Me mungoj guximi te ndahem, gjithmone isha e tradhtuar, tash kam vajzen dhe burri shpreson qe...! | Histori Të Jetës
isha e tradhtuar

Me mungoj guximi te ndahem, gjithmone isha e tradhtuar, tash kam vajzen dhe burri shpreson qe…!

Me mungoj guximi te ndahem, gjithmone isha e tradhtuar, tash kam vajzen dhe burri shpreson qe…! – Pershendetje desha te ndaj dhe un historine time,te shprehem diku.Jam nje vajze 26 vjecare kur kam qene ne vitin e dyte te shkolles se larte nje shoqe me prezantoi shokun e te dashurit i cili sot eshte burri im.Une u dashurova qe ne shikim te pare por sic duket dashuria nuk kishte qene nga te dy palet.Lidhja vazhdoi si cdo lidhje me ulje ngritje por vereja qe edhe djali kishte filluar te ndiente per mua dhe po shkonin gjerat mire,dhe kishim folur qe do kemi me shume se nje lidhje.Dy vite e gjysem lidhja shkoi shume mire deri ne nje moment kur nje numer i paregjistruar i bie telefonit te tij,kur e pyeta kush eshte ai u pergjigj qe eshte nje shok por un e kisha mbajtur mend numrin dhe nuk isha rehat pasi ndjeja se po me genjen dhe vendos e marr ne telefon dhe shoh qe eshte nje vajze.E mora ne telefon dhe nuk kam i kam len gje pa thene duke e share.E perjetova shume keq ate moment sepse u zhgenjeva ne momentin qe fillova ti besoja,gjerat u ftohen si nga une ashtu dhe nga ai i cili me thonte qe me ke share familjen nderkohe qe inatin e kishe me mua.Lidhja vazhdoi dhe dy vite te tjera tani gjerat ishin ftohur nga te dyja palet un nuk i jepja dot fund pak ngaqe e doja dhe nga familjaret e mi te cilet e dinin per lidhjen tone dhe duke jetuar ne nje vend te vogel ku paragjykohesh.Gjerat nuk ishin me si me pare mrgjithate lidhja vazhdoi,isha zhgenjyer aq shum saqe kisha filluar te largohem te mos me interesonte me se cfar ben apo ku ishte edhe ai ishte larguar,flisnim por jo si me pare,pas disa kohesh me lajmeron qe do me sjelli njerzit tek shpia ishte momenti qe kisha pritur por brenda zemres nuk isha e lumtur,deshiroja ti jepja fund lidhjes po ndikuar nga familjaret dhe mbase me mungonte guximi per ti dhene fund.U be fejesa pas 6 muajsh dhe dasma.Sot kemi nje vajze e di qe me tradheton besoj qe ne ka tradhetuar gjat gjith kohes mbase sme ka dashur asnjeher por shoh qe flet me te tjera dhe nuk me ben me fare pershtypje.Jam kthyer nga nje njeri plot endrra ne nje shpirt te lodhur ku me zemer kam ikur me mijra here dhe prap i kthehem realitetit.Shume here mendoj se si do ishte jeta ime po te mos isha martuar.Me vjen keq per veten qe kam ngecur ne kete martese me vjdn keq per vajzen qe nuk ka faj per prinderit vecanerisht babai i cili eshte shum i lumtur sepsr mendon qe vajza ja gjetur njr dhender te mire dhe serioz.Sot kuptoj qe duhet te isha larguar kohe me pare pasi me zemer nuk ia fala kur genjeshtren.Jam e lodhur nuk di cfar te bej shpesh e urrej veten qe jam tip i bute dhe nuk e marr guximin te flas me prinderit.Desha te shikoj mendimin e komentuesve.Anonim ju lutem!