fbpx
Te shtunen martohem

Te shtunen martohem, Vjehrra ishalla qmendet se as qe e mendoj me ndal darsmen per shkak te…


Te shtunen martohem, Vjehrra ishalla qmendet se as qe e mendoj me ndal darsmen per shkak te… – Te nderuar staf i Histori te Jetes, duke pasur respekt per portalin tuaj dhe lexuesit e juaj te nderuar po du me nda me ju historine e jetes time dhe te kaluaren time me burrin tim te ardhshem nga dita kur u njoha me te e deri tani pak dite para martese. Para 5 viteve nusja e axhes tim me propozoj te njoftohesha me nje djal nga familja e saj, aj djali me familje jeton ne Austri dhe ata kishin ardh per pushime nu Kosove. Djali atehere ishte ne moshen 20 vjeq e une 18, une pranova te njoftohem me ate djal dhe fillimisht u njoftuam permes facebokk dhe pas nje kohe edhe u takuam ne nje kafiteri te qytetit. U njoftuam dhe derisa ai ishte ne Kosove u takuam disa here dhe keshtu u dashuruam me njeri tjetrin. Ai pasi i perfunduan pushimet shkoj ne Austri por ne vazhduam te jemi ne kontakt gjate gjithe kohes permes facebook dhe permes sms. Keshtu kaluan disa muaj dhe me ne fund i dashuri im vendosi ti tregonte familjes se tij, dhe familja e tij njiheshin me familjen time sepse gruja e axhes tim i kishte te afert i kishte familjar dhe une e i dashuri im menduam se kjo do te na e lehtesonte punen por ndodhi e kunderta. Nena e te dashurit tim ishte kunder marteses tone, ishta aq shume kunder saqe perfundoj ne spital gati u qmend. Une asnjeher nuk arrita ta kuptoj pse ajo grua ishte aq shume kundet marteses ton kur une dhe djali i saj e donim shume njeri tjetrin. Pas nje viti ata erdhen prap per pushime ne Kosove, posa etdhen na u takuam por gjithqka kishte ndryshuar, i dashuri im me tha se me don shume por nuk mund te martohet me mua sepse familja nuk e lejente e keshtu ne e nderprem lidhjen tone por historia ende vazhdon. Nena e djalit si per inat ngutet dhe i gjen nuse djalit te saj, e fejon gjate kohes sa ishin ne pushim dhe per inat timin dhe familjes time ne diten e fejeses fton shume musafir dhe organizon fejesen me muzike e me valle si te ishte darsem. Por qka te beja ky ishte fati im, une merzita shume por nuk kisha qka te beja. Ata pasi i perfunduan pushimet u kthyem perseri ne Austri dhe pas pak diteve aj djali me shkruajti nje sms ku me tha se mr don shume, une gati u qmenda se si ka ftyre te me shkruaj dhe te mi thot ato fjale kur ai para pak diteve i kishte dhene fund lidhjes ton edhe une i ktheva sms dhe i thash qdo fjale te keqe qe me binte ndermen e shova e ofendova i shava familjen, nanen por ai ishte shume i permbajtur dhe vetem mundohej te me qetesonte. Por aj vazhdoj te mos e nderprej lidhjen me mua duke me shkruar sms dhe permes facebook. Keshtu vazhdoj deri vitin tjeter kur erdhi prap per pushime ne Kosove dhe pasi erdhi ne u takuam perseri ne te njejten kafiteri ku ishim taku heren e pare. Pasi u takuam une e kuptova se aj me te vertet me donte mua dhe jo te fejuaren e tij. Me premtoj se se shpejti do ti japi fund fejeses me vajzen me te cilen e kishte feju nena e tij dhe do martohej me mua, keshtu ne u takuam edhe disa here te tjera dhe ati i erdhi koha te kthehej per Austri. Pasi u shkuan ai kishte biseduar me familjen e tij dhe jua kishte bere te qart se nuk do te martohet kurr me vajzen me te cilen e kishin feju por u kishte thene se me donte mua dhe vetem me mua donte te martohej. Nena e tij prap kishte vepruar njesoj duke e kundershtuar por i dashuri im ishte shume i vendosur dhe i kishte dhene fund fejese me ate vajzen. Ne kedhtu vazhduam lifhjen tone permes facebook dhe sms dhe takoheshim sa here qe vinte per pushime ne Kosove dhe me ne fund familja e tij ka ndryshuar qendrim dhe ka pranuar lidhjen tone dhe ne kemi vendosur te martohemi, kemi bere pergatitjet e duhura dhe kete te shtune do te martohemi. Jam shume e lumtur dhe e dua shume burrin tim. Por ajo qka du prej jush lexues te ndetuar eshte te me kshilloni se si te sillem tani e tutje me vjehrren time te ardhshme sepse per nje kohe do te me duhet te jetoj ne bashkesi me te e siq mund ta kuptoni nga tregimi im une at grua te keqe e cila me ka shkaktu shume vuajtje nuk mund ta dua!? Ju falenderoj per kshillat dhe sygjerimet tuaja!