fbpx
shpetu nje dhunimi

I kisha shpetu nje Idioti per nje fije, Babi im nuk me beson, Mami me vdiq, ate qe e dua Babi nuk me lejon…


I kisha shpetu nje Idioti per nje fije, Babi im nuk me beson, Mami me vdiq, ate qe e dua Babi nuk me lejon… – Pershendetje! Anonim te lutem! Po dua te ndaj historin time. Jam nje vajze 23 vjet. Tash po jetoj ditet me te keqia te jetes time. Gjithqka filloi para tri viteve kur studjoja ne Prishtine. Isha studente e vitit te trete ne fakultetin e mjeksise. Jetoja me vellaun ne nje banese te familjareve tane. Pasi perfundoi fakultetin vellau iku jashte dhe une duhet te jetoja vete ne banese. Prinderit punonin ne qytetin e lindjes, e vellezerit, te dy ishin jashte vendi. Krahas studimeve, pata gjetur edhe nje pune ne nje poliklinike. Klinika ku punoja ishte ne pronesi te nje familje doktoresh. Djali i pronarit, edhe ai doktor, po me ngacmonte. Fillimisht si kushtova rendesi. Meqense mua s’me pelqente mendova se do ta kuptoj dhe do te heqe dore. Me percjellte kudo, te fakulteti, banesa, bile edhe kur kthehesha ne shtepi ne fundjave; une udhetoja me autobus e ai me percillte pas me veture deri ne shtepi. Une jam njohur edhe ne qytetin e lindjes si vajze shume e bukur, me ka ndodhe qe te me lusin me jave e muaj por kjo situate po behej e tepert. E dija se e vetme s’munde ta largoj por vellezerit ishin larg e babit turpnohesha me i thane e edhe mami ishe e semure,s’doja ta merzise. Nje dite shkova te babai i tij, ia tregova situaten, por ai me tha qe duhej ta mendoja kete mundesi pasi ata ishin familje e njohur, shume e pasur dhe te dy mjeke do te ishim nje qift shume i mire. I thash qe s’kam qka te mendoj, po e lë punen dhe shpresoj qe ta mbaj djalin e tij sa me larg meje. Ishte koha e provimeve. Une kisha edhe nje provim qe te perfundoj vitin dhe te shpetoj pa e humbur vitin. Prej aty shkova te nje shoqe e imja ne banese qe te pergaditeshim bashke. Te nesermen provimi ishte me goje, e kalova.Doja ta lajmeroj mamin qe e kisha kalu por s’e hapte tel. Ajo ishte shume krenare per mua. Insistonte shume qe t’i perfundoja studimet dhe te hapja edhe une nje klinike timen. Kishte kohe qe kishte filluar te kursente parate per kete qellim. Meqenese ky provim kishte qene shume i rendesishem, shoqet me kishin kerkuar qe ta festinim ne mbremje. Perderisa po behesha gati, ai djali qe me ngacmonte me rrihte deren e baneses. Me kishte kerkuar prej mbreme dhe ishte qmend pse kam folur me babin e tij dhe qe kisha lene punen, e kisha blloku ne fb e tel.Nuk ia hapa. Prita se do largohet. Une u bera gati po ai vazhdonte te rrinte te dera, me shante, kercenonte… Dikur dola. Kur me pa, u qmend me ke po del, per ke je ndreq keshtu. Une doja te dilja jashte por ai me shtyu brenda ne banese. Me gjuante per toke, filloi te mi largoj teshat. Une bertitsha edhe pse u mundojke me ma mshel gojen. Mbeta krejt e zhveshun, ai tu mundu me mu afru sa ma shume. Dikur prej tutes as zani s’me dilke. Mendoja vetem si te shkoja te ballkoni i baneses, e te bie poshte ma mire, e dija qe pas atij momenti s’kisha pse te jetoja me. Per fat na kish degju nje djal nje kat me larte edhe me ndihmoi. Nuk di si kaloi ajo nate. Nuk shkova ne polici. Te nesermen u ktheva ne shtepi. Doja tu tregoja prinderve po s’dija as t’i gjeja fjalet. Ata dikur menduan se nuk e kisha kalu provimin, kisha humb vitin per kete arsye isha aq e merzitun. Nuk jua thash te verteten. Kom vujt shume per muaj me rend. Ai vazhdonte me me kercnu ne qdo menyre qe s’heq dore kurre prej meje, qe do ta lenduse kedo qe guxon te jete me mu. Vike para dyerve te shpise. E kisha pa çfare psikopati eshte, e tash u tutsha edhe ma teper me i than babit per te. Dikur fillova te flas me nje djal ne internet. Fillova me u dashuru ne te. Shpesh here i kom than qe s’mundem me qene me dikon. I kisha shpetu nje maltretimimi per nje fije edhe s’mujsha me me mendu me qene me nje djal. U tutsha me ja tregu situaten. Edhe ai u dashuru ne mu. Fillova me besu ne dashuri prap. Ai donte mu martu me mu, familje me pas bashke. Ia tregova gjithe rastin edhe ai me premtoi se ka me me mbrojt gjithmone, qe kom me vazhdu fakultetin prape. U ndjeva shume me fat. Kisha njoft njerin e anderrave te mia. Gjithqka te ai me pelqente. Ishte pak me i madh se une , per kte kisha besim te ai. Vendosa me ja tregu te verteten babit. U idhnu shume pse s’ja kisha than me kohe. E hupi besimin te une. S’donte te degjonte me per lidhjen time as per planet me u martu. Shkoj me bisedu me doktorin. Nuk e di qka mund t’i kete than por me s’me ka besu kurre. Meqenese mami kishte kohe qe ishte e semure, vdiq pas nje kohe te shkurte. Jetojme vetem une e babi. Babi s’me le me e vazhdu fakultetin pasi s’donte me jetu me vetem. As nuk ka pranu kurre qe te takohet me djalin qe une e du. Ai do te martohet vete. As une nuk mundem me e pranu martesen e tij. Une ka dy vite qe njihem me kete djalin e qe pret mos vendosi me shku te ai. Po merzitemi shume te dy. Une s’mundem me qene me dike tjeter perveq tij. E kemi provu te ndahemi. Familja e tij do qe ai te martohet. Tash po turpenohem para tyre kur me thone sa duhet me te prit ty. Se di si do te jetoj nese e humbi. Ai eshte e vetmja shprese per mu.