fbpx
Burrin tim ma shkaterruan shoqeria e keqe , Aj perdor drogen alkoolin dhe esht ber nje endacak i rrugeve sepse

Burrin tim ma shkaterruan shoqeria e keqe , Aj perdor drogen alkoolin dhe esht ber nje endacak i rrugeve sepse…!


Burrin tim ma shkaterruan shoqeria e keqe , Aj perdor drogen alkoolin dhe esht ber nje endacak i rrugeve sepse – Sot, para se të filloj t’ju tregoj historinë e jetës time, dua të përshëndes të gjitha ato gra dhe vajza të cilat kanë qenë pjesë e historive nga jeta. Historitë e tyre i kam lexuar dhe vazhdoj t’i lexoj me shumë vëmendje. Ashtu si ju, edhe unë ndiej dhembje në shpirt për fatin e keq që kanë një pjesë e mirë e grave shqiptare, për dramën që i duhet të kalojë një grua në Shqipëri. Dhe gjëja më e keqe që ndodh këtu te ne është se asnjë nuk e ndihmon gruan. Shumë nëna kur fejojnë vajzën e tyre thonë “dhëndrri im është shumë i mirë”. Kështu thoshin të gjithë edhe për mua, por ja që jeta e transformon njeriun…Me Gentin u njoha qëkur isha në gjimnaz dhe mund t’ju them me plot gojën se ai ishte djali më i bukur që kishte jo vetëm klasa jonë, por edhe më i bukuri i shkollës. Ishte trupgjatë dhe sy e vetulla të zeza, ndërsa flokët i krihte në një stil aq të bukur saqë vajzat marroseshin pas tij. Shpeshherë shoqëria e pyeste pse nuk konkurronte për Mister, po ai nuk i kishte qejf këto gjëra. Fakti që Gentit i vajtën sytë tek unë, do të thotë se edhe unë isha dhe jam një femër me shumë paraqitje dhe nuk ju gënjej po t’ju them se shumë djem më kanë dashur, por dashuria bëri që unë të zgjidhja Gentin. Shoqëria jonë mendonin se e jona ishte një dashuri kalimtare, po ne i kaluam provat, ia dolëm dhe u martuam. U martuam në moshë shumë të re, megjithatë Genti ishte një djalë shumë serioz për familjen, ai bënte çdo lloj pune për të na krijuar kushte neve. E nisi duke punuar si kamerier, banakier e më pas filloi si personel sigurie në një disko nate. Më pas kalonte sa në një lokal në një tjetër, ku ta paguanin më mirë. Në fakt, ai aty kishte gjetur veten sepse siç ju thashë më lart, kishte një fizik shumë të mirë dhe të gjithë e pranonin në atë lloj pune. Unë, me kalimin e viteve, isha bërë një shtëpiake shumë e mirë. Edhe pse jam shumë e re (vetëm njëzet e tetë vjeçe) kam tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Ndonjëherë më duket sikur jam në çerdhe sepse fëmijët janë shumë të vegjël. Asnjëherë nuk kam punuar, gjithmonë u jam përkushtuar burrit edhe fëmijëve. Në fakt, edhe Genti ka bërë të njëjtën gjë me mua, por kjo përkujdesje ndaj nesh nuk zgjati për shumë kohë. Gjithçka ndryshoi kur Gentin e punësuan në një ndër lokalet më luksoze që ka Tirana. Unë edhe sot e kësaj dite nuk e di se çfarë pune bënte ai aty; e vetmja gjë që di, është se nga ai moment, martesa jonë mori tatëpjetën.Genti vinte në shtëpi dy herë në javë e me kalimin e kohës, vetëm një herë në javë. Kur vinte, ai sillte shumë lekë, kishte raste që na kishte sjellë dhe pesëqind euro në natë. Të gjitha këto unë i ruaja ose i depozitoja në numrin tim të llogarisë. Kisha filluar të dyshoja te ai njeri sepse dukej që merrte drogë, nuk ishte më i pari, ditët kalonin dhe ai përkeqësohej. Në shtëpi vinte i droguar, i alkoolizuar. Fëmijët ishin të vegjël dhe nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte me babanë e tyre. Ditën tjetër ulesha të bisedoja me të, por ai më thoshte: “S’ka ç’të duhet ty se ku punoj unë. A të sjell lek në shtëpi?”.Në ato momente, mendoja: “Aman, nuk dua as të ha, as të pi, vetëm ai të vijë në shtëpi”. I kërkoja të ma thoshte nëse kishte gjetur njeri tjetër, por ai më bërtiste duke më thënë: “Ty mendja tek ato gjëra të rri! Nuk e kupton se unë po vuaj që t’u krijoj fëmijëve dhe ty një jetë më të mirë?!”.Me atë nuk flitej më. Fakti se ai kishte gjetur një femër tjetër nuk po më hynte më në sy. E vetmja gjë që më interesonte ishte që ai të vinte në shtëpi esëll dhe jo në atë gjendje prej të droguari. Drama në familjen time e arriti kulmin ditën kur atë e përzunë nga puna. Erdhi në shtëpi plotësisht i shkatërruar dhe duke qarë. “Ata kopilat më përzunë nga puna”, më tha. Për ta ngushëlluar, i thashë se do të gjente punë tjetër, por pa e mbaruar fjalën, ai më gjuajti me pëllëmbë aq fort, sa më lëshuan sytë xixa. Nuk e mbaj mend se çfarë kam nxjerr nga goja në ato momente në sy të fëmijëve. I thashë: “Ti je kafshë, nuk je njeri, shiko ke tre fëmijë për të rritur dhe nuk e vret mendjen fare”. Fëmijët më kishin kapur nga këmbët dhe qanin me të madhe, por ai më tërhoqi prej krahu duke i larguar fëmijët me të egër nga këmbët e mia. Më pas më futi në dhomën e gjumit, më përplasi në krevat dhe më përmaltretimoi. Pa nxjerrë zë, mundohesha ta largoja prej vetes, por ishte e kotë. As nuk qaja, as nuk bërtisja dot se nuk doja t’i trembja fëmijët. Kur ai ikte nga shtëpia, i lutesha Zotit që të mos e sillte kokën në shtëpi, po nuk thonë kot se gjënë e ligë nuk e gjen gjë.Më kishte ardhur shpirti në majë të hundës me të, vinte çdo ditë dhe më kërkonte lekët që kishte sjellë dikur në shtëpi dhe unë detyrohesha t’i jepja sepse nuk kisha çfarë t’i bëja. I kisha treguar familjes sime, po ata nuk arrinin ta besonin se Genti ishte transformuar në një njeri të tillë. Më thoshin: “Bëj durim dhe qëndroi pranë se është momentale, do t’i kalojë”. Ditët iknin dhe lekët që kisha hedhur në numrin e llogarisë më mbaruan. Gentin nuk e merrnin më në punë, sepse ai ishte kthyer në një drogaxhi. Të gjitha i durova, por një gjë nuk ia fal Gentit, kur më rrëmbeu djalin e vogël nga krahët dhe më kërcënonte se do ta hidhte nga ballkoni nëse unë nuk i jepja lek. Ishte e tmerrshme të shikoje fëmijën të qante i frikësuar në duart e atij maskarai, i cili në vend që ta mbronte, e kërcënonte me jetën e tij. I thashë se do të shkoja t’i gjeja lekët te prindërit e mi, vetëm ai të mos i bënte keq fëmijës. Shkova në familjen time duke qarë me të madhe dhe prindërit e mi vetëm atëherë e kuptuan në çfarë monstre ishte kthyer burri im. Prindërit nuk më dhanë lek, por babai im shkoi vetë të bisedonte me të ndërsa mua sa s’më plaste zemra, sepse ai tashmë ishte bërë njeri i maltretimshëm. Babait nuk ia kishte hapur derën, vetëm i thoshte: “Më kthe gruan në shtëpi me lekët që i kërkova, ndryshe do t’ju zhduk fare”.Prindërit e mi e panë rrezikun që më kanosej dhe, jo vetëm që nuk më çuan në shtëpinë e tij, por më strehuan në shtëpinë e tyre bashkë me fëmijët. Tani, babi nuk na lë të dalim as nga dera e shtëpisë sonë. Shtëpinë e kemi të madhe e me oborr dhe fëmijët vetëm aty luajnë, as në kopsht nuk i kam çuar akoma, sepse kam frikën e Gentit. Ai tani është kthyer në një njeri shumë të rrezikshëm. Të gjitha mobiliet e shtëpisë i ka shitur dhe te prindërit e tij nuk shkon më sepse ata nuk e pranojnë në atë gjendje. Ai endet rrugëve me ndonjë shishe alkooli që besoj se e vjedh në ndonjë dyqan apo në ndonjë vend tjetër. Disa raste ka ardhur para portës së shtëpisë sonë duke më thirrur mua, më kërkon të falur e më kërkon të kthehem me të. Më këputet shpirti kur e shikoj në atë gjendje babanë e fëmijëve të mi. Vajza e madhe, që është më e rritur, e shikon nga dritarja dhe qan për të, duke m’u lutur që ta fusim brenda. Disa herë kam dashur ta bëj një gjë të tillë, po babai nuk më ka lënë. Dhe, nuk i vë faj…Genti është katandisur shumë keq. Rri dhe mendoj se si u bë ashtu… Gjithë ai djalë i bukur, e ka katandisur veten në një endacak rrugësh. I janë rritur flokët e mjekra, është dobësuar dhe është kërrusur në maksimum. Dhembja ime është aq e madhe teksa e shikoj ashtu njeriun e zemrës që e dashurova shumë kohë më parë. Shpeshherë babai thërret policinë dhe ata vijnë e na e heqin nga dera e shtëpisë sonë, që unë dhe fëmijët të mos e shikojmë në atë gjendje. Nuk e di arsyen e vërtet se pse Genti iu fut rrugës së drogës, por njerëzit që e çuan në këtë gjendje i mallkoj me shumë forcë. Jeta e tij u shkatërrua dhe po ashtu, edhe jeta jonë… Burrin tim ma shkaterruan shoqeria e keqe , Aj perdor drogen alkoolin dhe esht ber nje endacak i rrugeve sepse