fbpx
analizat

I dashuri pasi kishte marre analizat të mjeku filloj të jet shumë i ftohet, e pash që dicka i kishte ndodhur dhe…


I dashuri pasi kishte marre analizat të mjeku filloj të jet shumë i ftohet, e pash që dicka i kishte ndodhur dhe… – Pershendetje Ju lutem dua te mbetem anonim pasi po shkruaj edhe nga adresa e një shoqeje sepse nuk kam vet një adres fb. Jam një vajze 22 vjecare,në ciklin e dyte të studimeve ,jam njohur para një viti me një djal edhe studiojm në të njejtin fakultet. Pas disa kohesh u lidhem edhe lidhjen tone e kishim treguar edhe në familje por po prisnim të mbaronte viti akademik edhe të shpallnim fejesen. Por gjerat filluan të rrjedhin ndryshe. I dashuri po verente disa shqetesime në trupin e tij edhe vendosi që të bej një kontroll mjekesor. Pasi kishte marre analizat të mjeku filloj të jet shumë i ftohet,po më shkruante rralle. Edhe kur shkruante ishte shume i merzitur, edhe në tel po flisnim rralle. U takuam edhe e pash që dicka i kishte ndodhur,nuk ishte ai qe njihja,ishte shumë i perhumbur,i zverdhur në fytyre.Nuk e dija c fare kishte ndodhur, nuk i kisha dhen shkas ta merzitja. Më perqafoj fort,edhe më ka then mbahu se je vajze e fort,ec para unë nuk po mundem më. E fort jam por dua të di cfare ke, pse po më thua keshtu kur kishim kaq shumë premtime me njeri tjetrin. Më tregoj situaten e tij,nuk mundej dot të behej prind,ky problem që na shkaterroj. Ky problem që sa dita po vjen po merr permasa më të medha. E duam shume njeri tjetrin, s mundemi dot të rrim larg njeri tjetrit. Ai më thon nuk dua të marre në qaf jeta eshte e gjata ,ti behesh nene,pse të rrish pa femij për mua. Kembulim shumë edhe vazhdojm te kembngulim për të gjetur një zgjidhje por mjeket na thon nuk ka shpresa fare. I dashuri ndjehet fajtor se po vuajm të dy por unë vazhdoj i them qe dua të qendroj pran sepse të dua edhe ndjehem mire me ty.Familja edhe mjeket na thon e mira eshte ndarja se jeni ne hapat e para por kemi dashuri,respekt për njeri tjetrin edhe po mundohemi të mbajm distanc por eshte e kot se nuk mundemi dot pa njeri tjetrin.Ndjehemi shumë të dobet perball kesaj situate. Faleminderit për kohen tuaj!