fbpx
u kajt

Nuk ka ma keq se me pa Burrin tu kajt per shkak t’Babes t’vet, me dal s’guxojm pa e vet Vjehrrin!


Nuk ka ma keq se me pa Burrin tu kajt per shkak t’Babes t’vet, me dal s’guxojm pa e vet Vjehrrin! – Pershendetje motra dhe vllezer. Jam ajo vajza qe kam shkruar para ca ditesh per probleme me vjehrrin. Po ju shkruaj prap nga fb i shoqes sepse un skam fb. I kam lexu te gjitha komentet faleminderit per kohen qe e keni nda me lexu historin time mirpo dua prap te sqaroj gjera me thellsisht !! Ka pas koment qe ka than se nashta vjehrri tutet me ja hup pasurin ose gjonat qe i ka ber gjat jetes! Informacioni nr 1: Ai eshte ne mosh mund te besoni se nje mashkull gjat gjith jetes se vet ska punuar asnjeher dhe ka jetuar vetem nga gruaja? Nr 2: kur ka pas para te gjitha i ka dhan mbas alkoolit dhe femrave tjera! Nr 3: kur ka ardh i pit ne shtepi ka maltretuur gruan dhe femijet dhe vjehrra ime per shkak te 4 fmive ka duruar me vite te tera, ka punuar dhe gjith jeten ua ka kushtuar vetem femieve te vet. Sod behen 3 vite qe jam e martuar dhe jetojm me te, burri im dhe ne kemi presion te madh, kur burri im kapet me baban e vet shtepia shendrrohet ne ferr nga vjehrri. Besoni qe nuk ka gja mat rand se me jetu me ni djall te vertet qe gjdo dit i bon me lot familjen pa faj vetem se don te komandoj ne gjdo aspekt dhe ne gjdo gje , jetojm si te burgosur nuk kemi harmoni nuk kemi lumturi per shkak te tinaj. Ne nuk guxojm as fb me pas as me dal as kurgjo ! Ne falum namaz dhe i lutemi Zotit qe tna largoj kit situat mirpo nuk dim se qka te bejm te gjith jemi lodh duke jetu me ni diktator nuk ka ma keq se me pa burrin tu kajt per shkak tbabes tvet. Kemi dashur te ikim nga shtepia pasi financiarisht jetojm mir mirpo kemi frik se na gjen dhe na lendon sepse nga ky mund te presim gjithqka, Allahu ju shperbleft per keshillat tuaja. Ju lutem anonim sepse nuk eshte fb im dhe nuk dua ti qes probleme mikes. Juve Allahu ju shperbleft per kete faqe qe po ju ndihmoni njerzve me probleme te ndryshme!