fbpx
U zgjova prej gjumit

U zgjova prej gjumit me i than Vllaut “Ndalja zerin muzikes”, kur po e shoh te dashurin n’shpi tem!


U zgjova prej gjumit me i than Vllau “Ndalja zerin muzikes”, kur po e shoh te dashurin n’shpi tem! – Pershendetje per te gjith juve. Jam nje vajze 24 vjeqe kam 7 muaj qe jam martuar me nji djal te nje tjeter nacionaliteti ne zvicer. Burrin tim e njoh nga mosha 14 vjeqe ësht shoki me i afert i vllaut tim. Ne moshen 16 vjeqe jami lidh bashk per her te par me burrin tim e mira ka qen se un dhe vllai kemi 1 vit diferenc mes vete dhe shoqeri kemi pas te perbashket dhe kjo ka ndiku qe askush mos dyshoj ne lidhjen time me shokun e vllaut tim dhe nuk i kemi tregu as njiher. Dhe ky esht aj gabimi im qe jam pendu. Kemi kalu bashk 2 vite por ta mbash nje lidhje te fshehur esht problem vendosa i tregova motres dhe dy shoqeve te mija por njera nga ato shoqet ishte e dashuruar ne ate djalin un nuk e dija po ta dija ndoshta sdo ti tregoj gjithqka rreth nesh Ktu filloj gjithqka bem plan dolem me shoqeri aty fillun skandalet e shoqes time qe i bente ndaj te dashurit tim dhe un u ndikova dhe u bana xheloze dhe u largova nga aty me nji shoqe me arsyjetimin se filloj me u tepru pija aty se gjith u ndikun shum nga alkooli ate nate shkova te shoqja te nesermen me thirri ne telefon shoqja tjeter dhe mtha du me fol me ty diqka dhe duhet me u taku. Pranova dola por ate dit fare nuk kam kontaktu me te dashurin tim per arsyjet qe ndodhen ato nate kur u takova me shoqen mendova qe dot me kerkoj falje nga ajo qe kishte ndodh naten e kaluar… Por ajo nuk ndodhi kurr filloj edhe m‘tregoj qfar po ndjente per te dashurin tim dhe me tha qe pasi kisha ik un ajo dhe ai kishin perjetu diqka mes vete. Me than drejten shum u merzita aty se nuk e prisja nga nji njeri qe e njihja mir Asaj i thash nese do isha un ne poziten tende kurr sdo ta beja ty nje gjë te till U‘largova nga aty e telefonova te dashurin tim dhe i thash qe do ndahem nga ti dhe ti i din mir arsyjet. Ai nuk pranonte kursesi me u nda dhe me thoshte se nuk jan gjerat bash qashtu si mi ka than ajo por un nga inati dhe xhelozija se degjova vinte tek shpija ime rrinte me vllan nuk i flisja. Un shkoja ne pun heret ne mengjes ai priste posht vetem me fol dhe me u sqaru. Por kot nji dit erdhi dhe tha kam ardh me u pershendet neseri iki ne gjermani nga që baba i atij esht gjerman dhe kishte nje biznes aty Un si thash gje vetem i thash doren qe mos dyshonin familja ime Mendova qe kthehet shpejt por jo nuk u kthy dhe aty thash Mir qe nuk i kam tregu vllaut tim per kte lidhje u dorzova dhe vazhdova jeten Pas 3 viteve e takova per her te par qe nga dita qe iku isha ne gjum dit vikendi dhe vllau im kishe leshu zeri e muzikes shum U zgjova me i than ndale Po kur dola pash ate qe ishte kthy‘ Me ju than drejten u shtanga aty kishe ndryshu shum. Zemra filloj sikur me ngushtonte edhe duart filluan me u dridh u emocionova shum. U afrova dhe i fola dhe me pa se me dridhen duart dhe me shtregoj doren ika ne dhom tim edhe nuk kam dal 1 or Kur dola vllai ishte duke marr diqka ne kuzhin dhe ai ishte vet ne ate moment dhe m‘pyti se a jam mir nga aty nuk folem me pas 1 jav erdhi prap dhe me than m‘fal harrova me e gjujt kte kutin e cigares a mundesh me hek e mora dhe kur ma dha kutin m‘shikoj ne sy dhe i levizi buzt por se kuptova qfar m‘tha po e dija qe aty kishte diqka e hapa kutin ne kuzhin dhe ishte nje leter ku m‘thot. T‘lutem me shkruj se nuk po mundem me i than askujt me ma dhan numrin tend dua te flas me ty. Dhe i shkrujta m‘tha u po dal eja pas 5-10 min te pres posht se du me fol me ty Un s‘pranova por insistoj shum dhe dola Kur me pa doli nga makina dhe mka perqafu fort aty mu duk sikur u lirova nga gjdo gje dhe kem shku per kafe nga aty dhe m‘tha se tashme te dy jemi rrit dhe mendojm me ndryshe dhe se ndarja jon ka qen diqka shum feminore dhe keq menagjuar. Dhe ishte e vertet gjera kishin ndryshuar se bashku me ne te dy dhe i thash se ne te dy smund te perjetojm asgje me bashk. M‘tha Pse? Thash ne te dy kemi pengesa Mentaliteti dhe religioni fetar. M‘tha nese ky esht gjithqka qe e ndalon lidhjen ton Un jam i gatshem ta ndryshoj religionin tim dhe ti e din shum mir se qfar mendimi kam un per fejen muslimane dhe se gjithmon e kam dashur por sa i perket mentalitetit nuk esht ne doren time un nuk jam shqiptar dhe sjam rrit nga prind shqiptar aty biseduam per disa or dhe un u ktheva ne shpin time pa i dhën as nji po as nje jo kalun 3 muaj dhe gjdo gje erdhi ne vendin e vet filluam prap bashk 1 vit prap fshehur t‘gjithve ne veqanti fshehur vllaut tim erdhi koha e pushimeve dhe un do vija ne Kosovë dhe i thash se un do shkoj per 1 jav ne Kosovë mir m‘tha shkova n‘Kosovë dy dit para se te kthehem ne zvicer ai kishte ardh ne Kosovë te fliste me te gjith dhe te fejoheshim ne Kosovë kishte marr dhe prinderit e tij kishte kontaktu me dajen nga që e njiht dajen tim me i marr dhe mos me tregu sidomos mua qe ka ardh ai i kishte tregu gjithqka dajes tim nga fillimi nga që un si kam prinderit ai kishte kerku nga daja im ta miratonte lidhjen ton nga që na ishte afer gjithmon me thirri daja ne telefon tha eja tek un Shkova dhe aty ishin gjith ai i dashuri im apo burri tashme u zgju ne kemb dhe mka perqafu. Me veten thash oj qik ktu mbarove ti dhe m‘tregun se din gjithqka dhe daja mu drejtu duke me than nese ti e do dhe ky djal esht ai qe ti don kesh familje me të un dot perkrah dhe do ju fejoj Ju pergjigja vetem me nje PO KY ESHT DHE E DUA Të gjith na uruan dhe u gezuan Por vetem njeri sa u gëzua aq u idhrua ishte vllai im dhe na u dejtua me fjalet ‘Jam i gëzuar shum qe motra ime dhe shoku im me i mir jan bashk dhe don te ken nje familje bashk dhe ju uroj nga zemra jam i lumtur dhe rehat nga qe as nji her sdot mendoj se motra ime dot keqtrsjtohet apo te shfrytzohet nga nji mashkull si ti‘ Por jam i deshpruar qe me keni punu mbas shpine gjitha kto kan ndodh dhe mu mi keni mbyll syt Kte nuk ja u fal kurr Dhe aty kam fillu me qajt dhe u ktheva ne zvicer pas 2 dite dhe e kuptova qe isha shtatzen tani pres nje vajze U martova ligjerisht dhe fetarisht Burri im esht tashmë dhe ne religionin Musliman‘ Por kam vetem nje breng tani. Si ta fal veten tek vllai im sepse nuk ndihem rehat kur e mendoj se i kam lën nje pik te zez n‘Zemer vllaut tim. Ndersa per te tjerat jam shum e lumtur mbase nuk kam pas nji nene te me kshilloj ndoshta ta kisha sdot gaboja me vllaun tim por prap i falenderohem ZOTIT per te gjitha familjes tim motrave vllezerve dajes burrit dhe familjes burrit qe mkan bë gjithmon me u ndi krenare per ate qe jam dhe qe mkan perkrah ne gjithqka. Falemderit dhe juve qe e lexuat historine time.