si i dua ose ti humbas? Mendoj qe mos eshte me mire te mos ta duash askend? A peshon nie gabim i tille me shume se ai qe ma ke thyer zemren, mi ka shkel endrrat, me ka ujit me shpres deri ne pike te fundit dhe me ke len ne mes te rruges te vetme? A mendoni qe do e gjej dike qe me pershtatet dhe ma kupton boten sepse e kam te veshtire ta pelqej dike? Uroj gjdo te mire per te gjithe ju, Zoti mos ju provoft me humbje te njerzve te dashur