fbpx

Po duhet me nejt veq ne dhome,spo guxoj prej kunatave me dal ne sallon, ato keshin veq me ma dhan mu inatin…


Po duhet me nejt veq ne dhome,spo guxoj prej kunatave me dal ne sallon, ato keshin veq me ma dhan mu inatin…-Pershendetje, une jam 24 vjecare dhe gati qe nje vit jam martu, por shume jam tu hjek prej kunatave (motrat e burrit) dhe vjehrres. Sa jam kan e fejune kum ardh shpesh te familja e burrit kum bujt, krejt jan sjell mire, mkan rrespektu edhe i kum rrespektu. Perveq kunates (nuses) ajo u kan shume xheloze ne mu. Une e pata kry fakulltetin e gjuhes angleze dhe shume shpejt u punsova se dojshum me burr me ndreq shpijen tone se ne kete shpi ska pas dhoma te mjaftushme dhe nuk i kan pas kushtet qaq te mira.Kaniher edhe pa hargj metshin e skishin me pagu rrymen,une ju nihmojsha edhe pse e fejune. Une vi prej nje familje te pasur dhe edhe pse jetojme ne fshat mue kurr sum kan pelqy adetet e tynehershit me marr nusja doren, me vesh dimija. Ju pata kallxu me fillim vjehrres e kunatav qe sdu as dimija as dukat, edhe si du adetet e tynehershit. Nejse ja nisum me ndreq shpijen qeshtu si me Kosove ma, krejt rrogen qka e marrsha e qojsha per me ndreq shpijen dhe gjysmen per kredi te burrit mi nihmu me la, po edhe burri qka punojke krejt per shpi i qojke. Vjehrri jem u kan mjeshter keshtu qe bashk me burr e kan ndreq shpijen skan pas nevoj me marr mjeshter. Nejse,erdh koha mu martu qat nshpi ku ishin krejt 4 kunet 3 kunata dhe nusja me djal. Vjehrra ma lshoj dhomen e vet.U martunum e nuk banum darsum se sdojsha me ngushtu burrin tem se e disha qysh e ka gjendjen. Vetem ne deti kemi shku aty e kemi kalu kohen ma te bukur te marteses tone. Une jam njeri qe kqyri veq me punu mi fitu paret vet se nuk pres veq prej burrit. Edhe padrejsit nuk i du hiq, po e kam nje tkeqe qe bana nervoz shume shpejt. E burri jem eshte njeri ma i mire ne bote shume e qojna mire,shume um rrespektoj kujdeset per mue. Gjdo gje filloj pasi erdhum prej detit. Ishke bajrami edhe 2 dit e u qova me fshi me drejtu, ja nisun kunatat (motrat e burrit) ja si paski fshi merimangat,ja kta bane kshtu ata ashtu, japshin urdhra si bosa. Edhe mue qaq um erdh ran se sjam msu kshtu mja ba kerkujt e ju thash qe sju pelqen fshisa jem fshini vet. Se une edhe isha ne pune prej ores 10 deri 6, u qojsha heret e bajsha buken her une e her kunata per mengjes, i krysha punt e shpis fshisen krejt tani shkojsha ne pune punojsha 8 ore dhe kur visha ju nihmojsha me kthy buken, qajin e qitsha gjith mas darke se qeshtu e kan pas tradit, i lajdha gotat dhe ja ndreqsha venin vjehrrive se flejshin ne sallon. E kur u rrokum qaty me kunata une ju thash qe skam qef mem nejt per mi kry se kto pune krejt i di, e ju thash qe si du traditat e tynehrshit. Se kjo vjehrra jem sdojke kerkush mja prish veq qka thojke ajo si kapiten. Ni fjal mja than une ajo 100 mi thojke dhe i shtike qikat e veta spom ngon nusja tani ato mu gjujshin mue qka mos um thojshin. Mall e kisha me ardh prej pune e me hanger buke prej kunatav tum ofendu qkamos. Edhe pse krejt punt ja krysha e paret i qojsha per me ndreq shpijen, ja pagujsha rrymen ktyne, ju blejsha hargj se apet mu dhimshin metshin thatë kaniher,e shpesh e lasha vetin keq e u duke me marr pare te familja jem per buke e per udhe ne pune. Qeshto gjdo dit qe mka shku q veq fjal fjal fjal, kryt dojke mem plas. Sa ni dita vendosa thash te dana edhe ti shliroj kunatat e vjehrren. Vjehrra ma bajke ndasht let folin kto se ne shpi te vet jan, e mu ma bajshin mshele gojen ski nevoj kurgja me fol. Vjehrra me rrebe her ju dhimsha her ju bajsha si thii her sum folke hiq. Shume pata ra ne depresion prej tyne. Dhe ni dita u mush kupa e dola prej shpis thash te dana, ndjenja ma e ran qe e kum perjetu u kan qekjo. Po burri ka ngajt mas meje dhe mka pru apet nket nshpi. Mtha ski nevoj me zbrit posht mi ba punt,tha qetu ndhom rri se sguxojne met than ma kurgja. Edhe isha shtatzan ( qeshtu ne shtatzani mkan malltretu) . 1 muje nejta ndhom qatu hangsha po sma nike se isha ne pune e kohen e kaloshja npun. E ni dita burri tha hajde posht se nashta jan mush men e nuk folin, po tja nisun kunatat me fol qkamos e tju rroka edhe une ju thash une krejt senet pja paguj qka jam tju ba. As se ngojshin baben. E vet as burrin tem veq folshin. Ja banun burrit tem sdojna me pa hiq posht,let rrin ne dhome. Qeshtu gati krejt shtatzanin e kum kalu ne dhome mshel.Tani ra virusi e u mshel puna u dashke me nejt ndhon ton diten edhe isha shtatzan ne mujin e 7. Tash jam gati tu lind.E kunata nuse garant na ka ba naj sen se ajo po mirrke me hajmalia dhe ja kum zan shishat me uje tu i mshef.Po shyqyr Zoti i madhe eshte i sheh kto. Se kur isha e fejune vjehrra me kunatat zi e terr kan fol per nusen e tash qysh pe qojne mire thuti se sen skan pas. Ja kan gjet hajmalit ne dhome, i kan than gubajk, po priton me fshi 100 tzeza. E tash qysh e qojne mire keshin pin kafe perinati temin.Shume jam ne depresion sepse shpijen hala se kena ba meremet qe me dal mu rehatu. Knej tham mu nda , po une e du burrin tem shume dhe minxi jam te prit ket fmije qe e kam nbark.Mundesisht ndonje kshill prej juve