fbpx
filloi me qajt

Ai m’tha “Unë te dua por nuk mundemi me qenë bashk se Baba jem osht kunder”, pa ndonjë arsye me…


Ai m’tha “Unë te dua por nuk mundemi me qenë bashk se Baba jem osht kunder”, pa ndonjë arsye me… – Përshendetje Histori të jetës, jom një vajzë 18 vjeqare, vendosa te ndaj dhe unë historin time me ju,kam qene ne lidhje me një djale 2 vite kemi qene bashk. Jemi njohur ne shkollen e mesme klasat i kemi pasur afer njeri tjetrit, çdo her shkonim ne shkolle bashk dhe vinim bashk. Erdhi koha e ekskurzionit dhe atje ishim se bashku ato ishin ditet me te mira te jetes time. Pasi erdhem nga ekskurzioni lidhja jonë vazhdoj si është me se miri. Dilnim çdo nate shetisnim sepse gjate dites ai ishte ne punë. Ne klas kam pasur nje djal klase i cili me ngacmonte unë i pelqeja atij por ai mua jo, kur i dashuri im kuptoj per te filluan grindjet mes tyre saqe puna shkoj keq deri tek policia ata shkuan se bashku me prinder dhe u sqaruan ku babai i shokut te klases u betua qe djali i tij nuk do merej më me mua. Pas nje kohe filluan grindjet mes nesh dhe babi i tij me kercenonte qe mos te dilja me djalin e tij dmth me te dashurin tim. Por nje kohë ne nuk kishim asnje kontakt me njeri tjetrin ku nje ditë pas nje kohe te gjatë ai me kerkoi ne telefon dhe deshi te bisedojm te sqarohemime njeri tjetrin, prap u bashkuam dhe mexi u bind babi i tij qe unë nuk kisha as nje faj ne lidhje me ato qe ndodhen. Ai ka qenë xheloz si teper por une qe e kom dasht kom vazhdu me to, mi ka ndalu shum sende edhe nuk mlejke me shoqe me dal as kurgjo, as me vazhdu fakulltetin. Çdo dite u kon te shtepia ime, dmth gjithe kan qen ne dijeni per lidhjen tonë nga familja ime nuk ka pasur asnje kundershtim perkunder e kan respektu si te kish qenë djali i tyre. Edhe kur shkojsha tek tezet e mija ai vike mbas meje sepse ishte xheloz shum i madh, por gjithsesi unë ashtu e duroja dhe e doja. Nena e tij me ka mbeshtetur dhe me ka dashur shum si te isha vajza e saj sepse ajo nuk ka vajze dhe kishe mallin e nje vajze, secili ne familje kishte respekt per mua gjithashtu edhe unë per ta perveqse babi i tij qe ishte kunder meje. E gjithë familja e tij më ka bllokuar në qdo rrjet social, pa ndonjë arsyeje. Problemi ktu paska qenë babai i tij, ai prej fillimit ka qenë kunder kesaj lidhje. Pra baba i tij e ariti qellimin dhe e shkatroj dashurin tonë. Pernjeher ndryshoj situata sa ishte gjithqka ne rregull filloj lidhja te ftohet dhe unë nuk e dija qfarë ishte arsyeja. Kur e therisja ne telefon ai më thoshte unë te dua por nuk mundemi me qenë ne dy bashk. Familja ime është ne dijeni per ndarjen perveq vellaut tim nuk kam guxim ti tregoj per shkak se është shum i fshtir,dhe e kemi pasur shume te veshtir ta bindim qe te me lejoj qe une ne ate kohe te kem nje te dashur, dhe kam frik mos te vije tek me e keqja. Kjo është brenga ime desha te dije mendimin tuaj. Anonim ju lutem.