fbpx
gruan e tij

Nana jem ka faj qe jam nda, m’thonte “Vjehra gjith ka të drejt” e kur nuk ja kthejsha fjalen Vjehrra veq ma shume me…


Nana jem ka faj qe jam nda, m’thonte “Vjehra gjith ka të drejt” e kur nuk ja kthejsha fjalen Vjehrra veq ma shume me… – Përshëndetje. Po du me e nda brengën teme me ju se ma mbush shpirti e po du me u tranu seriozisht po du me u çmend. Se di çka asht puna me kta pleq more a po kujtojn se dynjaja veq e tyne asht a? Pse na femnat me kan kaq të diskr**inume biles ma tepër prej nanës e vjehrës se sa prej burrit babës e vjehrit. Skan pas faj që ka than ish burri jem shpin gruja e ndreq e gruja e prish tybe për kta ja pranoj ka pas të drejt. Unë jam e ndame prej burrit për arsye personale pasi skam qejf me fol për çështjen e ndamjes. Të dy i kem pas fajet të kishe qen njëri ma i zgjut se tjetri do kishte dit si më shpëtu familjen ton. Nga kjo martes e kemi një vajz që e kam mar un pasi ai sdonte me mar vajzën ska faj unë kam dasht me lind ai mthonte me hjek. Nejse u ndam ashtu edhe për kta e fajsoj gjithë nanën teme pasi në fillim mthonte vjehra kunata gjith kan të drejt e kur e vrejnin se un nuk ua kthej fjalën ato më ngacmonin edhe më shumë derisa më erdh në maj të hundës dhe nuk durojsha ma. Sipas nanës teme femna gjithë duhet me u kan nënshtrume burrit dhe familjes së tij por edhe durimi ka kufij. Tash si jam nda rij te baba po kur rahat nuk u ba vallahi don mem çmend tuj mthan ti ki me kan ndër urdhëra të mia as nwc sun del pa me mar leje prej meje. Si kuptoj unë kësi lloj femash masi spo doni me lind vajza ju pse jetoni pse martoheni e lindi fëmij. Femra duhet të edukohet në fillim vetrespekti e jo shërbetore të gjithë njerzimit. Nëna duajni vajzat tuaja ata jan të shtrenjta mos i mësoni si të nënçmohet po të respektohen. Nëse ju e mernj nëpër këmb nderin dhe moralin e vajzës tuaj atëher nga kush pritni që ta respektoj. Në këto raste vajza ka nevoj për përkrahje jo për ta terrorizuar. Mos abuzoni me fëmijn tuaj vetëm pse është femër as edhe me djemt tuaj pasi një dit do të kthehet. Mos u habisni se një fëmij është agresiv pasi çdo gjë reflektohet nga edukata që japim ne si prindër. Më e keqja është se shqiptarët fëmijt e gruan e trajtojn edhe më keq se kafshët pasi gjithë i shohim vetëm atë cka harxhohet për to mos u bëni materialista. Mos i leni ata në ‘ goj të ujkut ‘ mos paragjykoni as mos jetoni jetën ashtu siç kan qejf të tjerët gabimet e jetës ton i paguajm vet atëher çfar pune ke që meresh me thashetheme për mua. Nëse je i/e paknaqur me jetën tënde kjo nuk të jep të drejtën të fusësh hundët në punët e mia. Ka ardh koha as mos me u përshëndet me njerëz se një mirdita me ja than dikujt e mer të drejtën me filozofu gjithë ditën. Zoti ka kriju njeriun për me jetu për veti jo për me u mar me punt e huja. Ndoshta ju duket pakuptim kjo që thash po shpresoj se dikush do ta kuptoj arsyen e këtij shkr**i. Lëreni njeriun ta jetoj jetën ashtu siç do vet se ti nuk je më i zgjuar se tjetri çdokush e ka të drejtën me jetu i lir e jo ti të jesh telekomanda e unë televizori yt. Mos u detyro njeriun me u sill keq pastaj të thuash qenka pasjellje. Secili në jet mer atë që meriton.