fbpx
Familja

Familja me njohu me te, dilnim e me linte ne rruge kur acarohej, i dergonte para familjes se tij e mua…


Familja me njohu me te, dilnim e me linte ne rruge kur acarohej, i dergonte para familjes se tij e mua… – Prsh. Do iu lutesha te isha anonim. Une qe po iu shkruaj jam nje vajze nga Shqiperia. Historia e jetes time eshte e veshtire po aq sa e shumices. E rritur me plot halle probleme por qe fal Zotit sot jemi mirë. Historia ime fillon ne moshen 16 vjecare, aty ku cdo gje mori rrjedhë tjeter per mua. Familja ime me njohu me dike. Ok ishte djalë i mirë dhe i sjellshëm. Nuk me lanë te njihesha më shume me të por cdo gje u bë publike sa hap e mbyll sytë. Ok nuk kundershtova pasi e ne ate kohë e shikoja të arsyeshme. Vazhduam per 3 vite shume mirë dhe ishim të lumtur pranë njeri-tjetrit dhe pse kishim debate te herë pas hershme për shkak se nuk i pelqente te punonte me rrogen e Shqiperisë e për pasojë rrinte në shtepi duke pritur per rroga te larta. Por keto zenka u shpeshtuan me shume pas vitit te 3 fejese. Situata gjithnje dhe rendohej, punoja vetë madje as universitetin nuk e vazhdova direkte pasi hyra ne pune dhe duhej te mblidhja lekë vetë. Po përvec se punoja vetë pergjigjej dhe familja per mua pasi mua me duhej ti kurseja ato lekë për shkollën. Ai thjesht punonte për veten madje dhe kur ikte jashtë me pare duhej ti dergonte para familjes se tij e ne vend te dyte vija une. Ndihesha keq e me vinte turp nga familja ime por ne te njejten kohe dhe me acaronte mendimi qe ishin pikerisht keta qe me njohen me ta. Pas 2 vitesh qe punova me ne fund vazhdova universitetin, vazhdoi dhe xhelozia e tepruar dhe avazi i vjeter qe atij nuk i interesonte nese une ekzistoja apo jo, nese kisha mundesi per ti blere ato libra apo jo, asgje nuk i interesonte e vetmja gje qe bente ishte te bertiste e acarohej. Madje shume here kur dilnim me linte ne rruge kur acarohej. Cdo gje ishte bere e padurueshme deri sa me ne fund vendosa ti jepja fund, pas 6 vitesh vendosa ta mbyllja kete kapitull. U mundova ta kaloja me sportivitet por nuk po arrija dot, njerzit here pas here me lendonin me fjalë qe i thonin sa andej ketej, duke thënë “tani do e ketë te veshtire te gjej dike se ka qenë e fejuar nje here”, “po tani si do ia bëje se vetem po e mori ndonje burre i martuar” etj etj. Me shikojne me ne sy tjeter sikur une te kem bërë ndonjë mëkat apo te kem lenduar njerëz. O njerez po pse jeni kaq paragjykues, kujtdo mund ti ndodhë? Pse mundoheni ti lendoni te tjeret, a nuk mendoni se kjo gje mund tiu ndodh dhe ju? Thjesh nuk e prisja kete gje perkundrazi prisja nje mbeshtetje apo kurajo por jo!