Vjehrra ka filluar ta luaj rolin e burrit me mua , Me futet ne shtrat me kontrollon gjdo gje dhe

Vjehrra ka filluar ta luaj rolin e burrit me mua , Me futet ne shtrat me kontrollon gjdo gje dhe…!



Vjehrra ka filluar ta luaj rolin e burrit me mua , Me futet ne shtrat me kontrollon gjdo gje dhe – Nuk me pelqen te flas per veten me njerezit qe me rrethojn sepse duket sikur dua te mburrem…neqoftese duan te me vleresojn per ate qe jam, le ta bejn…nuk me pelqen te me rritet vlera me fjale por me vepra. Per kete fakt gjthmon me kane lavderuar, me kane pergezuar dhe respektuar. Gjithmone thone: “si goca e Filanit nuk ka per edukaten, kulturen, respektin, sjelljen dhe miresin qe i trasmeton te tjereve.”Gjithe kjo mbaroi kur erdha ne deren e burrit. Kam nje burre te mrekullueshem, duhemi shume dhe nuk e imagjinojm dot jeten tone pa njeri-tjetrin. Vjehrri im eshte tip shume i qet, i shkon mire cdo gje, nuk merzitet kurre, eshte i edukuar dhe i respektueshem ndaj meje, mundohet per me te miren per mua.
Kalojm tek vjehrra ime. Kur kam hyre ne kete dere jam munduar ti mesoj gjerat prej saj sepse isha dhe jam vajze shkolle, nuk kam hulluar kurre byrek apo zier fasule sepse nuk me dilte koha per keto gjera, kisha punen, shkollen, motren dhe vllain per te ndihmuar me shkollen dhe ne shtepi ndihmoja me pastrimin, hekurosjen, larjen e rrobave dhe gatimin e makaronave qe jane pasioni im. Per te tjerat meresh mami im e cila punonte dhe punon shume, poashtu dhe babi. Vjehrra ime, sic e thash, me ka mesuar shume gjera dhe e falenderoj per kete, por ajo ka filluar te luaj rrolin e burrit per mua, do te di gjithcka, fut hundet kudo, do te di ku i harxhoj leket dhe duhet ta pyes per cdo gje qe bej, blej etj. Burri im punon large dhe vjen nje here ne jave ne shtepi. Ajo futet dhe ne dhomen time kur une jam ne krevat duke studiuar. Fut hundet ne cift, nese kerkojm apo jo femi, nese pi ilace dhe per ca i pi, nese duam te dalim duhet ti japim llogari, nese ka njerez me te cilet ndihem mire dhe qesh (kam nje natyre shume gazmore) duhet mos te zgerdhihem. Ajo eshte tip qe nuk e harxhon lekun per asnje arsye ne bote, kursen jashte maksimumit shume dhe eshte tamaqare per punen (por une jam e vetmja qe nuk ka pune te rregullt ne shtepi dhe harxhoj me shume se te tjeret sepse kam shkollen dhe probleme shendetsore). Une blej shume rralle rroba dhe kur i blej, harxhoj pak sepse ndjej peshen e fjaleve te saj edhe kur i blej me cmim te ulet… sa here qe thaj floket me tharse ose i drejtoj, dmth 1 here ne muaj, ajo do me bej muhabete per harxhimin dhe konsumimin e dritave, poashtu kur hekuros dy ore rrjesht… por mbi te gjitha ajo eshte me mentalitet te vjeter: ajo nuk i nder rrobat ne te kunderten, nuk i palos ne te kunderten, nuk con luget dhe buken ne tavolin para se te ulen njerezit dhe qindra tradita te tjera qe une nuk i kam as degjuar, jo me ti ndjek. Nuk kam fuqi dhe nerva te merem me shkollen dhe punet e shtepis, jo me te merem me budallalliqet e vjetra qe per jeten time nuk kane vlere dhe nuk dua tja di per ato. Por ajo vazhdon te sillet si cdo vet dhe i perserit gjerat 500 here. Per me teper di vetem te shaj te tjeret sepse si ajo nuk ka, ka mbajtur pleqet, rritur femit, mbajtur lop, kal e pula, ka punuar ne koprativ, ka punuar tokat e saja, ka mbajtur familjen, ka qene e bukur (une jam 10 kg mbi peshe si pasoj e problemeve shendetsore) kurse te tjeret para saj jane zero. Dje ajo me tha “me mire te dish se sa te besh”, dhe me kete fjali jam ndjer e ofenduar, sepse do te thot se une nuk di dhe kjo nuk eshte aspak e vertet. I kam ndenjur me hund sepse ky eshte difekti im, une nuk kthej kurre fjale, e vuaj cdo gje nga brenda duke qene person i ndjeshem, por me ngelet qefi shpejt dhe rri mendoj e qaje nate e dite per fjalet qe me thot. Frika ime eshte mos semurem dhe kaloj ne depresion, sepse para disa ditesh kam qene duke folur me veten se si mund ti pergjigjem provokimeve te saja. Stresohem shume dhe kjo ndikon ne shendetin tim dhe ne jeten ne cift. Jam person qe mendon me teper se aq sa duhet, nuk dua te arri te prish familjen time qe e kam ndertuar me shume sakrifica. Burri im me ka thene ta heq mendjen se do ndahemi nga prinderit e as te ndahemi ne te dy, ai me do dhe me rri prane kur une kaloj fundjavat duke qare. Ai thot se ska cte bej, nuk mundet ti thot gje se e ka nene dhe une jam e para qe i thot ta respektoj e mos ta kundershtoj asnjehere.Por si mund ta kaloj jeten me nje person qe do tme uli ne cdo ane? Si mund ta kaloj jeten me nje qe do te di gjithcka? Mos valle jam martuar me vjehrren dhe jo me burrin? Ju lutem me ndihmoni te kuptoj si te sillem, dua ta fle mendjen por me rendojn ne zemer fjalet e saj. Kam frike mos nuk ngel kurre shtatezane duke ngelur e stresuar dhe nuk mund te vazhdoj te jetoj pa nje femi qe ne e deshirojm shume. Kerkoj falje per gabimet ne gjuhen shqipe, shpresoj te me mirekuptoni. Vjehrra ka filluar ta luaj rolin e burrit me mua , Me futet ne shtrat me kontrollon gjdo gje dhe