fbpx
60 vjet

Tash qe i bana 60 vjet m’tha “M’fal”, cka me ja fal ma, i thash “Jo”, e ju femnat e reja ndanu sa jeni t’reja se…


Tash qe i bana 60 vjet m’tha “M’fal”, cka me ja fal ma, i thash “Jo”, e ju femnat e reja ndanu sa jeni t’reja se… – Pershendetje, jam lexuese e faqes histori te jetes, edhe une kam historine e jetes time, si qdo femer shqiptare me vuajtje e mundime pa u knaq kurre. Ne moshen 18 vjeqare isha nxenese e shkolles se mesme, mesoja mire isha e diciplinuar dhe shume e sjellshme, por edhe mua si qdo vajze tjeter me bente zemra dhe kisha endrra per te ardhmen, per jeten shkollimin tim sa me te mire, por isha vajze e re dhe u dashurova ne profesorin e edukates fizike. Ai ishte ne moshen 25 veqar i pashem dhe shume sharmant, i sjellshem dhe me nje kulture te mire. Me kalimin e kohes edhe ai me shprehi dashurine e tij ndaj meje. Filluam te takohemi fshehtas derisa une e perfundova shkollen e mesme, pasi perfundova shkollen e mesme ai kerkoi te fejohemi duke me premtuar se une do te mundem me vazhdu studimet do te shkollohem do te punesohem dhe pastaj do te martohemi. I besoja qdo gje qe me thoshte i besoja sepse e doja shume. Pranova te fejohem, u fejuan dhe lidhja jone u be legale dhe tani nuk kishim nevoj te takohemi fshehtas. Pasi une fillova studimet ai filloi te gjelozonte dhe nje dite ai me babain e ti erdhen te ne ne shtepi dhe kerkuan nga prindetit e mi dhe nga gjyshi im i cili ne ate kohe ishte 60 vjeq te caktojme diten e dasmes dhe te martohemi dhe premtuan se une do te mundem me vazhdu studimet pasiqe ne jetonim ne Prishtine dhe fakulltetin e edukimit ku une isha studente e kishim afer. Gjyshi im si nje njeri shume i mire dhe shume i beses ju besoi atyre dhe caktuan diten e dasmes. U martuam dhe pas pak muajsh gjerat filluan te ndryshojne, burri im filloi te ndryshoj duke munguar nga shtepia duke mos u kujdesur dhe duke me lene pas dore. Kerkoi nga une ti nderpres studimet per tu kujdesur per prinderit e ti te cilet me mua silleshin shume keq. Une deshta apo nuk deshta isha e detyruar te ndegjoja urdhrat e burrit sepse per ndryshe keciste dajaku. Vjehrra ime per te cilen kujdesesha ajo per mua ishte jo e mire, burrit tim shpeshhere i thoshte se gruaja don dajak se perndryshe behet shume e keqe. Burri im dikur shume i dashur tani ndryshoj i harroj te gjitha premtimet qe mi kishte dhene dhe u be tjeter njeri. Me kalimin e kohes ne ishim bere me femije djem e vajza te cilet e rrita e i edukukova me shume dadhuri. Me date 25.08.2021 une i mbusha 60 vite dhe per datelindjen time burri me solli nje dhurate, nje ore dore. U befasova shume sepse dhurata e fundit e tije kishte qene kur ne ishim te fejuar para 41 viti, kur une isha 19 vjeq. E kishte mbeshtjelle mire dhe ne te kishte shkruar nje leter me vetem nje fjale “ME FAL” . E mora kete leter dhe shkova ne dhomen time sepse doja te isha vetem te qaja dhe te mallkoja burrin tim i cili me kishte shkaterruar jeten me qendrimin dhe sjellet e gabuara ndaj meje. Mendoja dhe nuk dija pse ta fal, ta fal per premtime te cilat nuk i kishte mbajtur kurre, ta fal per maltretimet te cilat mi kishte bere gjate gjthe jetes ta fal per goditjet apo ta fal per shume tradheti qe mi kishte bere dhe tani kur jeta po kalon ai donte te kerkonte falje. Duke mos dashur qe femijet e mi, nipat dhe mbesat te mos e kuptojne te verteten sepse nuk do ta donin me pastaj baben dhe gjyshin e tij une e pranova dhuraten ati i thash jo nuk ta fali dhe heshta para tjerve. Por une kurre nuk do ta fal sepse nuk di per qka ta fali per cilen te keqe qe ma ka ba sepse me ka ba shume te keqija. Nuk do ta fali kurre por do te heshti dhe ju keshillon te gjitha juve femrave te reja mos i falni ndanu prej burrave e tille sa jeni te reja sepse jeta ik shpejt dhe kur te vini ne moshen time eshte von pet gjihqka dhe mandej duhet te heshtni, te heshtni per hire te femijeve dhe nipave e mbesave!