S’ka dite qe nuk e mendoj nuk ka cast qe nuk me mbushen syte me lot per te,Po ma han shpirtin e po me…

S’ka dite qe nuk e mendoj nuk ka cast qe nuk me mbushen syte me lot per te,Po ma han shpirtin e po me…-Pershendetje! Une qe po ju shkruaj jam nje vajze shqiptare e lindur dhe e formuar ne kete realitet te kryeqytetit te mbushur me veshtiresi qofshin keto ekonomike , sociale , por edhe te tjera te cilat jo pak reflektohen ne jeten tone.Doja te ndaja me ju dhe te merrja nje mendim sepse nuk di me si te veproj. Problemi eshte I tille , jam 27 vjeçe dhe para pak kohesh fillova nje lidhje , e dyta ne jeten time , pasi e para nuk funksionoi mirepo une ate arrita ta superoj dhe te rivazhdoj jeten time pavaresisht nje zhgenjimi. Kjo e dyta nisi mire dhe bukur sic nisin zakonisht lidhjet , personi ne fjale ishte shume I mire me mua , teper I sjellshem , nje mrekulli , kalonim mire dhe merreshim vesh vetem me nje shikim , lidhja jone vazhdoi rrugen e saj, asnjeri nuk I percaktoi tjetrit kushte apo ndonje gje qe te mund te ndihej keq pala tjetet. Gjithcka shkonte per mire kur pasi dhe kiahim konsumuar marredhenien duke iu dhene njeri tjetrit , ky njeri qe me beri ta dua qe ne sekonden e pare qe e njoha , filloi te me fliste per te kaluaren e tij e cila rezultoi te ishte shume e dhimbshme dhe me sa kuptova nuk kishte arritur ta kalonte ende. Kishte qene I lidhur per kater vite me nje vajze dhe ishte ndare dhe pasi me tregoi kete une u shpreha natyrisht e gatshme per ti ndenjur prane dhe per ta ndihmuar qe ta kalonte , mirepo ai dita dites e ndjeva se po me shmangej , me shkruante me pak, nuk me therriste me ne tel , nuk kerkonte qe te dilnim derisa me tha se donte te rrinte pak kohe vetem e te mos fliste me askend! Edhe ne kete rast I thashe do te le kohe sa te duash dhe u shkeputem per nje kohe te shkurte megjithese here here I dergoja ne fb ndonje kenge ose ndonje gje sa per te mos e harruar sepse ne fakt kjo periudhe u be per mua nje tmerr I vertete aq sa fillova te mendoj se po me ftohej me stil e po me braktiste , dhe I shkrova I thashe mendimin tim por ai e mohoi kete gje , me frazen dua te rri vetem nuk kam gje me ty je shume e mire. Ne kete faze ftohja filloi me te foluren gati gati formale cka me beri te dyshoj ne ate qe prisja nga ai , derisa nje dite dhe ma konfirmoi ne nje gjysem bisede se do me takonte por dhe se ne fakt nuk ndjente aq sa ndjeja une.Takimi natyrisht nuk u realizua ai nuk u be I gjalle , kaluan dite dhe qe nga distancimi I pare u be nje muaj , mua me ngjan nje kohe shume e gjate sepse nuk ka dite qe nuk e mendoj nuk ka cast qe nuk me mbushen syte me lot per te , me eshte kthyer ne nje gje qe po ma han shpirtin e po me mbyt dita dites Ne kete pike I thashe me thuaj te pakten qe po I jep fund asaj qe I ishte mes nesh e ta mbyllim , prape asnje pergjigjie , prape heshtje. Nuk di cte bej me? Nuk vazhdoj dot pa te. Do doja te me bente qe ta urreja ndoshta do e kisha me te lehte , per shume kohe mendova se po kalonte nje depresion ndaj nuk e shqetesova por ndjenjat qe ka zgjuar ne mua me bejne te mos arsyetoj te flas palidhje , te mos jem vetvetja. Si mendoni ju? Duhet te pres mos reagon? Kam ndonje shprese? Apo thjesht ka qene nje mashtrim perfekt? Une nuk I bera gje te keqe shume mire mund te ma thoshte dua ti japim fund , jo keshtu , cdo gje persoameri dhe lumturi pastaj zhdukje totale! Mendova ti shkruaja nje shoqes se tij ta pyesja , nuk kisha guxim se ajo nuk me njeh… me thoni diçka….