fbpx

Shkova te djali me bujtë një natë më detyruan të iku nga aty ne 4 të mëngjesit, nusja e tijë nuk me bëri bukë as jastak e jorgan nuk më dha, zingjirin që ja kam dhanë e kputi dhe vetëm qeshte…

Shkova te djali me bujtë një natë, më detyruan të iku nga aty ne 4 të mëngjesit, nusja e tijë nuk me bëri bukë as jastak e jorgan nuk më dha, zingjirin që ja kam dhanë e kputi dhe vetëm qeshte…


Përshëndetje, anonim ju lutem.Sikur shumë nga antarë tjerë të këtij grupi, edhe unë desha ta ndajë historin time të jetës. Jam një nanë e katër fëmijve: tre vajza e një djalë. I kam rritur jetima, me shumë sakrifica, e me shumë sëmundje( 17 operime) edhe tash edhe 19 ditë një operacion të vështirë po e presë me shumë ankthë. Djalin e kan pasur që çdo nanë do ta kishte andërr ta ketë. I sjellshem, i dashur si për mu si pér motra, ky është më i madhi nga fëmijtë. Prej si u martu me një gru nga Kosova, që e respektova si vajzat e mia, ashtu edhe vajza e madhe se kto dy të voglat fortë gjuhen shqipe se flasin, skan pas kurfar muhabeti. Pas tre mujve që jetuan me mu, djali e ka pasë një banes te veten para se të martohen, filloi sherri nga një femer e pa edukume, e pa zemër që kurrë nuk kam hasë ne jete time. Filloj të fusë konflikt në mes meje e djalit, se njëmend djali nuk e linte me dalë askund as me mu as me vajza. Mu dhimbke ngadalshem vete kam qenë e mbyllur e shtypur. Çdo ditë debate pse spe lenë me dalë, gjynah etj.Dikur mu mërzit shpirti, shko në punë hajde në shpi, veq debate, me fshi ska kush ma pastër që mban, po unë gjithkund i ndihmoja e për buk ska ditë as nuk dinë edhe mbas 9 vjetve me bo, ate sa kan banu me mu kom bo bukë edhe kushedi sa e lodht ose e smut ne qenë.Problemet vazhdun edhe mbasi u ndan. I bonen 3 fmijë, kurrë qikat në shpi smi kanë lanë, njanen e kom të martume me dy fmij. Kurrë mu sum kan lanë mi pa fmin tu u rritë veq um kan përzan sa here kan dashtë.Une jam shumë e kthyshme.,per hater të fmijve shkojsha. Vitin e kalum e humba nanen, dhe jeta me ndryshoj. Rash në depresion. Për mi ra ma shkurt, une kom mendu se djali diçka so në rregull për gjithëçka çka ndodhke, po gratë që vrejn sendet, më tregojshin që ajo nuk lenë sen pa folë për mu, pse po bohesh budall po ja bjen prinderitt me vizë ne vizit, pse po ja pagun bileten me si në Kosov, ti me ta nuk jeton, kjo a pe sheh qysh ti ka nda fmin.Unë jam një person vetjak, veq në punë në shpi, sa e kisha nanen gjallë e marsha ka 1 javë me nejtë.Veres qika e vogel ende e pa martume shkoj ne pushim Met te fejumin e vetë, edhe e thirra djalin i thashë po vijë me bujtë se shumë po mërzitna.Atë natë u zbulu realiteti i 9 viteve. Ra muhabeti që edhe qika e vogel kur të martohet une po mbes vetë. Kur kcej reja: tha qikat e kan për detyrë me të majtë. Mu nxi krejt dhoma.Thash për momentin ska nevoj askush mu kujdes për mu veq naj fjalë të mirë, edhe i thash ti moj e paftyrë që të kom trajtu si qikat e mia po mundesh me mi thanë kto fjalë. Thash unë dukatin prej fyti tem e kom hjek e ta kom dhanë( dukatin që ja kom ble kur u martu, me pat rrejt qe i ka hupë, e krejt ja kish dhanë nanes të vet e motres)Tu qu para fmijve e kputi zingjirin qe ja kom dhan e gjujti mas kauqi, u ule nga djalit tem veq keshke, djali Allah Mis e bo me ja tërhjek vrejtjen, foli e foli nuk la send pa um thanë. Sdi pse u pina në tru me nejt me bujt e su qojsha me ardh ne shpi. As nuk ju kthej bukë fmijve se mu so gajle.Rash ne sallon, djali hini në dhomë te gruja. Prit se po ma bjen ni jastak e jorgan se u bo ftoft, ska. Ai falet, nuk e Ia as mu falë. As smi kthejke sms -at qe i thash bjerum diçka të mlohna. E thirra ne tel i thash: tha skemi as jastak as jorgan.U qova, kom problem me zemer, ju luta Zotit mem nimu 4 të mengjesit erdha në shpi. Lotët e mi 1 javë sjan ndalë. E mora pushim mjeksor edhe shkova në Kosove se edhe baba shkoj atje, mu hjek merzia nja 1 muaj. A më besoni teshat e mia i kom lanë te baba e mora e kuferin ja u musha tesha fmijve të djalit, përkunder asaj çka um bonen.Shkoj 1 muj menxi mi pruni fmin e ja u dhash dhuratat. Ma as nuk um thirri as kurgja.Para dy netve ja dërgova ni foto me ni kombi që u shitke thash i lirë e nxen krejt ne kerrë.Kur prit se po shkrun hiq. I thash pse spo shkrun? Tha : ma ke lajmru qiken ne social. O besomni lexues të dashur jom konë vetë, patë mem ra të fikt. E thirra qiken e vogel se ish te parku me fmij të qikes të madhe, i tregova. Tha oj mamë boll se i qorrove sytë tu kajtë. Le të ngjesin fjalë. Valla more vllezer e motra e të rinjë e të reja, ma vështirë nuk paska, se um ka maltretuë, ska lanë sen pa um bo, veq mem akuzu që ja kom lajmru fmin, sen na zi nuk di që ka.Sod mora fakte nga shkolla se thash mos i kanë lajmru ata, kurgja nuk kishte ndodhë.Po veq mos me pasë kontakt. Kta um kontaktoj kur kan me shku në Kosov, me ju ble bileta, me ju dhanë pare.Zoti prej qeti vendi mos um lujtë, vjet shkun 800 euro ja u dhash veq për qefë edhe kur u kthyn po qysh ni maic 3€ nuk ma kishin ble. Për me bo hajgare me mu, e mur reja një kurdele të qikave të vogla: tha qe qeta ta kom ble, veq e mora e gjujta në çant temë.Vështirë… fatin tim nuk ja uroj askujt.Sodë e mora vendimin edhe e hjeka hisen e tijë prej testamentit, edhe e shkrujta një leter, që nëse më përkeqsohet gjendja kur të hyjë ne operacion, mos me lanë personali me hi. Nëse vdes mos me ardh as xhenazen me ma pa, e as ne varrim temin mos mem ardhë. U deshten 9 vite për me marre këtë forcë.Ju uroj çdo të mirë!





';