Qysh muni me than "ndaju" kur ajo Gru ska ku shkon, se prej Babes hise s'mer vllau e kunata nuk ta don, si te... | Histori Të Jetës

hise

Qysh muni me than “ndaju” kur ajo Gru ska ku shkon, se prej Babes hise s’mer vllau e kunata nuk ta don, si te…

Qysh muni me than “ndaju” kur ajo Gru ska ku shkon, se prej Babes hise s’mer vllau e kunata nuk ta don, si te… – Krejt ju komentues kur po i lexoni historite e grave qe po ankohen se po tradhtohen prej burrave senin e par qe e shkruni eshte NDAJU,HIQU TIJ,ok krejt me rregull e udhes eshte mu da por qysh muni me jep asi kshilla kur e dini fort mire qe AJO GRU ska ku dreqin me shku se Femra kur del prej shpis te babes nuk merr hise VLLAU e KUNATA nuk ta don ne shpi e as nuk ta mban.Pse nuk dul kerkush me kshillu ni femer me i than KADAL BRE SHOQE afro burrin ngat veti,perfito burrin,mos e prish martesen,gjeje gabimin te vetja apo vete burrin ku o problemi qe pom tradhton ta di te gjajm ni zgjidhje!!!O njerez martesa nuk prishet aq lehte qysh e keni ba ju,e dime qe ka plot burra pisa qe sduhet mi duru po ndamja nuk o zgjidhje e mire se jet femra rrugeve se vllau sta kqyr..nuk jane te gjithe ne evrope ku shteti i ofron ndihme dhe nuk i len ne rruge,shumica jane ne kosove e ktu eshte ndryshe mbetesh rrugve bashk me fmi.Si shqiptar jemi mbrapa na duhet me luftu femres me ja dhan hisen qe i takon prej babes se siq pe shihni martesa ska siguri,duhet me luftu qe femra mu shkollu e mu ba zoja e vetvetes qe nese mos mi ec martesa apo mu perball me tradheti me mujt me mbajt veten perndryshe ne qeto kushte qysh jon sot femrat pa hise e pa shkoll skan ku dreqi me shku mu nda prej burri.Une i kam 3 motra trijat jane te martume shyqyr zotit martesa po ju ec mire po baba jem rahmetlia hale pa i martu sikur neve djemve edhe qikav ju ka lan hise bile ni sen qka um ka qudit u kan qe per shkoll ka investu ma shum ne motra te mia se te na djemt kur e pata vet pse bab kshtu tha biro qika smun punon gjithqka ka me shku ne fis te huj bile po du me kan te zojat e vetvetes qe mos me mi shtyp kerkush a ju djem jini ne shpia te juve edhe me dal me punu me kaci so marre se jeni djem edhe se kini kerkan mi kry qe me ju komandu..um kan met kto fjal te babes ne kry prej asaj kohe edhe tash kur pi lexoj kto ngjarje pe shoh sa shum paska pas drejt. Jepni kshilla mi arsimu femrat mos mu martu te reja po me kriju niher ni jet per veti se sot su met mi besu askujt,un mashkull jam kam motra e kam edhe qika e qes doren ne zemer per veti qikave te mia ka me jav lan amanet me u ba te zojat me u shkollu me u punsu e num vetshin mu si prind ska mi lan mu martu te reja qysh po martohen sot ka 18-20 vjet jo per tjeter sen po martesa ka pergjegjesi shumica po martohen e po jan te papjekuna spo jan gati me marr pergjegjesi ne jeten bashkshortore,mendojn qe martesa o fush me lule edhe ju doket e ran 1 fjal e vjehrres apo ni fjal e burrit e kaniher ndodh qe edhe per 1 fjal Vjen dej te ndamja.O ju femra qe kshilloni jeni vet femra nese me te vertet doni mos me kan te shtypta prej burrit dhe familjes burrit ngritne veten me edukim me arsimim,bohuni niher dikushi se burr ngihni boll! Nese ju nuk bani kurgjo per veti mos pritni meshkujt me ju ngrit se shumices se meshkujve i konvenon kjo gjendje e juve!