fbpx
Shume here

Shume here Burri e kapte per floke Nenen e tij, me thoshte “Ajo te shan ty dhe nuk e duroj te…”!


Shume here Burri e kapte per floke Nenen e tij, me thoshte “Ajo te shan ty dhe nuk e duroj te…”! – Pershendetje dua te tregoj historine e jetes time nuk po e mbaj dot me e vetme kte peshe. Jam nje grua 33 vjeqare ne moshen 15 vjeqare me martuan prinderit me nje djale me ekonomi te mire pasi tek babi ishim te varfer. Nga ajo martese linda nje vajze ende pa mbushur 17 vjeq por fatkeqesisht pas 5 viteve martese ai vdiq. Ndejta pak kohe tek babi pasi dola nga ajo shtepi se isha shume e re. Por ekonomia ma veshtiresoje rritjen e vajzes dhe dola per te kerkuar pune neper dyqane si shitese apo puntore picerie ose burekesh pra doja pune te ndershme. Duke kerkuar pune neper dyqane takova nje djale i cili e degjoj kerkesen per pune aty kishte qene dyqani tije por qe e kishte leshuar me qera dhe ate dite ai kishte vajtur per te mare qerane. Dhe me thot me jep numrin pasi une do interesohem per pune se kam shume te njohur. Ja dhashe numrin mbas 3 ditve me telefonon per pune per ti sherbyer nénés se tije te semure dhe une pranova pasi doja pune shkova tek shtepia tije ditet e para isha super e kenaqur u sillte zoteri kishte qene i martuar dhe kishe kohe qe ishte divorcuar nga ajo martese kishte nje djale. Nje dite me ftoi per kafe me tha dua te falenderoj se jam i kenaqur me punen pastertine dhe sjelljen qe keni ok pranova te jem e sinqert me terhoqi sjellja e tije pasi isha 23 vjeqare dhe nuk kishte shenja te keqija drejte meje. Ndersa diten qe dolem per kafe pikerisht aty nisi nje jete e re folem per jetet tona dhe ai me shprehu ti me pelqen shume dhe une dua qe ti te jeshe personj i jetes time qe kam kohe qe po e kerkoj dhe spo e gjej. Ne ato momente ngela pa fjale ashtu vazhduam kafen i ndrrova bisede por nga ai moment me dukej gjate nata per te shkuar ne pune dhe per ta takuar doja te isha me te 24 ore pash se ishte nje zgjellje e mire per mua dhe vajzen time pasi kishte sjelljet e mira dhe ne shtepi ekonomi normale. I ktheva pergjigje per po pas pak ditesh dhe ai me njoftoje familjen se une e dua vajzen tuaj. Ok u martuam ashtu shkova tek shpija tije bem nje darke ne lokal dy familjet ne ato dite me tha mos mendo se po te marr per sherbimin e nenes pasi nena do kete nje tjeter puntore jo ty une i thashe ate se kam quar ne mendje dhe une jam ok per ate do i sherbej une pa merak vetem doja nje strehim dhe te isha e lumtur por pikerisht per mua kjo ishte nje jete e keqe qe po me priste. Shkurt ai eshte shume i pashpirt ishte shume i fshehte ne fillim per te me fituar mua me pranoj me vajze e vetmja gje qe ka te mire eshte se vajzen ma rriti duke e dashur dhe pa ja prishur qefin as nje here pra kam 9 vjet me kte dhe te gjitha bashke kan qen lumturi vetem 3 muajt e pare pastaj u largua ne shtetet e jashtme ku ai kishte nje shoqeri te keqe ndejti disa muaj u kthye ashtu shkonte vinte ne muajt e pare ngela shtatzane dhe linda nje vajz maltretimet filloj qe nga shtatzania ai e donte shume kte shtatzani por eshte njeri i pa stabilizuar eshte i dashur por qe ti nxjerre per hundesh te gjitha. Kur iku mbasi linda vajzen ai ra ne burg ne zvicer dhe aty beri nje vit e gjysem dhe une po rrisja femijet e vetme pasi edhe e ema i nderroj jete dhe nuk e ceka gjate muajve te pare une pashe dukshem se ai ishte teper arrogant me nenen e tije e shante shume here e kam pare duke e kape per flokesh dhe e ka maltretuar mu justifikonte se ajo te shan ty dhe nuk e duroj pasi keshtu me ka fute ne grundje edhe me te paren e kam maltretuar shume per faj te saje mos u ndi keq me thonte se ajo e din se cfar ka bere pasi i jati kishte vdekur vite me pare. Nejse u kthye nga burgu dhe kur ra per te fietuar pak pasi ishte i lodhur une hapa qanten per ti marre rrobat per larje se vinte ere kur pashe se per cfare ishte ndaluar per vjellje maltretime dhe lende te ndryshme. I perktheva me tel kur i thashe po kto pune ben ti andej ai me maltretoj po ate dite mbas 1 viti e gjysem burg dhe 7 muaj me para qe kishte ikur. Ate dite vendosa te iku tek babi por me kerkoj falje me ra ne gjunje e kam nga stresi qe kam kaluar ok u mundova te arsyetoj. Kaluan pak muaj ngela shtatzane kte here me djale. U gezuam shume edhe perse e kisha kuptuar se ai nuk ishte ai i fillimit por mendoja se martese e dyte mendoja varferine e familjes dhe nderin qe ne e kemi mbi çdo gje. Ne ato kohe vendosem te largoheshim nga shqiperia nuk donte por une kemngula shume pasi ai me shume me linte vetem me justifikimin qe per ekonomi. Per te mbajtuar familjen e bashkuar une u dorzova ne azil me dy vajzat dhe shtatzane. Ai jo pasi kishte probleme me europen por qe rrishim bashke pasi ai mori nje banese por kur une isha ne hotel te azilit ai dilte naten une ja kam lexuar te gjitha ne mesenxher ai nuk e dinte pra lunte lojra pinte gjithcka dhe lende tjera villte keto nejse erdhi koha linda djalin ketu ku jam ne ate kohe ky kishte vale pune pra vale vjellje dhe me maltretoj 4 here per nje muaj sa linda djalin ne vend qe te isha e lumtur vetem qaja ne ate dhome azili dhe me iku gjiri nga merzija e ndaluan nje nate dhe e kthyen per shqiperi andej ngeli nga korova pasi u mbyllen kufijte pra i takoj gadi 8 muaj. Gjate asaj kohe ishin muajt me te veshtire te jetes time isha e vetme me tre femije pa ditur gnuhe as rruga per supermarkete ai po tallej ne shqiperi me para me makin te mire pasi e bleu kur shkoj dhe atje dolen fjale se ai po dilte me femra dhe kur ja thoja me bente bllok me dit vetem qaja me shante me familje me te gjalle dhe te vdekur por barra ime me e rende ishte kur me shante dhe mendoja vajzen e madhe qe nuk ishte femija tije. Me digjte shpirti por ashtu me hiqte bllokun me kerkonte falje mu betonte ne zot ne shpirtra te prinderve se me kan genjyer sapo te hapen rruget vij e kam menjen veq te ju te bej bllok se me nervozon kur me ben pytje te tilla me thonte nejse kur erdhi ketu para dy muajsh vendosem qe ti linim pas te gjitha grindjet dhe disa nga veset qe kishte ok me tha mu betua kaluam dy jave mire por tani eshte supriza me e madhe pasi kam ngele shtatzane i thashe te largoja fmijen pasi jam ende ne procedura dhe eshte keq per mua tani. Ai me maltretoj me mori gjitha parate me kishte marre gjitha gjerat e arit qe une i kam pase edhe nga burri pare dhe qe me ka sjell ky me shau me ofendoj ne menyren me te keqe te mujshme dhe me tha nuk je kurr ma gruja ime me ka bllokuar nga do ne fakt bllokimin e ka ber rruge pasi mundet te jete e 100 here e me shume pas çdo debati ai ben bllok nese eshte larg nese eshte afer me maltreton. Ju lutem dua te me kuptoni dhe sygjeroni se cfare te vendos mora hapat ne farmaci per nje te larguar fmijen por nuk e bej dot vendosa ta mbaj edhe kte dhurate qe zoti po ma dhuron edhe perse do jete teper e veshtire per mua. Ajo qe sja fale dot burrit eshte ai largim vjedhja qe me beri dhe shamjet sikur te isha nje e huaj, jo nena e femijeve. Me falni qe u zgjata shume por po vuaj e vetme me keta engjej pa faj.