fbpx

Vajza me tregoj qe kur ishte 6 vjeqe babai i saj kishte bere mardhenje me te, Mu shemb bota para syve, teksa shikoja krijesen time ne dhimbje ç’njerezore dhe ndjenjen e fajit e te turpit…


Vajza me tregoj qe kur ishte 6 vjeqe babai i saj kishte bere mardhenje me te, Mu shemb bota para syve, teksa shikoja krijesen time ne dhimbje ç’njerezore dhe ndjenjen e fajit e te turpit…- Mirmbrema Histori Te Jetes, une qe po ju shkruaj jam nje nene e tre vajzave te mrekullueshme 18,16,dhe 10 vjec. Jetojme jashte Shqiperie, diku ne veri te europes prej disa vitesh. Kam qen e martuar dhe vazhdoj te jem me nje person te alkolizuar qe ka perdorur si dhu ne fizike, si psikologjike e si emocionale jo vetem ndaj meje por edhe ndaj vajzave.Me duket sikur e gjithe jeta ime ka qen genjeshter, pasi pervec dhu nes konstante mendoja qe im shoq ishte ndoshta jo nje baba shembullor por as nje moster. Dy vajzat me te medha shpesh here me kane uleritur sa here qe kam menduar qe atij personi ti jap nje mundesi per te mbajtur familjen te bashkuar, duke me hedhur poshte me te gjitha forcat kete ide qe sipas tyre ka qen e gabuar. Qe kur ikem nga Shqiperia jam munduar qe gjithmone te ken kontakte me babain pasi mendoja sic i kam une i ka edhe ai, pjese te shpirtit me gjithe gabimet qe mund te kete bere pasi nuk ka nje manual perdorimi si te jesh nje prind i mire , dhe eshte detyra me e veshtire ne jete ‘TE JESH PRIND’. Para disa kohesh ne nje moment deshperimi te vajzes se vogel qe e kishte mar malli per te atin, lindi nje debat e teksa e madhja kryesisht po e kundershtonte me force ardhjen e tij ketu, me tregoi qe kur kishte qen rreth 6 vjec ishte abuzuar mardhanieualisht nga ai. Me ngriu zemra ne ato momente dhe sdi te shpjegoj dhimbjen dhe shokun qe me pershkroi trupin, nje mije ndjesi me pershkruan gjithe qenien time,dhe nje refuzim total per te besuar dicka te tille qe asnje nene ne kete bote do donte ta degjonte per askend jo me per femijen e saj. Mu shemb bota para syve, teksa shikoja krijesen time ne dhimbje cnjerezore dhe ndjenjen e fajit e te turpit teksa me rrefente dicka te tille. Me rrefeu me detaje cfare, si , dhe kur kishte ndodhur. E verbuar nga dhimbja nga inati, nga ndjenja e deshtimit si nene qe skisha kuptuar kurre asgje,e mora ne telefon ate dhe nxorra gjithe dufin tim duke e quajtur perbindesh, monster etj. Gje qe ai kategorikisht e mohoi, pavaresisht se e tha vajza e tij e madhe dhe tjetra e konfirmoi. Kisha degjuar neper media per raste te tilla , por nuk e besoja kurre se mund te me ndodhte mua dicka e tille. Vajzen e kam cuar te psikologu,ne fakt te treja pasi kan nevoje per te perballuar kaq shum dhimbje qe kan ruajtur brenda shpirtit. Ai normalisht e mohon, qan, dhe here me sulmon duke me then qe e kam fajin un se e mesoj une ti thote keto fjale, e here me thote qe jam i gatshem te bej gjithcka qe vajza te sherohet pasi eshte e semure menderisht.Vajza ime studion mjekesi, eshte nje vajze e edukuar, e sjellshme, dhe shembull per moshataret e saj… ama shpirti sma pranon dicka te tille, i besoj fjaleve te saj por e kam te pamundur te pranoj dicka te tille brenda shpirtit tim. Po cmendem edhe pse po ndiqem edhe une nga nje psikolog, prap e kam ndjenjen e refuzimit te besoj dicka te tille… psikologu me thote qe reagimi im eshte krejt normal, pasi eshte shok emocional tmerresisht i paperballueshem dhe ndjenja e fajit brenda meje po me shkaterron, por a mund ta ruash dot femijen tend nga babai? Po cmendem, dhe ndjej sikur e gjithe jeta dhe shpirti me eshte copetuar ne mijra therrime. Do doja nje fjale ngushellimi, do doja te dija dikush qe ka kaluar dicka te tille si ka mundur te jetoje serish? Si mund ta gjej forcen per te jetuar qe te mund te ndihmoj vajzat . Faleminderit.