fbpx
Mamin te tradhtoj Babin

M’tha Daja “Vertet ke par Mamin te tradhtoj Babin”, i thash “Po”, se mbaja mend nje sken por qe e kisha keqkuptuar!


M’tha Daja “Vertet ke par Mamin te tradhtoj Babin”, i thash “Po”, se mbaja mend nje sken por qe e kisha keqkuptuar! – Pershendetje. anonim plz. Jam nje vajz 24 vjec. Kam nje vajz si drita 4 vjec dhe jam ne pritje te femijes se dyt. Jeta ime ka qen shuum e veshtir qe ne mosh te vogel. Lumturia dhe harmonia ime jan prishur qe ne moshen 8 vjec. Ate koh me prinderit e mi jetonim ne greqi. Babi im fshetas mamit tim nje dit kur isha duke mbaruar klasen e dyt, me pyeti : nese un ndahem me mamin tend, ti me ke do doje te qendroje? un me babin isha shum e lidhur se mami normal si cdo nen do qe cupa e vet te jet e shkelqyer, kshu qe me qortonte shum. dhe un rrija mbas babit se ai me pergedhelte shum dhe nuk me qortonte si mami. kshu qe i thash: me ty, nuk ndahem nga ti. Kshu kur mbarova klasen e dyt babi vendosi te ktheheshim ne shqiperi. Me vendim per tu divorcuar nga nena ime. kthehemi ne atedhe. naten e par e kaluam te shpia jon. diten tjeter na mer mua dhe mamin dhe vemi te prinderit e mamit vemi atie. ata u gezuan nuk e dinte njeri se ca do ndothte me von… poqen sheleg gallat muabet si perher.. ne mengjes babi im u thot te shpis, ishte gjyshi, gjyshja dhe daja i vogel. Dhe u thot e mbani cupen tuaj se nuk esht per mua. cupa do rri me mua pyeteni po te doni. un isha ne gjum dhe u zjova nga zhurma e dajes qe hyri ne dhom dhe me zgjoi me tha vertet ke par mamin te tradhtoj babi??? un mbaja mend nje sken qe kisha par. por si femi e kisha keq kuptuar. dhe I thash po. Po ti do te rrish me babin me tha? po I thash. Dolem per te ikur o zot me kan ngel ato skena ne mendje sikur te ken ndodh die. luft se kush do te me mbante mua sikur kishin nje bluze ne dor dhe terhiq njeri terhiq tjetri. Po veja sa andej ktej… Me pas daja donte te lendonte babin. Vajti brenda mori disa gjera me pas ciften mbasi nuk e lan ata qe ndodheshin aty e mbajten ne oborr kishin nje stiv me dru dhe nje spat daja rrembeu spaten dhe ju versul babit per ta godit un uleria “mos ma lendo babin,mos ma lendo babin.” dridhesha qaja… pffff….. nuk I beri dot gje babit. ikem ashu sic ishim shpejt e shpejt una sbathur ne gjys te rruges me sollen sandalet daja prap nga mbrapa duart e tyre ne fyt. aty verdall gjeta nje shop dhe I bija dajes lere babin. se e kish kap per fyti. erdhen I ndan dhe ne ikem me lendup. .. dhe kshu ndodhi ndarja me maltretime. Me pas gjyqi. un ndenja me babin.(gabimi im me i rend) gjat gjith kohes babi me bente presjon psikologjik: nese ti e takon maman tende me ne shpi time sfutesh harrom. nese ti rri me ate un do i lendoj te gjith ata dhe pastaj do te lendoj dhe veten. kshu in nuk e takova nenen time per 10 vjet. babai per shkak te kapricove te tija donte tme mbante mua me patjeter vetem e vetem per tu hakmarr ndaj nenes time. Sepse kishte nje mendje te semur, gjerat duhet te ishin ashu sic i mendonte ai, te verteta ishin vetem ato qe thoshte ai. Me ka rritur me urrejtje ma kish mbushur shpirtin me urrejtje per nenen time. Gje qe sot jam ber shuum pishmend. E kam urryer nenen time e kam refuzuar e kam fyer dhe ofendur ne menyra me te keqia. Jeta vazhdoi babai u martua prap ikem ne greqi prap un vazhdova shkollen ku e kisha len. Ne moshen 15 vjecare nga ceshtja e ekonomis kthehemi perfundimisht ne shqiperi. Ne shqiperi mbarova klasen e nent. Dhe me pas babai sme la te vazhdoja me shkollen sepse kish ato ystifikimet e ti te semura.. me la me kte jet nje hic. nuk me beri te jem e zonja e vetes. por me rastin e par me gjeti burr per tu martuar. me dha per burr nje burr qe donte per vete burr. 2 muaj e gjys e martuar nuk me preku njeher me dor. un isha 18 ateher nuk kisha eksperienc se si sdilet nje cift i martuar mendoja se ndoshta i dukem e vogel dhe i vin gjynah nje dit me pyet njarka sipo skon ne te un ithash asgje nuk ben vetem fle… ajo I tha babit eee ndodhen te tjera me pas erdhi me mori nuk me la atie. kur ai sesh kader per nuse pse u martove tha apo donit sherbetore ne shpi. u ndava. me pas nje shok I babit I thot qe kam nje njeri timin per cupen. Pranoj se e kisha kuptuar tashme qe un isha nje barr per te dhe thash ne djall kjo jeta ime te jet si te jet vetem na ti te iki te shpetoj. dal e takoj me familjen pranojm te dy. dhe martohemi. filimet ishin te mira por kam pasur shuuum veshtirsi sa ktheja koken ne qiel dhe thoja o zot ku I ke syt dhe veshet per mua, pse me denove qe 8 vjece. kujt I kam ber faj. pse I heq te gjitha kto. mamaja e burrit i tha shiko beje nusen me nen ti thot goja nen dhe asaj. u mundua burri dhe e gjeti ne fb dhe i shkruajti. ajo pranoi me lendup qe te vinte te un. kisha qe 8 vjece pa e ndier aromen e saj dhe ne moshen 18 vjece e perqafova per her te par. Qe ateher nuk jam ndar me. por ndihem shum keq sa nuk shpjegohet me fjal. jam penduar per gjithcka qe I kam ber se ja kam perveluar shpitin per 10 vjet me radh. ndaj mundohem qe ato qe ka kaluar ajo dhe un mos ti kaloj dhe cupa ime se dhe jeta qe kam tani qe kam nuk esht ajo qe meritoj. un vuaj shpirterisht sepse si vajz e re qe jam nuk po e shijoj jete fare jam tamam si e burgosur nuk dal nuk kam shoqe me muret ter diten dhe kur bej muabet bej me cupen 4 vjec. Jam lodhur nga te gjitha vuajtjet qe kam kaluar. Kur do vin dit te varsha dhe per mua?! Por prap qendroj e fort se e dua familjen dua te kem familje te bashkuar nuk dua qe femia im te vuaj sic kam vuajtur un neper dyert e gjykatavre. Te me falni nese ju lodha por e mora kte mundi per te shkruar per ata qe bejn gabimin e babait tim mos I ipononi femit te zgjedhin njerin nga te 2 prinderit se femia krijohet nga te 2. Mos I braktisni femit per te qenur ju rehat. Nuk ka faj ai femi te shikoj njeher njerin prinder njeher tjetrin. Femia i do prinderit te bashkuar jo ca andej ca ktej. Ju faleminderit per kohen tuaj te cmuar qe lexuat historin time. Kisha nevoj per tu shprehur diku pa me njojtur njeri dhe pa u ber thashethem historia ime. flm.