fbpx
une qendroja vetem me terapi

Vjehrra me kunatat ja vuren emrin Ramiz djalit tim pa më pyetur fare,më thonin ti je veq nje shërbëtore,donin që djalit të ja bënin ADN-n më bëren ku*v…


Vjehrra me kunatat ja vuren emrin Ramiz djalit tim pa më pyetur fare,më thonin ti je veq nje shërbëtore,donin që djalit të ja bënin ADN-n më bëren ku*v…-Anonim Pershendetje, te lutem a mund ta postosh kete, sepse jam shume ne hall, e ne stres. Po e tregoj historine time, dhe deshiroj mendimin tuaj.. Jam 25 vjeqe, kur isha 21 vjeqe u njoha me nje djale 25 vjeq dhe vendosem qe te vazhdojme lidhjen, mbas 1 viti ndodhi fejesa dhe mbas 1 viti tjeter martesa ! Sa kam qen e fejuar nuk kam qen asnjehere te familja e tij, jemi takuar, por jasht shtepise ! Po e theksoj se ky djali i ka te 2 prinderit, dhe 4 motra (2 te martuara,2 jo). Sa kem qen te fejuar, familja e tij jan sjell mire me mua, kan pasur deshire qysh e fejuar te me komandojne si : veshe kete, mbathe kete, beje keshtu floket kesi gjerash ! por nuk e kam ekzagjeruar se thoja eshte djal hastret kan deshire qe une te dukem sa me mire.. Por problemet filluan pasi qe une u martova. Filluan te me komandojne ne qdo gje, shpesh here dhe me kan ofenduar, por sbeja ze ! Mi lan te gjitha punet vet (shpesh here edhe buken e beja une) edhe pse vjehrra ishte e re ende ! me thoshin a mund ta besh darken sot, se nena eshte e lodhur, prap sbeja ze, dhe e pergadisja ! edhe pse isha e lodhur edhe une me punet e shtepise, se shtepia ishte e madhe, dhe pastroja vetem une ! te tjeter as rrobat e tyre te palara nuk i largojshin. Per festa, zgjohesha me heret, por nuk mundesha ti bej punet shpejt, sepse te gjithve u deshte me ja ngu qefet, gjej ate, beje ate, hekuros ate (si dhe motrat e tij te martuara, me shume rrinin tek ne, njera kishte nje femije) ndersa une si nuse, behesha e fundit gati, dhe ne fund nuk ishin te kenaqur ! pse e veshe ket fustan jo ate, pse si bere buzet me te qelur, pse nuk i mbathe tjerat, te dukesh me e madhe, e kesi fjale qe ta binin shpirtin te hunda ! Rrija vetem ne shtepi, as njehere te vetme skam dal me burrin per te pire kafe, ose per darke ! Edhe nese ndodhte qe te dilja ndonjehere (kurr sishim vetem) vjehrra, motrat e tij gjith pas. Mbas 1 viti martes mbeta shtatzene, deri at dite qe kam shkuar ne spital per te lind une nuk kam pushuar asnje dite, veqse kur shkoja te familja ime. Por prap problemet dhe mospelqimet e tyre nuk u ndalen as gjate shtatzanise, me benin shume presion, stres. Filluan qysh atehere te perzihen dhe ne femine tim.. kur te lind djali, do ja besh kete, sdo ja besh ate ! dhe me urdheruan qe tia ve emrin e gjyshit te tyre te vdekur, gje qe une se deshiroja aspak, (ishte femija i pare, po behesha nene per here te pare, sdoja qe djali im te kishte emer te vjeter (Ramiz) sa do qe e kundershtoja une, ata me benin dhe me shume stres e me shume probleme ! Linda une, dhe pash emrin e femise tim ne rrjete sociale, pa pelqimin tim ! Vlen te theksohet qe une nuk kisha as mbeshtjetjen e burrit tim kurr, gjithmone per te une isha gabim, edhe nese e shihte me syte e tij qe ma benin te padrejt, nuk bente ze ! kur i thoja une se pse spo me mbron, pse spo me mbeshtet, me thonte shuj mos beje ze, nese te pelqen keshtu rri, ne qofse jo shko te familja jote.. Por une ne ate kohe isha shtatzene, ku te shkoja.. ai me thonte prit deri sa te lindesh, leje djalin ketu dhe ti je e lire te shkosh ku te duash.. Urdhrat e tyre, ankesat, streset nuk u ndalen kurr, por problemet me te medha filluan mbasi linda une.. Isha Lehone, per teket e qefet e tyre ndodhke qe ta lija djalin pa pire, sepse me thoshin a nena me ti ba punet ty, a nena me ta ba buken ! une kisha vetem 5 dite qe kisha lindur, ashtuh me zor zgjohesha e beja pak ndonje pune, pak te djali.. ndonjehere edhe te buka, pash vdekjen me sy, sepse isha shume e likesht, vetem sa kisha lindur, por kujt ti dhimbsesha.. u bene te gjith bashk, dhe nuk me linin as te beja ze, e as ti kerkoja te drejtat e mia ! E mendoja ndarjen, por si ta leja djalin jetim ! ishte i vogel, i pafajshem, engjull.. Por kupa u mbush, as gjate lehonise time nuk pata rahati. Hynin ne dhomen time qdohere qe kishin deshire, as nuk trokisnin fare.. Une isha ne stresin tim si nene per here te pare me nje femije te vogel, se pse po qan, a po pine mjaftushem, mos ndoshta seshte ngopur e kesi gjerash.. pse qante djali vinin drejt ne dhome dhe me ofendojshin se ti nuk je nene e mire, ti je veq nje sherbetore, ti nuk po i perkushtohesh djalit, po rrin veq ne tel, per ate qan djali, une i fusja cucllen, motrat e burrit, vjehrra, po edhe vet burri, kush qellonte afer, ja hiqte sepse i prishen dhembet pastaj thonin. Me bene aq padrejtesi sa qe nje dite me than se do te ja bejne djalit ADN-n, per ta pare nese eshte femija i tyre, edhe burri im ishte i ketij mendimi. Une ketu vendosa me u nda, nuk kisha pse te rrija me ne ate shtepi ku dhe kete gje ma than (me bene te pamoralshme, me bene kur* me nje fjale) Ai moment kur me thane kete ishte momenti me i keq ne jeten time, mbeta e shtangur se nuk e prisja nje gje te tille !Kam thirr familjen time, i kam treguar se qysh ishte puna, me kan thene se qfare do vendimi qe te marr neve na ke mbrapa teje, do e kesh mbeshtejtjen tone gjithmone, une i thash se ne kete shtepi nuk rri me, o do semuhem psiqikisht, o do e mbys veten. Familja ime me dolen krah, me mbeshteten, si mu edhe djalin tim.. Sot e asaj dite une jam te familja ime me djalin. Tani jemi ne proces te shkurorezimit ! por prap ish burri dhe familja e tij deshirojne qe te kthehem (jo se jan te interesuar per mua, por per djalin). Por une ne at shtepi nuk kthehem, po me djeg shpirti qe po e le djalin jetim, pa baba, por zgjidhje tjeter nuk kam ! Qka do te benit ne vendin tim, a mos po hy ne gjynah me djalin tim. Si mendoni a do te rritet me mire me mua dhe familjen time, me nje dashuri te madhe, ku nuk do ti nenqmohet nena, nuk do ti ofendohet.. Apo te behem kurban i djalit dhe te kthehem te ish burri ?