Po kam frik qe kam me bo problem me Vllaun tem se nuk po me respekton, gjen cfaredo arsye veq me... | Histori Të Jetës

me bo problem

Po kam frik qe kam me bo problem me Vllaun tem se nuk po me respekton, gjen cfaredo arsye veq me…

Po kam frik qe kam me bo problem me Vllaun tem se nuk po me respekton, gjen cfaredo arsye veq me… – Pershendetje. Une qe po shkruaj jam ni mashkell tashme 30 vjeqar ende i pa martuar as fejuar. Po kerkoj ndihem e juaj nga provoja juaj shpresoje qe do te mirkuptoni e jo keqkuptoni pra une thash qe jan 30 vjeqar dhe ende sjam ne lidhje serjoze kam pass disa mundsi kohen e fundit por spo mund te vendos arsyja qe po ju shkruaj esht une jam me i vogli ne famile punoje shum ore be dite dhe e la veten anash me heret kur kam qen hala ma i ri me than drejt skam mendu per veten dhe kshtu vazhdoje kjo por tash po me pengon kryva shkollen e mesme por skam edhe shoqri te ngushte qe rri non stop me te edhe kjo po me mungon pra me jeten time jam i pa lumtur, une punoje ne nje biznis familjar ni jet normale. Une punoj me vllaun tem qe esht ma i madhi prej familes me than drejten aj esht pak i padrejt ndaj meje me me doket qe me ben padrejtsina, diqysh nga nje her as vullnet per martes nuk po kam sepse aj esht pak temperament dhe i padurushem e i padrejt edhe pse ne shpirt esht i mir. Ne si famile jemi tradicionale dhe si te till jam mesu nga femijria ta respektoi baben nanen vllaun dhe gjithkon qe esht ne mosh me i madh por edhe respekti e ka ni kufi mendoj. Me thoni ju lutem cfar te bej sepse jam ne halla se di si te veproi kto gjera po me pengojne, une te gjitha i kisha pranu nese une kisha qen fajtor per diqka por une mundohem me kan shum i sinqert serjoz dhe shum i drejtperdrejt i degjushem por diqysh krejt kto po kthehen ne menyer te keqe po e ndi veten te nen vlersuar nga familja per para kurr skam fol sepse edhe e kam ni tip qe jam i mbyllur ne vete por tash mka dal gjuha dhe siq e thash po munohna me kan i drejt perdrejt me ju than se kshtu nuk esht ne rregull dhe qe une po humbi me se shumti nga ju te them te drejten baba nuk esht i keq as nena ime por vllau e ka marr anen e babes e te nanes dhe kjo spo i shkon pershtati sepse spo esht i drejt aj ka familje dhe 3 femi, ndersa kohen tem e shfryzon dhe se ka dert bile, e ne anen tjeter me bojne presion te martohem e nuk me jepin koh as hapsir, nuk jam tip qe rri cdo nat ne qytet ose cdo dite dal pak shum pom doket qe po e la veten mrapa dhe e kam lan edhe para shum vitesh dhe per ket arsye ka ardh deri ne ket gjendje qe une te mos jem i lumtur me jeten dhe familen time. Une nuk dua qe edhe kur te martohem dhe te kem familje te ndi veten i shkelur nga vllau mas pakti dhe sdo ta lejoje kta. Po kam frike qe kjo gjendje do te vie deri te problemi sepse ky vllau jem nuk esht person qe degjon dhe qe munohet met kuptu, ky i nderuar gjen arsye per te kundershtuar dhe per te moss degjuar dhe gjithher veten e gjet ne maje ose ren te par ndersa a lendon dikon anash a jo as qe merzitet,nga nje her me shkon mendja per keq qe ta la krejt punen dhe te kem pak hapsire per jeten time sepse punoje nga 10-12 ore dhe prap vllau nuk i doket boll puna ime shpresoj te me mirkuptoni gjith te mirat.