fbpx
Mos u mundo ta përulësh një grua,mos e gjyko për të kaluarën e saj,jepi asaj dashurinë që ndoshta i është mohuar vetëm për faj të...

Mos u mundo ta përulësh një grua,mos e gjyko për të kaluarën e saj,jepi asaj dashurinë që ndoshta i është mohuar vetëm për faj të…


Mos u mundo ta përulësh një grua,mos e gjyko për të kaluarën e saj,jepi asaj dashurinë që ndoshta i është mohuar vetëm për faj të…-GRUAJA…. Çdo grua ka një të kaluar. Disa kanë qenë të abu zuara fizikisht. Disa kanë jetuar me prindër të dhu nshëm. Disa kanë pasur çrregullime nga adoleshenca. Disa kanë përjetuar abuzim se**ual nga anëtarë të familjes. Disave iu është djallosur jeta nga lidhjet e dashurisë. Disa kanë rënë pre e shantazheve se**uale vetëm për të mbajtur një lidhje, sepse dashuronin çmendurisht. Disa kanë rënë pre e substancave nar ko tike. Disa kanë qenë viktima të përd hunimit. Disa janë shantazhuar me fotografitë intime nga ish të dashurit. Disa janë shantazhuar, kërcënuar e përd hunuar sepse kanë refuzuar lidhjet. Disa kanë qenë viktimë e dhu nës në lidhjet martesore. Disa kanë pasur probleme menstruale. Disa ishin pjesë e një familjeje me përplot probleme të prindërve. Disa kanë kaluar divorce. Disa kanë përjetuar probleme të mbipeshës. Disa kanë pasur probleme të shumëta financiare. Disa kanë qenë nën varësinë e alk oolit. E disa kanë tentuar vetë vr asje, por fatmirësisht të pasuksesshme, sepse vetëvr asja nuk është asnjëherë zgjidhja. E përbashkëta më e madhe e shumë grave që kanë përjetuar ato më sipër është se ato jo gjithmonë tregojnë, jo gjithmonë hapin zemrën, jo gjithmonë raportojnë, jo gjithmonë kërkojnë ndihmë…sepse shoqëria e kësaj kohe akoma vazhdon t’a drejtojë gishtin gjykues ndaj secilës grua në çdo situatë, vetëm sepse është grua. Nëse njihni një grua të tillë, nëse njihni historinë e një gruaje të tillë, nëse shihni një grua të tillë, që ka kaluar së paku njërën nga ato që kemi përmendur më sipër; dhe që ajo tashmë ka fshirë lotët; që tashmë ka rregulluar flokët; që tashmë ka mbuluar plagët; që tashmë ka drejtuar rrobat e çrregullta të trupit; që tashmë në çdo situatë sado të “zezë” ajo mundohet të shohë atë “pikën e bardhë”; që tashmë ajo pas çdo shikimi që i drejton, ajo të falë një buzëqeshje; që tashmë ajo ecë drejt pa u lëkundur dhe nuk e lodh kokënpër “gropat” dhe “pengesat” në rrugën e saj; që tashmë ajo nuk sheh anash se kush e çfarë do flasë, por vazhdon drejt të ardhmes së saj, sepse ajo akoma ka pak shpresë mbrenda saj, dhe që akoma nuk ka hequr dorë së besuari tek koncepti i dashurisë, tek e mira që gjendet tek njerëzit. Nëse njeh një grua të tillë, të lutem…mos e go dit atë me të kaluarën e saj. Të lutem, mos u mundo të fitosh pikë për vete, duke u përballur me të, e duke ia kujtuar të keqen që i ka ndodhur në të kaluarën. Të lutem, mos u përpiq të tregosh se sa e “mirë” je ti, duke ua treguar të tjerëve “të keqen” e saj. Asnjë grua nuk zgjedh të maltretimohet, asnjë grua nuk zgjedh të shantazhohet, asnjë grua nuk zgjedh të përmaltretimohet, asnjë grua nuk zgjedh të vuajë nga mentruacionet, asnjë adoleshente nuk e mendon jetën ta kalojë si e droguar apo e alkooliazur, asnjë vajzë nuk zgjedh të tradhëtohet, asnjë vajzë nuk zgjedh të ketë probleme në adoleshencë e të bullizohet, asnjë vajzë e vogël nuk zgjedh të bie pre e pedofilëve, qoftë edhe nga familja e saj, asnjë grua nuk zgjedh të jetojë në varfëri, asnjë grua nuk martohet me qëllim që të divorcohet. Kupto pra, asnjë e keqe nuk na ndodh sepse duam, por sepse ndoshta fati ynë ishte shkruar ashtu, apo se ndoshta ishim pas askënd, apo se ndoshta u sprovuam më shumë se të tjerat. Por të lutem, mos u mundo ta përulësh një grua, duke ia përmendur fatkeqësitë që i kanë ndodhur. Të lutem, mos e gjyko për të kaluarën e saj. Dhuroji asaj të ardhmen paqësore që ajo meriton. Mundohu t’ia zgjasësh duart miqësore, që ajo mos të mendojë për duart e kësaj bote që vetëm gjykon. Jepi asaj dashurinë që ndoshta i është mohuar vetëm për faj të fatkeqësisë së të kaluarës. Bëhu një dritë më shumë, në errësirën e saj. Bëhu një shpresë më shumë për të.