Spo me lejon me dal edhe nese familja ka nevoj me i ble dicka, po bie ne pozit te keqe se... | Histori Të Jetës

Spo me lejon

Spo me lejon me dal edhe nese familja ka nevoj me i ble dicka, po bie ne pozit te keqe se…

Spo me lejon me dal edhe nese familja ka nevoj me i ble dicka, po bie ne pozit te keqe se… – Ju lutem anonim. Ju shkruaj nga fb shoqes time nga qe un skam, dua dhe vendosa qe edhe un te ndaj me ju historin time… Jom nje vajz 20 vjecare, jetoj ne megim me familje, jom ne lidhje me nje djal afer 1 vit e gjysme esht edhe ai i te njejtes gjenerat me mua dhe po ashtu ne mergim, un jom nga gjilani kurse aj esht nga shqipriia, u njoftuam u bashkuam dhe gjithqka ne fillim shkonte mir. Ajo qe dua te kshillohem nga ju fansa ne mosh me te madhe se un, kerkoj pergjigjie te sinqerta dhe pa ofendime, pra kshtu i dashuri im esht shum xheloz, ne ditet e para ai nuk ishte keshtu, tani muajt e fundit ka filluar te xhelozoj ne maksimum por nuk di qfar te bej nuk mund te duroj dot ket gje, jom vetem 20 vjece dhe nuk me lejon te dal me prindrit, me vllezer me motren time, nuk me lejon te kem shoqe e te dal me shoqe e aq me pak me shok e te aferm qe nuk vje ne shprehje, nuk me lejon te kam rrjete sociale. Jetojm ne te njejtin vend ne gjermani dhe jemi afer, flasim gjdo dit, me ka njoftuar me familjen e tij te ngusht, por familja ime akoma nuk din asgje, nuk me lejon qe te ju tregoj me thot qe esht heret hala, sepse nuk esht i sigurt, nuk e di arsyen nuk ma thot asiher, me thot te dua te besoj jemi bashk tani per tani por me von nuk e di a do jem me ty, un e dua ate shum , e respektoj , i flas qet e but, nuk i bej presion, nuk e ofendoj, i ndimoj qka te ka nevoj sepse jeton vetem, dhe punon, ja pastroj shtepin, i bej ushqimet gati dhe kam ber dhe bej gjithqka per te vetem e vetem qe te jem bashk me te deri ne frymen e fundit te jetes sime, e dashuroj marrezisht, por problemi esht qe pavarsisht asaj qe un nuk flas as me shoqe as me shok as hiq, nuk shkoj neper te aferm nuk shkoj npushime, nuk dal me familjen time, nuk dal me vllezer e me motra, nuk dal asiher te shetis apo diqka e till vetem kur te shkoj ne fakultet e te kthehem, nuk dal ne kafe e as naten, e as nuk flas me askend ntel pos me familjen time, aj her sillet mir me mu her keq, nga nje her me respekton nga nje her jo, nga nje her me ofendon nuk len fjal ofenduse pa me then , pa i ber as i gje dhe me shan, dhe me ben shum presion nga qe dhe ka filluar te me thot nderprej studimet kurse as aj nuk ka rrjete sociale, por ka te familjes te afermit shoqerin e tij qe flasin ne telefon, por as aj nuk del kurr as ne kafe as ne qytet , ne pun ne shtepi, dhe kur te del me mua, dhe shpesh her kam presion nga ky dhe nga familja ime, sepse familja ime kerkojn diqka nga un dhe nuk mund tjua plotsoj sepse (familja me thon na blej ket ket kur te kthehesh nga fakulteti kurse i dashuri nuk me lejon thot jo mos shko) po bie ne pozit shum te keqe spo mund te ndegjoj familjen time asniher per kta. esht teper xheloz duhet me pyt gjdo send,sdo qe te vishem mir, sdo qe te lyhem qe te rregullohem sepse me shohin te tjert dhe me ngacmojn,saher qe te dal diku duhet qe ti bej foto dhe vidjo, mir te gjitha i kam ber per te por me qe aj nuk don qe te ben publike lidhjen ton dhe nga qe nuk me jet asnje shpres e as nje premtim qe do jem bashk me von nuk di qfar te bej, jom ne hall, familja ime pysin se me kend po foli dhe me kend po dal, por nuk kam guxim t’ua them, nuk di qfar te bej jom ne hall, kam frik mos esht vetem duke me mashtruar ose vetem duke luajtur me mua, ju lus qe te me kshilloni qka te bej si tja bej me ket , te duroj apo qfar..? ju lutem postone sonte.