fbpx
Saher qe burri me godet me shume me dhemb zemra se trupi,Ai me quan te semure vetem pse nuk e duroj vjehrren dhe padrejtesit e...

Saher qe burri me godet me shume me dhemb zemra se trupi,Ai me quan te semure vetem pse nuk e duroj vjehrren dhe padrejtesit e…


Saher qe burri me godet me shume me dhemb zemra se trupi,Ai me quan te semure vetem pse nuk e duroj vjehrren dhe padrejtesit e…-Persh, stafi dhe lexues. Po kaloj nje periudh mjafte te veshtire dhe spo mundem te menaxhoj si duhet jeten time.Ndjehem e humbur dhe e zhgenjyer. E vetmja gje e bukur ne jeten time jane pa dyshim dy femijet e mi dhe qe me falin dashuri pa kushte. Jam 30 vj kam gati 10 vite e martuar.Nga nje qytet i Kosoves jam. Me burrin jam martuar me lajmesi dmth me msit. Jemi moshatar. Kur u fejuam kuptoheshim shuuum mir mes veti pas disa muajsh u martuam( pa dasem) sepse ashtu i kishim rrethanat, nejse. Edhe enderr e kisha fustanin e bardh, nuk arrita ta vishja.Por disi me ngushellonte fakti qe kisha gjetur nej njeri fiks sic e enderroja. Jetonim me vjehrri, kunata, e kunet. Si nuse e re qe isha i mora te gjtha punet vet te shtepise, dhe nuk i kisha aspak bezdi sepse ato pune kisha bere dhe ne shtepin time. Ne mengjes burri ikte ne pune ne 6 e percillja, ju beja kafet dhe vjehrrive dhe filloja punet. Ditet kalonin dhe tek vjehrra e kunata vija re shenja xhelozie por mundohesha ti kaperceja. Ne fakt shum te aferm me kishin then qe me to sdo e shtyja gjate. Nje rrobe te blija un do behej nami.Filluan dikur grindjet e konfliktet, jam dhe as njeri qe se duroja dot te padrejten dhe flisja. Burri as sme kuptonte, as sme mbeshteste, ata vazhdonin me mariftete tyre. ( nuk po hy ne detaje pasi kam shum te njohur ne faqe). Pas 4 vitesh u martua kunata dhe ram qetesi pak. U ben dhe 4 vite e martuar dhe spo ngelja shtatzen, filluam vizita sa ne Prishtine ,e sa ne Tirane por pa rezultat. Ne nje moment qe humba shpresat Zoti me bekoi dhe ngela shtazan, por nuk ishte e shkruar te gezohesha sepse e humba ne muajin e 5, me vone pas disa muajsh ngela serish ,linda cik, e me von prap ngela, linda djale. Konflikte kisha vazhdimisht ne shpi, vjehrra sidomos ishte shuuum xheloze, vetem ankohej, e fliste. Vjehrri disi me ndryshe. Me e keqja ishte se perfundonim ne sherr me burrin shkaku i saj. Filloi burri ushtronte dh une. Duroja sepse skam as familjen te me mbeshtes , ikja dhe prap vija. Per hir te femijeve isha e detyruar te kthehesha.Por pa e kuptuar as vet fillova te ftohesha shuuum nga bashkeshorti, sepse nuk gjeja kurre mirkuptimin e tij. Por vetem dh une, lot, stres. Tentoja shum here ti beja vetes keq por me dhimbseshin femijet. Me dhu nonte deri ne alivanosje, vetem e vetem pse un sduroja dot fjalet e vjehrres apo te te tjereve. Un e kuptoja qe i ka nen e babe por doja te pakten qe ai te me kuptonte. Nuk ju lija mangut as sherbimin e as punet ,as femijet si lija pas dore, por vjehrra gjithmone do gjente dicka te kapej. Kur burri me godiste me shum me dhimbte zemra se sa trupi, kalonin dite dhe as qe u mundonte te me afrohej se te te me kerkonte falje sbehej fjale. Rri tere kohen ne tel. Punon, ka nje pune mjaft te mire. Dikur e merrte mundimin dhe me afrohej, por perseri fillonte te jutifikohej dhe se si e si te linte vetem mua fajtore. E falja sepse skisha zgjidhje tjeter dhe mundohesha ta kuptoja pozicionin e tij. Thoja ska gje kaq kupton dhe ky. Me afrohej sa per marredhenie dhe diten tjeter ishte shum mos perfilles, as nje buzeqeshje, puthje a nje perqafim. Gjithmon i them qe ti vetem ne shtrat kujtohesh per mua. Nuk duron fare nese un dua ti tregoj ndonje problem, acarohet shpejt dhe kjo me lendon pa mase, i them pse vepron kshu,??? Pse nuk arrin te me kuptosh?? Eee thot, jam burri un. Ti vetem ul koken, mos fol. Sa here ai sillet keshtu mua me lendohet zemra, qaj, merzitem. Por ktu nis prap problemi sepse un sduhet, te qaj sduhet te merzitem, . Po si te shtirem e lumtur kur nuk jam?? Mos valle per burrin qenka thjesht objekt se ksi dhe sherbetore. Nuk kam kerkuar kurre as kushte, as rroba, as xhiro, thjesht kerkova harmoni ne familje dhe pak dashuri e perkujdesje nga burri im . Jam munduar ti jap vetes force por prap bie ne gjendje shuuum te keqe, psikologjike sa cdo cast mendoj vetv rasjen. Te vetmet her kur dal nga shpi jan vizitat e rralla tek nena ime, njeher ne 2 ose 3 muaj rri nje nat dhe kaq. Te gjitha i pranoj, jam mesuar dhe te rri mbyllur ama indiferentizmin e burrit smund ta duroj, me qan zemra.Me afrohet njeher ose rralle 2 her ne jav dhe me pas harron qe me ka grua,. Edhe pse ja them, prap esht i njejti. Ka raste kur sme ben zemra te kem intimitet me te sepse nuk e ndjej ai merzitet e sme flet me, nuk do as ta degjoj arsyen. Por vetem sa me shan dhe sme flet me pastaj. Nuk jam nje femer qr se mbaj shtepin paster a sdi te gatuaj por kto nuk i bejn pershtypje, edhe veten e mbaj, por nuk me pelqen e as nuk me del koha te ve make up sepse jam dhe me femije por te pakten veten e mbaj sa per te mos i dhen arsye burrit te mos me afrohet. Cdo nate merzitem sepse vjen nga puna vone, dhe rri ne tel ose ja fut gjum, nesrit del per pun ose xhiro dhe as qe kujtohet te me pyes si ndihem. Ka disa muaj qe tani me nuk me ben me asgje pershtypje, jam pajtuar disi me kte jete . Me japin force vetem femijet. Por ama jam njeri prej mishi e gjaku kam nevoje dhe un per nje fjale te ngroht nga njeriu qe kam ne krahe.Dua thjesht, nje perqafim, a nje puthje kur vjen, e kur iken, dia nje bisede te embel e me plot kuptim me bashkeshortin tim te cilit, i fala vitet me te bukura te jetes time. Dua te jem pak me rendesishme per te. Dhe jo thjesht gruaja, qe rris femijet, sherbej prinderve dhe te kenaq ty ne shtrat vetem kur do ti. Jam munduar ne shum menyra te flas me te , ja them hapur cdo deshire por ai qendron perseri i ftohte e mosperfilles dhe vetem sa qesh me deshirat e mija. Por kjo e qeshura e tij mua me vret ne shpirt sepse jam nevoj me shum per mbeshtetje nga ai. As me femijet kurre sme ndihmon por vetem me kriktikon cdo rast, kur ata nuk rrin pa mua ose nuk ushqehen, nuk me binden. Nuk di me cte bej, por e ndjej nje deshperim te madh ne vetvet dhe cdo moment i lutem Zotit te me shpetoj nga kjo gjendje. Naten me ze ankthi shpesh dhe ndjehem e shkaterraur kur vij ne vete. Por perseri burri me quan te semur dhe te cmendur . Kam dashur te konsultohem dhe me psikolog por burri e quan turp dhe mua me thot je e semur. Nje mendim nga ju lexues do me ndihmonte mjaft dhe pse jam e bindur qe do ket dhe nga ata qe tallen e ofendojn por ska gje sepse askush nuk esht ne lekuren tem. Ju lutem anonim stafi.