fbpx
te drejtohem ty

U ndjeva keq qe i dashuri zbuloj sekretin e familjes time nga te tjeret, edhe pse ka qene i martuar ai me…!


U ndjeva keq qe i dashuri zbuloj sekretin e familjes time nga te tjeret, edhe pse ka qene i martuar ai me…! – Përshëndetje të gjithëve. Nëse ka mundësi ta postoni këtë histori. Jam një vajzë 25 vjeç. Jam e shkolluar dhe e diplomuar. Tash vazhdoj studimet postdiplomike master. Para 3 viteve në kohën e studimeve njoha një përson i cili ma ndryshoi jetën time. Ky person kishte një te kaluar kishte qenë i martuar dhe kishte dy fëmijë. Ishte shumë i sinqert ditën e parë kur u takuam. Mua kjo gjë më pengoj dhe i thashë nuk mund të takohemi më. Por ishte një ndjenjë brenda meje qe me thoshte mos u largo. Ai prap vazhdoi që të me shkruaj e të me takonte. Kishte ndjenja për të , ishte tipi im ne cdo gjë kishim përshtatshmëri. Pas pak muaj më njoftoj me familje sepse kishte qellime serioze dhe kërkonte që unë të flas me familjen time. Kisha nevojë për kohë qe ta njihja më mirë , dhe shkova në qytetin ku ai jetonte dhe fillova të pyes për të. Te gjithë kishin fjalë te mira për të dhe familjen e tij. Ky person i shkolluar dhe me punë të mirë. Ish gruan e tij e kishin njohur shumica dhe me thonin se ajo ka humbur nje djalë shumë të mirë e besnik. Mora info cdo gjë po ashtu edhe ky me tregoi edhe sekret e familjes së tij ishte mjaft i sinqert. Por une kisha disa sekrete te familjes time qe nuk munda kurrë ti tregoj sepse frikësohesha se do ta humb. Erdh momenti qe ky kishte pyetur për mua dhe i kishte kuptuar ato. Sekreti ishte që nëna ime nuk ishte shqiptare por ishte m***upe. I kërkova falje që nuk i kam treguar. Ne filluam përsëri të takoheshim dhe i thosha më jep një përgjigje ta zyrtarizoj edhe une në familje. 3 muaj kështu shkuan dhe më thoshte më duhet kohë. Une ja pranova të kaluarën plus fëmijët sepse ky i kishte në kujdes dhe u lëndova. Mua më erdh një shans dhe vendosa te dal me atë përson dhe ta fshij nga jeta ime. Ky e kishte kuptuar qe po flas me dikë më kishte hyrë ne instgram dhe cdo fjalë me të e ka pa. Tash nuk hek dorë nga unë. Nuk mundem thotë pa ty nuk me intereson as nëna as askush dua që të martohemi.Se kam prit që reagon ashtu dhe nuk vendos per 3 muaj. Kam qajt cdo ditë për të nuk kam pasë qellime te këqija. Por edhe ky me ka dërgu në shtëpi e gjithë familja e tij e dijnĕ per ne. Edhe vet jam e dashuruar me të por nuk e di jam lodh duke luftuar për të. 3 vite nuk janë pak sepse e dua edhe une shumë por tash jam e pa vendosur. Nuk di si t’ia bëj. Nuk po mundem as të mendoj për dikë. Kam oferta por kot ky me flen në zemër. Nga ana tjetër po i frikësohem te ardhmès me të. Është xheloz më ka percjell shumë plus po vazhdon ende me përcjellje. Nuk me ka tradhtuar kurre ka qene besnik me mua dhe me ka dashur cdo rrjet social me ka thene mbaje sepse nuk dua te mendosh keq une vec ty te dua. Motra ime dhe vëllau e dijne per të. Më kanë thënë ti nuk ke qenë e martuar si do me i rrit fëmijët e huaj mendo se nuk është lehtë. Pastaj prindërit e di qe nuk do të më përkrahin. A ja vlen ta humbas familjen time për të. Kam nevoje për këshilla pa ofendime ju lutem. Jam shumĕ keq. Nuk e di a do ta dua më dikĕ kështu. A ja vlen te ndahem nga ai? Jam ne hall shumë. Allahu ju ruajt të gjithëve!