fbpx
13 vite

Qe 13 vite Une kujdesna per Nanen e Burrit e cila ka probleme psiqike, e ky tu lendupu pas…


Qe 13 vite Une kujdesna per Nanen e Burrit e cila ka probleme psiqike, e ky tu lendupu pas… – Pershendetje Histori te jetes, anonim ju lutem. Edhe une si gjith te tjeret kam nevoj te i shprehi brengat dhe vuajtjen time te perhershme, jam nje grua 37 vjeqare, nene e 4 femijeve, burri per nga ekonomia i ka punet mir, nuk kemi hjek keq per ushqim dhe per veshmbathje,vuajtja e ime e madhe eshte se ky njeri kurr nuk diti te me dhuroj dashuri, nuk diti te ndertoi harmoni dhe paqe ne familje, dashurin, perkushtimin dhe harmonin ja ka kushtuar shokeve-shoqeve dhe miqeve te tij, kjo eshte ajo qe me ka coperuar ndjenjen e te qenurit grua dhe nene, me ka demotivuar per te qen gjalle, jam fejuar me misit dhe kam pasur nje karakter te fort,nuk jam pale qfar bukuroshe por edhe mem nenvlersuar ne kete mas nuk jam, jam e shkolluar dhe nuk kerkoj nga aj kushte por dashuri dhe qetesi shpirterore qe asnjehere nuk kam pasur qysh nga takimi i par me te, dy vite kam nejt e fejuar me grindje por isha vajz e shtepis dhe nuk kisha deshir te nderroi burr me shpres qe do ndryshon per te mir ne martes, siq jam martuar me besoni ju faqe dhe te gjithe ata njerez qe e ndjekin kete histori kurr drit me sy nuk pash, e kishte nenen me probleme te medha psiqike, ku e mur persiper te kujdeset per te ne kurrizin tim, 13 vite une u kujdesa per te u mbylla ne burg shtepiak per te dhe pa tro respekti as nje familjar i tyre per kete gjest te madh qe ja ofrova nuk me mbeshteten me kurajo por te gjith me shihnin si sherbetore dhe fjalet dhe fyerjet nuk i ndalen kurr ,nuk isha kunder kujdesit te saj sepse nenen askush nuk e humb qe martohet veq edhe te me avollojn mu krejtesisht per te nuk eshte ne rregull, burri im kurr me goj nuk i ka fol, kurr nene nuk i ka thirr, kurr su kujdes per te ne menyr indirekte u sillke, krejt barren dhe pergjegjesin e saj ma ngarkoi mu, duke me then nesa ta mer mendja mir nese jo shko ne rrs. Mundin dhe sakrificen une aj veq lavdin pran rrethit ne kurriz timin. Shpirti im e din si ka mujt te i mbijetoi angazhimit te madhe te vjehrres rritjen dhe pergjegjesis se femjjeve dhe presionint te burrit, ky njeri kurr nuk ma therret emrin, kurr nuk me flet nje fjal te mir, kurr nuk din te oganizoj sa nje kafe me e pi bashk, gjithmon ti “sje” ti “sdin” ti “smundesh”, une jam e zonja per gjithqka, por e kam shtepin e madhe ne tre kate dhe vjehrren me gjith kto probleme dhe 4 femij me i rrit nuk eshte leht pa as ni tro ndihm prej askujt, kam menduar shpesh her qe zgjidhja e vetme eshte ndarja por ne Kosov si te jetoi me 4 femij pa te ardhura, se nese ndahna me te ky nuk merr pergjegjesi financimin, jo qe jam grua e dobet por durimi im i madhe eshte pershkak te femijeve si te jetoi me 4 femij pa as nje cent, pastaj me debon nga shtepia ku te shkoi? Ky burr lutet per mu mos te kem jet, me uron vdekjen, nuk e di pse e ka gjith kete urrejtje, nje njeri i moralshem, kurr jo per asgje si kam then me besoni, hajnesh nuk jam, punoi ne shtepi pa e kuresyer vetin kurr, femijet po me bejn bresion se krejt tiparet e tyre i kan, hajn pijn, lahen, veshen mbathen bejn rremuj dhe nuk ndjejn dashuri dhe respekt per mu, une si sk***e jam mbet ne kete shtepi ku po pij lot me got ne vend te ujit me besoni se po me dhem shpirti nga kjo vuajteje, gjithmon burri ju flet femijeve keqnper mu, eshte e eger e lujtne mos e ndegjoni kete, si te jem e qet kur me vlon, po tenisha ne perendim ndoshta do e zgjidhja kete situat, sepse shteti me kush mbeshtetur per rritjen dhe kujdesin e femijeve, jam duke vuajtur shum veq pershkak financimit qe sun ia dal vet me mbijetu, keshtu spo jetohet me, ky edhe me tradheton e kam zan disa here me sms me k****, krejt boten e shetit une jam ne tunel te erret ku skam shpres kurr qe do e tejkaloi kete kriz, jam tuj ra ne depresion me besoni jet pa zgjidhje, as familja ime nuk me perkrahin ne kete aspekt sepse jane te dobet keshtu qe ka gjet dhe po ban si ka deshir, une kur ja kam pa nenen ne qfar gjendje e ka e kam kuptuar qe sado kudo e trashegojn diagnozen e saj, ajo ka qen ne shkall te skizofrenis me besoni, me falni e zgjata por besoi qe nje jav me shkru nuk me mjafton, te gjith kta femij qe i kam lindur as njeher pran nuk e kam pas, une ne lindje e ky me shoqeri mu kallke shpirti per mosprezencen e tij, gjithmon e vetme tuj i perballuar sfidat e jetes, dhe me ardhe nga spitali me u kujdes per nenen e tij a ka gje me te dhimbeshme, faleminderit dhe kerkoi falje!