fbpx
djali jetim

Ne moment qe Une quhem e martuar nuk do ket nje tjeter mashkull per mua, m’dhimet djali jetim me Bab te gjalle!


Ne moment qe Une quhem e martuar nuk do ket nje tjeter mashkull per mua, m’dhimet djali jetim me Bab te gjalle! – Pershendetje.. Po shkruaj dhe shpreh nje pjese te jetes-historise ose dhimbjes time,ndoshta dikush nga ju me nje keshille-mendim mund te me qartesoje idet,them qartesoje idet per arsyen se tashme nuk di me si te mendoj veproj apo te sillem.. ndjehem e lodhur e dorzuar. Jam 27 vjeqe e martuar jetoj ne itali kam edhe nje djale 4 vjeq Gjithqka filloj kur un isha 16 vjeqe,ishte dit vere dhe si cdo vere un bashke me familjen time shkonim 15 dit plazh,afer nesh rrinte edhe nje kusheri i babit me familjen e tij,nje dit prej ditesh vjen vellai i nuses kusherirt,un nderkoh lozja voliboll me vellezerit motren dhe disa te afermit e mi,vellai nuses kusherirt me kishte pare me vemendje afrohet tek ne, lozem pak te gjithe bashke dhe u larguam gjisecili neper cadrat e veta,keshtu ai vazhdoj te vinte per disa dit me rradhe.kur pas disa javesh vjen kusheriri babit dhe flet me babin qe ai (vellai nuses kusheririt ) donte te vinte te me kerkonte ne shtepi,babi kishte shum besim tek kusheriri kishim nje mardhenje te mire familjare,ne darke kur mblidhemi te gjithe ne shtepi babi hap muhabetin dhe me flet per ate,me tha te dal ta takoj e te flas me te por un kundershtova menjehere,ai qe ne pamjen e pare nuk me pelqente nuk me terhiqte me dukej shum i lenduzhde shum serjoz per mos te then qe shikimet e tij me ngjallnin frike pasi un isha gjithmone e qeshur krejt e kunderta me tipin e tij.. kur un kundershtova babi u merzit me mua vellai me tha qfar pretendon,ai eshte shum i mire nuk do gjesh me mire por pavarsisht fjaleve te tyre un thash nuk dua pergjigja ime eshte jo per ate njeri,te gjithe me rrinin me nerva me dukej vetja e tepert u merzita ndjehesha keq.. pas nje viti ai erdhi perseri ne shqr pasi jetonte ne itali dhe vjen po prap me kusheririn per tme kerkuar ne shpi.. familja ime me than te flisja me te.. u takuam na lan vetem ne te dy qe te flisnim folem rreth nje or dhe ai me tha ti jepja nje prgj ne ate moment.. mendoja nervozizmin dhe fjalet qe mund te me thon prap te shpis inati qe mund te me mbanin prap si heren e pare dhe prgj ime ishte po i thash qe jam ok ai u gezua un ika ne shpi te gjithe u gezuan perveq meje.. u fejuam ndenjem 3 vjet te fejuar,po merej me dokumentat e mia por koha kalonte e ai thoshte qe ishte e veshtire te dilnin dokumentat,zakonisht flisnim cdo dite ne telefon por nje koh kaluan dy jave qe nuk u degjuam me dhe telefoni tij dilte i fikur, nje dite dikush e telefonon babin tim dhe i thote: Mos ke pasur vajze per ta lenduur?babi i tha jo vajze per te lenduur nuk kam,perse ma thua ate llaf,ai i tha qe i fejuari im merej me budalliqe me droge e gjera te tjera qe zor qe mund te arrinte te krijonte nje familje,babi im nervozohet shum,vjen ne dhomen time ku gjendesha per momentin dhe me hoqi unazen nga gishti me mori telefonin hoqi skeden e thei dhe me tha qe un nuk do jem me e fejuara e atij personi dhe tha gjithashtu qe mos te merzitesha sepse nuk ja vlente,un nuk fola asgje u merzita pak pse dreqin po ndodhin ato gjera por edhe u gezova sepse nuk e doja ate fejese me ate.. Babi lajmron kusherirn dhe i thot se cdo gje ka mar fund me ate njeri,i fejuari im niset nga italia dhe vjen per tu sqaruar me babin,dalin ne nje lokal per te diskutuar dhe sic eshte perfekt per te mashtruar ashtu e mashtroj duke i then qe eshte mar me te gjitha poshetrsit por nuk do merej me qe do punonte e te mendonte per familje.. Vjen babi ne shtepi me nje mendim krejtesisht ndryshe nga qishte nisur dhe me thot vere unazen i kemi rregualluar muhabetet cdo gje do shkoje mire.. ah si me dukej vetja si loder si nje kukull qe e mer e loz me te e bejn qte duan,nejse.. Nje dite si per dreq bej nje aksident te tmerrshem me makin kur po kthenim nga shoqja ime e ngushte pasi ate e konsiderojme pjestare te familjes ne shtepin tone shkonim e vinim familjarisht,ndodheshim ne nje gjendje te keqe por shpetuam per mrekulli,kalova 10 dit ne spitalin ushtarak tirane,ai me telefonoj e me tha nese doja une qe te vinte ne shqr,un qe doja te ulerisja me sa ze kisha nga dhimbjet plaget e shkaktuara te aksidentit e mbaja veten e i thash jo sepse nuk kam asgje jam mire,i kishin thene se si ishte gjendja ime por perfundimisht nuk erdhi,pas 10 ditesh ne spital erdhi koha te dilja te ikja ne shtepi u ktheva po prap me ambulance sepse nuk ecja dot kemba ime kishte dale nga vendi dhe do qendroja 2 muaj pa levizur nga krevati po ashtu plag te tjera ne trup e ne fytyre.. kaluan ata 2 muaj te mallkuara me zor e me dhimbje qe shpesh here qaja e thoja Zot pse sma more shpirtin me mire,por jo,Zoti kishte rezervuar vuajtje tjera per mua,pasi kaloj ai muaj kisha per tu ngritur e per te ecur me paterica deri sa te behesha mire plotsisht qe mund te ecja vete.. ishte dhjetor me kujtohet si tani kur u ngrita nga krevati me ndihmen e mamit dhe babit me moren per krahesh e me nxorren deri ne verande jashta,mu duk si te kisha ecur per here te pare gjithca dukej ndryshe gjethet e pemeve kishin rene,bente shum ftohte,u ndjeva e gezuar per faktin qe u ngrita perseri ne kembe falenderova Zotin ne ato momente sepse gjat kohes ne spital flitej qe mund te kisha probleme por per fat cdo gje shkoj mire.. ndenja disa minuta jashta por pastaj filluan te me errsoheshin syte spo cendroja dot me ne kembe,per pak sa nuk u rrezova,me moren te dy prinderit e mi ne krah e me ndihmuan te shtrihem prap ne krevatin tim ku qendrova per dy muaj te tera.. i fejuari im vjen nga italia mer kusheririn prinderit e tij qe mezi kishin ren dakord te vinin pasi nuk shkojne mire me njeri tjetrin ,prinderit e tij jan te ndar prej kohesh me pak fjale nje familje me probleme.. mblidhen te gjithe dhe po flisinin ne dhomen e miqve nderkoh un isha e shtrire e prisja cfar do thon tashme,pas diskutimit vjen babi im dhe thot qe ata kishin diskutuar dhe kishin lene daten e dasmes.. asgje nuk me pyten asgje nuk menduan per mua,sa u trishtova por i gelltita lotet dhe pranova ashtu sic e kishin lene ata,dita dasmes po afronte e un mezi fillova te ngrihesha pak nga pak me patarica tamam si ata femijet e vegjel qe sapo nisin te ecin.. ishte atmosfer festash te gjithe pergatiteshin per Krishtlindjet dhe vitin e ri,gjithmone e kam adhuruar festen e Krishtlindjeve por ai vit me gjeti te coptuar fizikisht ashtu shpirterisht.. direkt pas festave ishte dita dasmes dhe me kujtohet dita kur do zgjedhja fustanin tim te nuserise,sapo mberrita ne dyqan syri zgjodhi njeren si me te bukuren aty,e vesha vellon me ndihmen e motres dhe shitses se dyqanit pasi un isha akoma me paterica,cte te them nje emocjon qe nuk e pershkruaj dot,dhe nuk zgjaten as edhe 5 sekonda para pasqyres qe lotet te ma pengonin shikimin,e doja ate vello ndjehesha princeshe para asaj pasqyre por nuk ishte momenti,jo ne ate gjendje qe ndoshesha una.. u afrua dita e dasmes,un i kisha thene te fejuarit tim te merte nje makine te vogel kur te vinin per te me marre,nuk me interesonte sa e bukur mund te ishte makina mjafton te ishte e vogel qe mos te kisha probleme me kemben,ati i kishte then i vellai qe do i jape foristraden e tij nuk kish nevoj te merte makin tjeter (sepse donte ti bente reklam makines pasi eshte teper mendjemadh) te Dielen e dasmes erdhi momenti te dilja nga shtepia zemra sa sme pushoj nje furi lotesh qe nuk dinin te ndalur,cdo hap qe me afronte pran krushqeve me friksonte me shume e ndjeja ne shpirt sikur po me braktisin te gjithe njerezit e mi e do vazhdoja nje rrug tjeter krejtesisht vetem tamam sic ndodhi.. Kur po futesha ne makine u ngrita lart lendova kemben pasi akoma nuk isha ne gjendje te mire,ndjeva nje dhimbje te tmerrshme,njerezit po afroheshin te me pershendesnin e un qaja i urreja te gjthe e gjithcka.. u nisem per ne shtepin e tij ose me mire te them ne shtepine e kunatit pasi ai nuk kishte asgje nuk i kishin dhene as edhe nje stol per tu ulur asgje prej asgjeje.. dasmen e bene ne lokal pasi mbaroj dasma nata e pare e marteses tone na u desh te shkonin ne shtepine e kunates motres burrit pasi ai nuk kishte asgje te veten.. pas nje jave arritem ne itali ku jetonte ne nje shtepi qe kishte koh pa paguar,pronari shtepis vinte kerkonte leket gjithcka per dreq ai nuk kishte nje pune te rregullt vetem sillej,rrinte deri ne oret e vona jashta me shoqerine e tij,kisha shum frike pasi nuk isha mesuar vetem.. dikur filloj te punonte nga pak e te sillte lek sa per te ngrene.. kaluan dy vjet tek ai nuk shikoja asgje ne rregull,doja te punomin te dy te benim plane per jeten te mirkuptoheshim me mjaftone vetem dashuria dhe kujdesi i tij e un do ta doja e do beja gjithqka per te,por ai bente shume per shoqerine zihej per shoqerine ato lek qe kishte i jepte per to gjithcka ata kishin nevoje ky ishte i gatshem per ta.Un kisha vendosur te beja te pa munduren per te rregulluar gjithcka,per ta dashur per te punuar e per te pasur nje mardhenje te mire me njeri tjetrin pasi ai ishte fati im ate kishte shkruar Zoti per mua dhe mundohesha me gjith shpirt qe te ndertonin nje familje te shendetshme,por nuk ndryshonte nuk e linte shoqerin dhe te dalat,pas dy vetesh martese mendova te kishim nje femi sepse femija do e kthente per shpi do e bente te mendonte me gjate,i kerkova te kishim femi ai thoshte gjithmone qe eshte heret per femi por si perfundim ram dakord,kur pas nje analize qe bera me dhan lajmin qe e prisja.mu lumturua shpirti,un prisja ne femij.. edhe ai dukej sikur u gezua nga ai lajm por kurr nuk me ndihmoj gjat atyre 9 muaj shtatzani gjithmon mu desh te ecja vetem e gjithcka ti beja vet,isha ne muajn e nent kisha viziten e fundit dhe i thashe te me dergonte ne spital sepse kisha nevoje per dike te me qendronte pran,me tha qe do shkonte ne pune e nuk e linte dot punen,mora autobuzin dhe u nisa vetem pas vizites nuk ndjehesha mire sepse foshnjes time edhe pak dit i kishin ngelur per te ardhur ne jete,u ktheva me autobuz perseri por pas fermate te autobuzit kisha edhe nje cop rruge te mire per te ecur ne kembe per ne shtepi,gjithcka po me errsohej hidhja hapat e me dukej kaq e gjat si asnjeher tjeter ajo rruge,mbahesha mureve te trotuarit e me ne fund arrita,u shtriva e nuk kisha me fuqi te mbaja hapur as syt e mi.. asgje nuk donte te dinte me shikonte te lodhur e nuk pyste nese kisha nevoje.me kishin len nje dat per te vajtur perseri ne spital dhe un i thash qe kete here te qendronte me mua pasi nuk mundja me vetem,bertiste e acarohej se thoshte se le dot punen,per mua se linte dot po te ishte per shoqerin nuk pyste e linte.. erdhi me mua kur vajtem ne spital bera nje tjeter vizit dhe i thash doktoreshes nese mbaruam nese mund te shkoja ne shtepi tashme sepse ai mezi priste te ikte por doktoresha me tha jo kur te shkosh ne shtepi do shkosh bashk me bebin tend ne krah, sa u gezova aq kisha edhe frike,po dridhesha e tera dhe me rridhnin lotet mendoja edhe sot qe femija jon do linde ai nuk donte te ishte aty. telefonoj ata te punes e ju tha qe nuk do shkonte ne pune,erdhi momenti qe une te ndjehesha njeriu me i lumtur i kesaj bote emocjoni me i bukur dhe ndryshe nga heret e tjera,lotet rridhnin nga gezimi kete here kur ne duart e mia mora engjellin tim femijen tim mrekulline time dhuraten me te bukur qe Zoti i ben nje femre.. u gezua edhe ai ne ato momente por asnjehere nuk na kushtonte vemendjen e duhur,ishte gjithmone i shperqendruar donte vetem te largohej nga shtepia nuk tregonte kurre se ku ikte me qa merej e me ke ishte,kuptova se ai me genjente me thoshte qe do punonin ne transferta nga dy jave larg qytetit e un rrija vetem ne shtepi me djalin duke menduar qe ai eshte ne pune madje me vinte keq per te thoja lodhet eshte dobsuar dhe i pergatisja ushqimet e tij te preferuar e doja qe te shendoshej pak deri sa nje dite ne mengjes si cdo mengjes tjeter para se te ikte ne pune un isha ngritur e pergatit per te ngrene por ai u acarua e hodhi pjaten menjean e me tha mos mu lut me se kur nuk dua nuk dua nuk do me besh me zor ti te ha,u ndjeva keq sepse nuk e kisha per qellim te keq perkundrazi per te miren e tij mundohesha.. ai thoshte qe shkonte ne pune dhe kur vinte dita te pagonim shtepin biletat ai nxjirrte gjithmone justifikime qe po i vononin leket ose qe eshte ngatruar me pronaret e nuk po i japin leket.. gjithmone thoshte keto justifikime.. Ato lek qe sillte ndonjehere me linte te blija qfar te doja me thoshte qe mund te dal e te shkoj ku te dua kam shkuar shpesh ne shqr kam ndenjur sa kam dashur dhe gezohej kaq shume kur un ikja me bente pershtypje sepse kur un pas disa ditesh ne shqr doja te vija ne it ai thoshte te rrija prap atje sepse ne it skam qa bej dhe merzitem vetem,sa her kthehesha ne shtepin time ne itali gjeja rroba femrash ne shtepi ose floke te gjata ne kreherin tim,e pysja dhe me thoshte qe kishin qene shoket e tij me te dashurat kan kaluar naten aty,i besoja sepse nuk e imagjinoja dot qe ai mund te kishte nje femer tjeter per arsyen qe dinte ta luante kaq bukur rolin e te pafajshmit te bente si engjell ja pse me linte te shkoja ne shqr shpesh.. cdo dit e me shum shtoheshin problemet,zihesha me te kur vinte ne 4 te mengjesit nderkoh un nuk dija ku kishte qene telefoni tij gjithmon silenzioso,nje nat e zura ne makine po fliste ne tel por jo me telefonin qe mbante gjithmone ai kishte telefon dhe numer tjeter qe un nuk e dija fare,u zum shum keq i kerkova te nxirrte skeden tjeter por ai e fshehu,nje rast tjeter telefonova nje numer qe kishte ne telefon dhe u pergjigj nje femer.. kam gjetur buzkuq ne makinen e tij dhe kembngulte qe ishte buzkuqi im nderkoh qe un i njoh mir gjerat e mia.. kur mbetej pa lek me humbisnin varset e floririt dhe unazat deri sa nje dit nuk gjeta me as rrethin e marteses.. gjithmone mbaja menjean pak lek ti kisha ne rast nevoje per djalin por nuk i gjeja me.. ziheshim dhe i thoja ti i ke mare ai bertiste dhe nuk e pranonte betohej qe ai nuk i kishte prekur,prap duroja.. mendoja qe ndoshta ai luan bixhoz prandaj i ben te gjitha kto,ishte shum i ftohte ne lidhje me mua nuk kalova kurre nje feste ditelindje apo nje rast qe ta ndjeja ngrohtesin e familjes,vinte ne shtepi shikonte tv hante rrinte deri ne oret e vona duke pare filma dhe nga mengjesi vinte tek dhoma gjumit dhe flinte krejt i qet,asgje nuk i bente pershtypje e un beja sikur flija por jasteku im lagej nga lotet ne heshjtje, mua cdo dit e me shume merzia me shtohej e vuaja vetem,ndonjehere flisja me te shpis ankohesha dhe ata mundoheshin ti flisnin me iden qe ai do kthente duke i folur duke e mar me te mira,ehh sa prita por me kot ai nuk ndryshoj kurre.. gjithmone vetem,pasi ai punonte larg dhe merzia gjithnje e me shum me shtohej,u semura kisha dhimbje te tmerrshme koke e nuk kisha fuqi te rrija ne kembe dhe me vinte te qaja,nuk dilja dot jasht nga shpia sepse me kishte zen nje trishtim sa ne cdo moment me rridhnin lotet,shkova tek doktori familjar dhe i tregova gjendjen time,ai me tha qe kisha kaluar ne depresjon dhe me dha disa ilaqe per ti vazhduar,ai perseri nuk donte te dinte asgje ishte si hije ne shtepi vinte nuk pyste asgje vetem shikonte tv flinte gjum dhe dilte nga shpia,tamam sikur un dhe djali te mos ishim brenda.. nje dit mar vesh disa fjale nga dy gra njera shqiptare tjetra romene,me thon qe duhet te hap syt per arsye qe burri im ka nje tjeter femer qe ka edhe shpi me qera bashke me ate,o Zot un gja ndjehesha keq por ai lajm ishte bomb per mua,e kisha ndjere tradhtine por nuk doja ta besoja,ne sy te tyre e mbajta veten mezi prita te ikja dhe pasi arrita ne shpi doja te ulerisja nga inati nga ajo dhimbje qe po me plaste shpirtin qaja pa pushim nje dhimbje e forte ndjeva ne zemer per gjysem ore mezi merja fryme por durova me kaloj pas gjysem ore.. thirra vellan ne tefon dhe i tregova gjthcka por vllai me tha te mos u besoja fjaleve te njerezve se do i rregullonte ai te gjitha ato probleme,vellai beri llafe me te prap duke i folur por prap ai shte perfekt ne keto drejtime duke ja mbushur mendjen qe nuk kishte faj dhe qe nuk merej me asgje te keqe,vjen ne shtepi dhe plas sherri mes meje e ati me betohej qe nuk kishte tjeter e nuk bente asgje te keqe,genjen zotin ne qiell kte e kam vertetuar nga ai me mijra here dhe vazhdon ta beje,un dua ta zbuloj ate njeri dua tja shkyj masken e tij prej engjelli e te dale fytyra e tij prej djalli ne drit qe ta besojne te gjithe kush eshte ne te vertete por akoma asgje,nuk di si te veproj ndodhem ne udhkryq e bllokuar tamam si statuje e ngrire,nuk di cfar levizje te bej.. kohet e fundit kam treguar mikeve te mia kete gjendje dhe me kan qendruar afer,keshillat jan te shumta,njera prej tyre ishte qe un ta beja xheloz duke gjetur dike tjeter POOOOR un nuk mundem ta bej dicka te tille,jo per ate por per fytyren time,per krenarin time,me esht ftohur zemra me ka ber te ndjehem perdhe e lodhur dhe e humbur por deri ate moment qe un quhem e martuar nuk do ket nje tjeter mashkull per mua.. nuk besoj me askend dhe askund gjithcka me duket kaq kot pa vlere asgje nuk me lumturon me,ajo qe me trishton me shume eshte ai engjell i pafajshem qe na dhuroj zoti,djali.. me dhemb shpirti qe ka pare kaq shume grindje mes nesh qe nuk e ndjeu prezencen e babait tij ne shtepi si cdo femi tjeter,ngrohtesia e babait i ka munguar shpesh here madje edhe ate koh te shkurter qe ishte ne shtepi shpesh i bertiste e bente te qante.. gjithcka mundem ta perballoj por lotet e femis tim me bejne te ndjehem komplet e dobet.. sa her mar force ne perqafimin e tij qaj dhe i them vetes ja ku eshte forca ime ai per te cilin me duhet te ngrihem e te luftoj me jeten e do me mjaftonte qe nje dite te shikoja lumturine ne syt e engjellit tim dhe cdo vuajtje e imja do harrohej.. Kam menduar 100 her te ikja te ndahesha nga ai edhe ja kam shprehur e me ka then ik e un prap kam qendruar duke menduar per djalin mos te rritet jetim me babin e tij te gjalle dhe perveq djalit nuk doja te isha barr e askujt pasi vellezerit kan krijuar familjet e tyre tashme dhe kan jeten e tyre.. Nje dite e verteta do dale ne drite por me ka lodhur pritja e gjate me ka lodhur gjithcka por do e arri qellimin tim duke i gjetur faktet qe ta njohin edhe ata qe e din per engjell.. me humbi vitet me te bukura te jetes,me shkatroj por besoj ne Zot dhe nese Zoti vertet egziston do e nxjerre ne pah te drejten,.. shkruajta nje pjes te shkurter nga ajo qe kam kaluar gjat ketyre viteve dhe vazhdoj akoma me kete trishtim vuajtje qe nuk e di akoma kur do mare fund nje her e mire. Me respekt (anonim)