fbpx

Nuk e kuptoj pse Zoti e solli këtë njeri në jetën time kur un jam e martuar,E di që kam bërë gabim që jam dashuruar me të, por…


Nuk e kuptoj pse Zoti e solli këtë njeri në jetën time kur un jam e martuar,E di që kam bërë gabim që jam dashuruar me të, por…-Histori pësonale E dua shume!! Është natë! E mërzitur dhe e strukur në një cep të dhomës po mendoj për atë, po mendoj për këtë dashuri që u shfaq për mua kaq vonë, kaq papritur, kaq e bukur, kaq e fortë. Nuk e kuptoj pse Zoti e solli këtë njeri në jetën time dhe pse e bëri atë djalë të dashurohej pas meje, kur Zoti e di shumë mirë se unë jam e martuar dhe ti ashtu si une dhe nuk kam të drejtë të dashuroj dikë tjetër. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se një ditë do të dashuroja dy herë, se do të dashuroja dy veta njëkohësisht. Çfarë çmendurie! O Zot, sa dhimbje të madhe që ndiej në shpirt! Ndihem në faj që ndihem e dashuruar pas tij …(vazhdon historia me poshte…)

E di që po të bëj një hap përpara do të jetë një hap shumë i gabuar, që do të më bëjë të ndihem në faj gjatë gjithë jetës sime. Më mirë po tërhiqem. Ka raste kur marr pasqyrën në dorë dhe me një shikim të pafajshëm filloj e gjykoj veten time. Pse unë e lejova zemrën time që të ndiej për dikë tjetër? Pse e lashë veten që të më rrëmbente shikimi i tij? Pse ajo telefonata e tij e rënë kot në numrin tim më bëri që të mendoj për të? Si më ndodhi mua që e lashë veten të më rrëmbente ai vetëm me bisedat që bënim, pasi ishim kaq larg e nuk njiheshim aspak? Hë pra, pse? – i them vetes në pasqyrë. Ja çfarë qenka dashuria: engjëll, djall, që të hyn në zemër dhe atëherë kur s’duhet, hyn vetëm për të të lënduar. Pse ajo mund të luajë me ne sa herë që do, edhe atëherë kur ne nuk duam ta pranojmë? Por unë i kam shpallur luftë dashurisë. Mendja ime po lufton me zemrën që aty brenda e mban të fshehur dashurinë për të. Ndoshta Zoti do të më bëjë të lumtur me këtë dashurinë e re që ma bëri si dhuratë, por dashuria dhe respekti që unë ndiej ndaj martesës sime dhe burrit është shumë e paprekshme. Më mirë do të preferoja vetminë sesa të bëhesha e dashura e një tjetri …(vazhdon historia me poshte…)

Edhe pse ka shumë çaste në jetën time kur e ndiej të nevojshme që të kem pranë dikë, thjesht sikur ta përqafoj, por nuk ia jap vetes këtë mundësi. E ndiej që jam e dashuruar dhe nga kjo dashuri po vuaj shumë. Nuk dua ta pranoj se e di që do të lëndoja shumë të tjerë dhe nuk do t’ia falja vetes kurrë këtë gjë. Nuk dua ta lëndoj këtë djalë që të ngatërrohet me një grua të martuar. E di që kjo lidhje nuk do të kishte funksionuar kurrë, ndaj jam munduar në të gjitha mënyrat që ta largoj. Unë sot jam 30 vjeqe dhe kam fuqi të përpiqem ta kaloj këtë dhimbje, edhe pse po e shkel zemrën time. Truri më thotë të mos i dorëzohem ndjenjës e të qëndroj e fortë, më thotë që më mirë të vuaj unë, por atë dashuri ta lë ashtu siç është. Por zemra e do ta ketë pranë dhe mes lotëve që rrokullisen njëri pas tjetrit, sikur e shkuara ime të mos kishte një emër, më duhet ta lendus këtë dashuri. Por e di që bashkë me dashurinë kam lendurë edhe atë, edhe veten. Unë vdes çdo natë dhe ngjallem çdo ditë për engjëllin tim të vogël. E di që kam bërë gabim që jam dashuruar me të, por ai erdhi në jetën time atëherë kur unë kisha nevojë për dikë . Me të kam qeshur, kam qarë, më ka bërë që për pak çaste t’i …(vazhdon historia me poshte…)

Harroja të gjitha problemet dhe hallet dhe më ka falur vetëm gëzim. Nuk munda t’i rezistoja më, edhe pse luftova shumë me veten që të mos e doja. Edhe ai të njëjtën gjë bëri, por më kot. Dashuria ishte më e fortë, por edhe për sa kohë. Unë do të bëhem lendusësja e kësaj dashurie, që lindi ashtu pa e kuptuar. dashuroheshim akoma më shumë? Por kur je e martuar kjo gjë quhet paturpësi, kështu të paktën shumë njerëz e gjykojnë. Për mua kurrsesi nuk është mëkat që të dashurosh, sepse dashuria s’ka limit. Por jetojmë në nje vend te turbëshem dhe më duhet ta pranoj, “sipas vendit, edhe kuvendi”. Ndoshta kam bërë faj, ndoshta kjo që unë kam bërë mund të quhet tradhti, por edhe burri im nuk është shenjtor, pasi edhe ai ka shkuar me një femër tjetër. Ndoshta nuk ka shkuar nga dashuria, ka shkuar vetëm për mardhanie, por ç’më duhet mua, rëndësi ka që ai ka shkuar me dikë dhe mua kjo gjë më bën të çmendem, Jo se nuk e kam të nevojshme, sepse edhe femrat kanë nevojë për mardhanie, ndoshta ndonjëherë edhe më shumë se meshkujt, kanë nevojë për dikë që t’i dojë, t’i respektojë, t’i mbrojë, njësoj siç e kanë të nevojshme edhe burrat që të kenë pranë një femër sa herë t’ua ketë qejfi …(vazhdon historia me poshte…)

Është më se normale pasi ky është ligji i natyrës. Unë e dashuroj atë, por nuk mund të bëj më shumë se kaq. Unë nuk dua të rrezikoj lumturinë e shumë personave thjesht për të plotësuar lumturinë time. Të paktën kjo gjë ia vlen, nuk ka rëndësi se sa do të vuaj unë, rëndësi ka që unë të mos i lëndoj njerëzit e zemrës sime, ndërsa unë nga brenda le të vdes pak e nga pak, derisa Zoti të dojë të më marrë. Ndoshta kjo është gjëja më me mend që mund të bëjë për momentin. Zemër, Unë vdes çdo natë dhe ngjallem çdo ditë për engjëllin tim të vogël. E di që kam bërë gabim që jam dashuruar me të, por ai erdhi në jetën time atëherë kur unë kisha nevojë për dikë dhe nëpërmjet telefonit u bë miku im më i mirë. Me të kam qeshur, kam qarë, më ka bërë që për pak çaste t’i harroja të gjitha problemet dhe hallet dhe më ka falur vetëm.Kur të takova ty nuk ngopesha vetëm duke të parë, duke ndierë frymën tënde. Shikoja me shumë vëmendje çdo lëvizje tënden, buzët e bukura, sytë e tu tek më shihnin plot dashuri. Janë gjëra që nuk do t’i harroj kurrë. Ty të kam dashuruar më shumë se çdo mashkull tjetër, sepse ti je aq i mirë, je aq i dashur, aq i ëmbël, saqë unë nuk të rezistoj dot …(vazhdon historia me poshte…)

Edhe pse po mundohem shumë të rri larg teje. Nuk arrij ta besoj se si u dashurova me ty, kur e di shumë mirë që nuk do të jesh kurrë i imi. Pse vallë Zoti të solli në jetën time? Pse kaq vonë?Jeti, zemër, e di që duke u ndarë nga ty po të lëndoj shumë, por ti e di arsyen. Unë dhe ti nuk mund të jemi bashkë dhe nuk do të mund të jetonim kurrë të lumtur. Mua më vjen shumë keq që nuk kam mundësi të dashuroj zemrën tënde që është e lënduar nga dashuria e parë, por duke u munduar ta shëroj zemrën tënde hapa një plagë gjigante në zemrën time. U dashurova me ty, ashtu pa dashur e pa kuptuar. Ah, zemra ime, sikur të bëheshe zog dhe të më shikoje se sa shumë më ke bërë të vuaj, jo ti por dashuria që ndjen për mua! Ta them pa frikë se ti je njeriu më i mrekullueshëm që kam njohur. Ti je dashuria ime më e fortë, më e bukur, më e pastër. Më fal Jeti që nuk mundem ta mbaj të gjallë këtë dashuri, por më beso se këtë gjë e bëj për të mirën tonë. Kjo është një dashuri e pamundur dhe ne nuk mund ta bëjmë kurrë të mundur. Unë nuk kam më fuqi, ndihem e lodhur njësoj si ti. Ti e di arsyen pse unë nuk mundem të jem me ty. Ajo është shumë e fortë, më e fortë se unë …(vazhdon historia me poshte…)

E di që më kupton se çfarë dua të them.Tani je me kilometra larg meje. Ndoshta po mendon për dikë tjetër, por s’ka gjë, jam unë ajo që po mendoj për të dy. Jeti, faleminderit zemër, për çdo gram lumturie që më ke falur! Ti ishe gjëja më e bukur që më ndodhi. Por ta dish se dashuria ime për ty është shumë më e madhe. Edhe pse nuk ta fala trupin, nuk do të thotë se nuk të dua, por nuk do të mundja të jetoja më pa ty, larg teje.Këto ditë do të ikësh, do të më lësh vetëm. Ti do të më takosh, por unë nuk të pranoj sepse nuk duron më zemra ime që të të jap përqafimin e lamtumirës. Nuk dua t’i shtoj kujtime të tjera zemrës se kam frikë se një ditë do të plas. Ah, sikur ta dije se sa shumë të dua dhe sa shumë do të të dua! Sikur ta dish ti se çdo ditë po tretem pak e nga pak, duke u munduar që të të nxjerr nga zemra. Por si mund të të shkul që aty, kur ti ke zënë rrënjë? Megjithatë, edhe nëse unë dhe ti do të jetojmë larg njëri-tjetrit, ti mos u mërzit se jeta jote është përpara, do të ketë ditë më të mira edhe për ty. Do të lutem unë për këtë gjë. Do të vijë një ditë që do të dashurohesh dhe do të jesh i lumtur, nëse do të mundesh ta harrosh dashurinë që të ka lendurë aq shumë. Ndërsa dashuria që unë kam për ty do të jetë e paprekshme, s’do të lejoj që të jetë një dashuri tjetër mbi të. Dashuria që kam për ty, sa më ka lumturuar, aq edhe më ka lënduar dhe e di që nuk kemi faj as unë e as ti, por është e kotë të luftojmë për të.