fbpx

O pasha ni Zot kur linda djalin vjehrra as me puthë s’ ma ka lan,Dy her ma ka mshu vjehrra ime edhe nuk kam mujt me…


O pasha ni Zot kur linda djalin vjehrra as me puthë s’ ma ka lan,Dy her ma ka mshu vjehrra ime edhe nuk kam mujt me…-Pershendetje Histori te Jetës!Jam 25 vjeqare e martuar ne Deçan dhe jetojmë ne Zvicerr, asgje me keq nuk paska se me shenu per familje te re keshtu, ngase q‘do femer enderronë lumturi te burri.Une jetoj me vjehrren dhe burrin, fillimi i marteses ishte me i mirë se sa qe kam mendu, mbeta shtatzan dhe aty ndryshoj gjithqka, burri punonte dhe me thoshte dil me hecë mos rri vetem mbyllë, dil me hecë se e ke me lehtë per lindje, nje dite duke dal me tha vjehrra nuk e kem adet mi lan nuset me dal pa burra, u ktheva u mbylla ne dhomë, nuk i tregova burrit hiq.Une linda para kohes, gjatë kohes kur i kisha dhimt vjehrra me burrin me detyruan me hec neper shkallë te spitalit 8 kat, se thoshte vjehrra keshtu shtrit nuk ki me lind kurrë, o Zot vdekjen e kam pa me sy, se janë dhimt e lindjes tmerruese, e paramendoni me hecë 8 katë te naltë.Pas dy ditesh erdhi koha me lind dhe vjehrra deshironte me ndejt ne sallë te lindjes, une nuk pranova se me vinte marre prej burrit e leje prej vjehrres.Pasi lindja perfundoj, as 20 orë nuk nejta ne spital se ishte kerkesë e ktyne qe mu kthy une nshpi, dhe menjehere erdhen musafirt, ne ate gjendje ju sherbeva, pasi shkuan flejtum ne gjumë, ne oren 4 te mengjesit beba ime fillon me qajtë vjen e merr vjehrra dhe thotë ti je budallicë nuk din me kqyr, e ushqenin me Aptamil, une e nxjerrja qumshtin e gjirit me pompa, se nuk ma linte beben me pi qumsht n‘gji, o pasha ni Zot as ne dorë s‘ma ka lan, as me puthë s’ ma ka lan se thojke pi dalin puqrrat, normal qe kerkojsha beben me pas afer, s’ kam pas perkrahje prej burrit, me rendesi nana vet mu knaq, kam qajtë ditë e natë kerkujna si ka interesu.Burri shkonte ne punë une e mora beben me shti ne gji, erdh e mur, edhe i kish shkru mesazhë burrit qe gruja jote veq dajak po lyp se e ka shti ne gji djalin, qata lotë t‘mi u pagofshin prej Zotit, se kam vujt shumë,nejse, erdh burri prej punes ja lexova sms se nuk ishte hera e pare, u mundova mi ikë konfliktit po nuk munda, isha 2 javë qe kisha lind, me maltretui burri, per spital me pat ba, nje ditë tjeter me mshoj edhe vjehrra me doreë pasha Zotin, burri ishte aty, as nuk i thoshte ndalu, une nuk ja ktheva me doreen, keshtu ndodhi dy herë qe me mshoj plaka. Nuk po e le veten te mirë, se edhe une jam temperamente, mirepo une fola vetem per djalë qe po e du afer vetit, dhe nuk ma lejuan, keshtu zgjati 3 muaj, pasi e ndala gjinin se nuk mujsha me vazhdu me pompa me hek qumshtin dhe me derdh ne lavabo, se as djalit s‘ja jepke, masi e ndala gjinin ma la djalin me flejt me mua.Nuk po e kuptoj pse me dhezë vetem ne prezencë te burrit, se kur burri nuk eshte ne shtepi ajo sillet shumë mirë me mua, nganjehere tham a asht kjo per Zotin.Nuk po i le keta ne faj, fajin e kam vet qe pranoj ende me qendru ne kete shtepi, se me shume ha dajak se bukë, jam e shkatrrune ne shpirtë.Tani e kisha djalin ne spital, i cili eshte vetem 7 muajsh, nuk donin t‘me linin me te ne spital, naten e parë jam qmend qe nuk isha afer djalit, neteve tjera qendrova me te se u tranova, dhe kur vinin keta dy me thoshte vjehrra qu prej krevatit se po ngjitesh, a une isha afer djalit tim, se ishte me infuzion, aj kishte nevoj per mua, une u zgjova dhe u shtri ajo te djali, besoni qe nuk po mundem ma, kam fillu me pas krizë nervore.Ne Kosovë isha profesoreshë, ndersa tani e ula veten si dhe jeten time shumë poshtë, e dashurova marrezisht burrin tim, isha ne gjendje jeten me jap per ta, por ketij nuk i interesojnë deshirat e mia, vetem te nanes te vet. ky prap thot duhet edhe nje femije, me thote te premtoj qe ke me kqyr vet, mirepo une nuk jam ne gjendje me pas njehere femije tjerë, jam shume keq shpirtnisht. Ju betohna ne Zot se kjo histori e vertetë është.
Po behen dy vite qe jam ne Zvicerr vetem 4 ditë kam qenë te prinderit e mi, nuk me kan lan ma shumë, tani nuk me qon burri se thotë s‘kam pare, dhe nuk eshte e vertetë, po merzitem shumë, edhe se me maltretuke burri une prap e dashurojsha, mirepo tani me ka ardh te hunda ç’ do gjë, edhe burri mu ka largu prej zemres, nuk jam duke dasht me gjet fat tjeter, kam deshirë me vdekë me ta, mirepo vetem nese permisohet, se nuk du djali im mu rritë ne ambient ku me sheh mua duke hanger dajak ç’do ditë.Me shenu per jeten time pasi u martova- nuk mjaftojnë as fletoret, Ju lutem me ndihmoni, se me mundojnë shumë keto gjera, Ju lutem postoni sante historinë time!