fbpx
Uroj qe ish burri im ta lexoje dhe ta di qe e kam kuptu qe ai me tradhetonte me motren e shokut te tije, Agim, ti kurr ske per te qene i lumtur, na tradhetove mua dhe shokun tend…

Uroj qe ish burri im ta lexoje dhe ta di qe e kam kuptu qe ai me tradhetonte me motren e shokut te tije, Agim, ti kurr ske per te qene i lumtur, na tradhetove mua dhe shokun tend…


Uroj qe ish burri im ta lexoje dhe ta di qe e kam kuptu qe ai me tradhetonte me motren e shokut te tije, Agim, ti kurr ske per te qene i lumtur, na tradhetove mua dhe shokun tend…-Pershendetje.Jam nj lexuese e rregulltë e kësaj faqeje.Ju lutem anonim. Desha të ndajë dhe unë historinë e jetës time.Jam një Grua39 vjec,Nëna e një djali 17 vjec.Kam vite që jam ndarë.Jam me profesion të mirë dhe jetojë në Gjermani.Jam stabilizuar dhe jam mirë.Por një peng e kam në zemër dhe dua ta shpreh.Dhe urojë që Ish burri im ta lexojë dhe ta di që unë e kam marë vesh që ai më tradhtonte me motrën e shokut të tijë .Dhe pse kurrë sja thash se nuk isha e sigurtë.Ose më saktë nuk doja ta besoja se isha e verbuar dhe e dashuruar marrëzisht me të.Sa shumë e kam dash atë njeri se qe dashuria ime e parë.Isha 19 vjec kur u njohëm.Shoqja ime S….e kishte djalin e tezes.Ajo ma prezantoi dhe u dashurova me të që ditën e parë që e pashë.U fejuam shpejtë se ai qe emigrant jetonte jashtë shtetit.Dhe deshi të më merte në Greqi sepse ai aty jetonte prej shumë vitesh.Familja ime nuk deshi se kishim 9 vjet diferenc po mua kjo nuk më pengonte e dashurova atë dhe nuk pyeta njeri. Pas 3 vitesh fejse Shkova në Greqi në një ishull të bukurë.Aty ngela shtazanë dhe në moshën 22 vjec linda djalin.Dhurata më e bukurë që më fali Zoti.Problemet filluan që në shtatzani ai filloi të bënte sherë bëhej xhelozë dhe në punë smë linte të shkoja, filloi të më izolonte dhe më qëlloi kur isha shtazanë.I durova të gjitha sebepi djalit thosha do ndryshojë me kalimin e kohës do e fitojë besimin.Dy herë u ndava dhe u bashkova përsëri..Por ai sdonte të jetonte më në Greqi dhe thoshte do ikim do ikim në shqiperi.Qe një vendim i prer dhe i menjëhershëm.Dhe pse aty kishte vite që jetonte dhe ishim stabilizuar nuk ishim keq..Atëher se kuptoja sepse donte të.largoheshim me patjetër..Por tani edi i kuptova të gjitha….Ai ndihej i kërcënuar se mos unë merja vesh lidhjen që ai kishte me E..Njerzit kishin filluar dhe flisnin biles ma thoshin me nënkuptim.Po unë kaq e pa djallëzuar isha sa kurrë se mendoja se ai do ma bënte dicka të tillë.Isha e re e bukurë nënë e mirë dhe bashkëshorte e përkushtuar.I cohesha në mëngjes i bëja të hante mëngjesin.E kur vinte Natën vonë se punonte shofer cohesha i bëja salltë ta hante të freskët e i ngroja gjellën ta gjente të ngrohtë në orën 1 e 2 të natës.Sa keq më vjen për veten time Kur e kujtojë.Se ka merituar gjithë atë dashuri.Po ai ka qën njeri i poshtër 2 her tradhtar se më tradhetoj mua gruan e tij dhe shokun e vetë që shkonte me motrën e tij.Sa i pabese paske qën mor Agim.Ma than tani pas kaq vitesh që jemi ndarë tani e vërtetova .Që ti kishe lidhje me atë vajzë që kur isha unë shtatzanë….Aty kur filluan dhe problemet dhe ti më qëllove për her të parë.Jo se nuk kam dyshuar telefonata e saj në telfonin tim.Mesazhet që ti i fshije dhe thoshe që ajo të mer në telefon se gjoja donte të fejohej me djalin e tezes tënde Me S….Sa shumë të kam dash. Dhe ndajë se kam dashur ta besojë po jo se nuk kam dyshuar dhe e kam larguar nga mendja. Dashuria ime do të të mbys një ditë mos e haro këtë..Kurrë Kurrë nuk pendohem që u ndava prej teje se ti smë ke dashur asnjëherë.Se një mjeri kur e don me zemër kurrë se ha pas shpine e ta tradhëtosh.Ti përsëri je martuar me A….një vajzë nga fshati B….eh sa i ke sharë ti katunarët e…Sa keq më vjen per ty nuk je i lumturë me të më kan thën njerzit e tu.E si mundesh ti të jesh i lumturë me këtë që më ke bër mua.Ti kurrë ske për të.qën i lumturë kur unë të fala gjithë atë dashuri të pastër dhe të sinqert …Më vjen keq se ke dhe 2 fëmijë një vajzë dhe një djalë.Ti kesh me jetë se ata janë motra dhe vëllai i djalit tim dhe skan fajë..Vajzës i ke vën emrin A.. emrin që unë dëshiroja ti vëja gocës në qoftë se do e bënim bashkë.Por Zoti e kishte shkruar ndryshe për ne.Dhe nuk jam e mërziturë biles gëzohem që vajza jote dhe motra e djalit tim ka emrin që unë e pëlqeja shumë.Dhe pse djali është shkëputur ka 4 vite vendim që djali e mori vete.Dhe nuk do të ket asnjë kontakt me babain e tij(Sepse kur erdha këtu në gjermani ai nuk ma dha firmën për djalin dhe u detyrova të hap gjyqë për ta mar djalin këtu( Dhe djali qëndroi 2 vjet largë meje që jemi shumë të.lidhur me njeri tjetrin.Djali dhe unë e vuajtëm shume këtë shkëputje..E sa shumë më lëndoi mua dhe fëmijën e tijë se nuk shkëputet nëna nga fëmija.Sa mëkate ke bër në jetë më hyre mua në hakë dhe fëmijës tënd Zoti A…Zoti ka me të lendu një ditë mos e haro këtë.Kurrë si kam folur keq për të.Se e ka babain e vetë.Dhe pse ma nxiu jetën kur ishim bashkë ma nxiu dhe në ndarje e tregoi fytyrën e vërtetë.Por ja dolëm tani kam një jetë të qetë bashkë me djalin tim. Ju përkushtova fëmijës tim dhe punës..Kurrë skam më besim te meshkujt.Por jeta vazhdon…Njeriu paska qen i fortë,jeta të përplasë me dallgë të forta e të rëzon dhe të përplasë pa mëshirë..Njeriu gjen forcë dhe cohet në këmb dhe pse me zemër të lënduar dhe shpirtë të lendurë jeton dhe ecën para.Jeta ime ka një motiv dhe një kuptim kam djalin tim.Aii më jep forcë dhe më jep frymë e kam si shokë vëlla ai më kupton për gjithcka.Ne u rritëm bashkë me vështirsi.Ai më mësoi dashurin e Nënë-Fëmijë.Dashuria më e pastër dhe e sinqerte.Mundohem ta edukojë të jetë njeri me moralë me vlera dhe kurrë të.mos lëndojë një femër dhe kur të mos tradhëtojë e të jetë i pabes…Kurrë të mos hajë pas shpine as shokun as gruan …..