fbpx
Qika e Axhes

Qika e Axhes e kish porosit nje shok t’vetin me thirr te dashurin tim, kishe ky eshte i fejuari im!


Qika e Axhes e kish porosit nje shok t’vetin me thirr te dashurin tim, kishe ky eshte i fejuari im! – Pershendetje te gjithve! Pata deshjr dhe une ta ndaj nje hall me te gjithe juve, vetem ta di a mendoni dhe ju si une apo jam gabim! Jam e lindur dhe e rritur ne suedi, sot jam 33 vjeqare. Ne vitin 2005 shkuam e gjith familja ne pushime verore ne kosove, nje nat dalim ne mbremje une dhe tri qikat e migjes. Duke kaluar kohen e mire ne mbremje ndalen 4 djem dhe i flasin qikave te migjes, mbasi ishin te njohur nga ana e mamit te qikave. Une u distancova me lart mbasi nuk i njifsha, sa isha ne kosove e kishte pyetye njeri prej djemve qiken e migjes se kush isha mbasi i kisha pelqyer shum. Ajo i kishte treguar se kush isha dhe ku jetojsha, edhe ai djali me familje jetojke po ashtu ne te njejtin shtet si une ne perendim do te thot ketu ne suedi. Kalon pushimi veror dhe i kthehem shkolles, nje dit kur kthehem ne shtepi me vjen nje SMS ne tlf ku shkruante ne gjuhen suedeze «me fal, a jeni ju ajo vazja qe e kam takuar ne kosove ate dit qe ishe dalur me qikat?» njeher nuk me shkoj mendja se kush ishte, vendosa ti pregjigjem dhe e kuptova cilli djal ishte. Mbas shum shkr**eve dhe telefonatave u takuam, edhe pse ai jetonte 60km larg nga une. FB, instagramat, viberi e shum tjera nuk egzistonin ne ate koh edhe pse nuk jan shum vite mbrapa. E kam takuar disa her, por nuk e di qfar njeri ishte aq shum qe kish pas respekt ndaj gjenis femrore. Eshte sjell me mua sikur te isha moter e tina, nenë e ti, kurre nuk ka tentuar te me bente ndonje gje. Kishte shum respekt, me folke qe te shkollohem mos ti ler mesimet anash, sot voziti vetur qe ai me kishte mesuar disa her. Si mashkull ishte shum i nvarur qe une te isha e lumtur dhe te kisha suksese ne jet, kurre nuk eshte hi ne temat e dashuris edhe ose ishte 5 vite me i vjeter se une. Une fillova ta dashuroja dhe nuk ka pas mashkull ma i sinqert dhe i dashtun per mua, veq respektin qe e kisha ndaj tina mjaftojke. Shumë e dashuroja. Nje dit isha ne banken e shkolles kur me cingrroj telefoni me vibrator, ai kurre nuk me thirrke kur isha ne mesim qe te me pengoj ne orar te shkolles. Me shkoj mendja qe diqka ka ndodhur, me lejoj mesuesja te shkoja jasht dhe te pergjigjem. E hapa tlf kur me pyeti me seriozitet te plot «A je fejuar vajze apo jan vetem fjal qe ndigjoj nga kosova?» kjo ishte pyetje e ti. Normal qe jo!! Ai nga ate moment me uroj fat ne jet dhe me tha qe kishte shum keqardhje qe fundi i erdh keshtu, mbasi ai kishte mendime te me kishte neser per grua dhe qe shumë i pelqejsha. Mbas ketyre fjalve e mbylli tlf dhe nuk u lajmrua me. Une nuk e disha arsyjen dhe e telefonojsha gjdo koh sa diten sa naten pa asnje pergjigjje qe ta di se qka ka ndodhur, por me asnje kontakt nuk kisha me. Pas nje muaj me vjen nje SMS nga ai ku shenojke « pyeti dy qikat e migjes tende, jo mua. Te lutem mos me thirr me». Aty vendosa qe me kurre mos ta kontaktoja. Qikat e migjes nuk i kam pyetur asgje, por mbas 4 viteve i rreshiti llafi njeres prej tyne qe e kishin genjyer djalin, dhe e kishin porosit nje shok te njeres nga fakullteti ta therriste kishe eshte fejuari im. Keshtu qe mbas 4 viteve e kuptova gjdo gje! Si kan than qka ta ben i yti nuk ta ben askush. Nga xhelozia!! Isha duke shkuar per ne kosove me familje per vitin e ri qe ke tani 2019/2020, mbasi u ula ne ulsen time e njoh nga larg qe ishte ai. E takova te njejten airoplan mbas 15 vite… O zot nuk e disha ku isha, vetem u dridhsha. Sa me kishte mar malli per te, edhe pse kishte ndryshuar pak. Normal qe mosha e bon te veten. Kur arritem ne prishtin hala pa u ndal airoplani te gjith shqiptart ne kemb kush te del i pari… katastrof!! Ai dul i fundit, njeri i kulturum. Mbasi e mur kuferin kaloj ka kembet e mia, AS pershendetje AS buzqeshje AS sadopak nje sheje te me jepte, edhe pse isha me familje. Nga ather me nuk e pash. Tani ne marsin qe shkoj, isha e semur me virus, nuk isha mir per 5 jav. Koh katastrofale per mua. Kur u sherova isha shum ligsht dhe e lodhne, mami me pyeti a dalim pak. Ne qendren tregtare dola ashtu si isha, thua ti sa jam zgjuar nga vorri. Aq isha e semur sa qe u shemtova krejt dhe dola si vorr. Tu hi ne shitore me mamin te kalume e takoj ate ishe me nje shok, vetem me ka shikuar duke kaluar. Mu dok qe krejt qendra me zuri, kur e takova ne ate gjendje qe isha. Kur arrita ne shtepi vendosa ta lypja ne internet, ktu ne suedi ke mundesi te ja gjesh gjithkujt adresen dhe numrin se ku jeton. Nuk e kuptojsha pse e takoj aq shpesh kur ai jeton 60km nga une. Ne internet e kuptova qe kishte bler shtepi vetem 4 km nga un ku jetoj. Eshte nje djal/burrë me shkoll, me firm te vete, me ja pa shtepin lakmi me i marr, ashtu dhe motrat te gjithat jan me shkolla dhe te sukseshme. Sot per sot AS une AS ai nuk jemi te martuar une 33 vjeqare ai 38 vjeqar. Sa kisha dashur ta kontaktoja, por nuk kam forc nuk kam guxim, kam frik mos me refuzon. Ai po te kish deshir me kish kontaktuar vet, por ndoshta dhe ai mendon mos e kam vazhduar jeten por jo. Sa po kam qef te hedh hapin e par, por skam aspak guxim. Tutem lendohem. Qfar kishti ba ju ne vend timin? E dua dhe do ta dua gjithmonë, gjdo dit ja sho profilin ne fb. Eshte nje burrë qe gjdo vajz do ta kishte, nuk e kuptoj pse nuk eshte martuar hala. Qka mendoni ju?