fbpx
nga Shqiperija

Nanat nga Shqiperija jon shume raciste ndaj Kosovareve, ma par e martojn djalin me Greke se sa Kosovare!


Nanat nga Shqiperija jon shume raciste ndaj Kosovareve, ma par e martojn djalin me Greke se sa Kosovare! – Pershendetje te gjith atyre qe do me mbeshtesin edhe atyre qe do me fajsojn e gjykojn. Vendosa edhe une me shkru Historin teme te kalume por edhe presente. Jom nga Kosova por lind e rrit ne America. Para 6 vitesh kur isha ne NY te halla qe e martoj djalin e ndejta 1 muj ne te njejtin restaurant qe e kisht dasma halla e njoftova nje djal te re qe esht nga Shqiperija. Filluam thjesht si shoqeri me qe u takuam edhe ne dy parti Shqiptar nderruam numrat. Ai vinte tek une me qe isha ne tjeter qytet isht udhtim i gjat e shkoja edhe une kur kisha dit pushim per festa me se shumtit. Ai jetone vetem me qe ishte ne process per mej sjell bab e nan ne Amerik une u perpiqa me te gjitha menyrat me ja rregullu dokumentat. Mbas 1 vit bashk ju dolen dokumentat prindve tij une gezova se me vinte keq qe nuk i kishte afer prinderit. Mori banes me te madhe blem mobilje ma la mu ne dor zgjedhjen por une mora edhe mendimin e motres tij qe ishte ne Shqiperi ne ate koh. Naten qe erdhen shkum ne airport bashk mej marr me lula e qokolates, ndersa nena e tij veq me ka vet a e KOSOVES je? I thash po. Ju ka nderru qehra grus thash se po dojn mej ra te fikt. Nejse shkum ne banes nisen me ardh te afermit une nuk pranova me ndejt e kom shku te halla. I thirra te nesermen me vet a kan pushu a jon mir. Kishin pas musafir e nuk e zgjata. Mbas 4 dit me thirr ish i dashuri me thot a po vjen me dal me manen shopping se nuk marr vesh per shitore te grave po i thash ok dolem , oh zot ajo gru me kqyrke SHUM keq thu se qka i kom bo. Nuk ja ndova mendjen neper shitore shkum me honger buk ne restaurant ai u ul afer meje nana e vet per ball. Na ka kqyr e i tha djalit vet duhet me kqyr me u feju ai i tha e kom gjet mam a pe shef afer meje veq u qu ne kom e tha sa te jom une gjall vajz prej KOSOVES nuk hin ne shpi teme. Une u habita ishim ne vend public as vet nuk dita si me reagu. Djali i vet i tha bisedojm ne banes ma gjat edhe te kom kallzu per lidhjen ton. Dolem jasht pa honger. Mbas anej sa her e thirrsha e kapke Nana e vet e me thojke ka dal me filanen jepke emra palidhje veq sa mem bo xheloze mu. Po une disha se nuk ka tjeter femer ai. Kalun 3 muj lomsh e rremuj. Veq kur me tha ne fund kesaj jave po shkoj ne Shqiperi ish muji Maj thash a jon mir prind tha jon merzit e po shkoj me ta . U takum 3 dit para se me shku e me premtoj se kur te kthehem kem mu feju. Me kerkoj me shku ne airport shkova ne airport me propozoj me unaz u habita po me qe e doja sigurisht se pranova. Isha shum e gezume baba i tij me perqafoj e na uroj fat ndersa nana e tij ne qendrim te ashper. Me telefonoj se ka nderri mir e me shkrujke kur kish internet. Mbas 5 dit qe kish shku ne oren 6mengjezit me thirr me tha po don mem feju prind nuk po du me te ra befasi te lutem me fal nuk kom fuqi me ndryshu kurgjo. Thash qka a je i vetdishem qka po fol. E msheli telefonin me ka thirr ma von veq kajke nuk po di qka po nodh me thojke. Une nuk kuptojsha kurgjo qka po nodh erdhe mbrapa nuk ma qelke telefonin. I shkova te puna ish lig njeri e ish i habitun me tha jom feju e kajke. Ew thash qka u ka nodh more keshtu. I shkova te banes me fol me prind tij me kuptu qka po nodh ata nuk ken aty i shkova edhe grus mixhes tij e veta ka jon tha kan dal veq hajde te folim pak se pe di per qka poj lyp. Hina mbrena me tha i ka bo te bome nana e tij ne Shqiperi e ka trullu djalin e ka feju pa deshir. Ateher u terhjeka ngadal edhe se me thirrke veq kur ish ne pun ose me shoqeri e kajke e me thojke se te du pse nuk po vjen mem pa. Por une nuk mujsha me vazhdu kur ai nuk ish vet-vetja. Edhe se e kom dasht SHUM bona zghedhje me u largu. Ndersa presenca jeme esht se si per hajgare kom fillu me bisedu me nje djal po ashtu nga Shqiperija edhe ai jeton dhe punon ne NY., esht shum i siqert edhe une jom bo e sinqert me te i kom tregu gjdo gje per veten teme. Perpos foto timen nuk i kom dergu. I kom nderru edhe numrat e telefonit 2 her. Nuk po du me lendu ket person por as veten nuk po du me lendu per te dyten her. Fakti qe nanat Shqiptare nga Shqiperija jon shum raciste ndaj Kosovareve. Na par e martojn djalin me Greeke Apo Italiane se sa Kosovare. Mos keq kuptoni por keshtu esht realiteti. Qka mendoni ju a po gaboj se i kom nderprer lidhjen qe ne fillim apo me vazhdu e mu lendu prap? Me falni se e zgjat pak …