Mire kalojm mes veti por kur po kemi mardhanie Une spo mundem ta perfundoj deri ne fund se po kam shume... | Histori Të Jetës

mes veti

Mire kalojm mes veti por kur po kemi mardhanie Une spo mundem ta perfundoj deri ne fund se po kam shume…

Mire kalojm mes veti por kur po kemi mardhanie Une spo mundem ta perfundoj deri ne fund se po kam shume… – Pershendetje faqja ma e mira, vendosa edhe un me shkrujte historin time e shpreso tme ndihmoni me kshilla edhe mu si tjerve…Jom nnje vajz 25 vjeqare e fejuar qe dy vite ne Pejë me te fejuarin jemi njoftu permes rrjeteve sociale, kemi dal bashk kemi kalu shum koh tmir, osht tip i qet, i kuptushem, fetar mundohet krejt kerkesat me mi plotsu edhe lidhja na shkon shum mir, po ashtu me familjen e tij e kaloj shum mir om dojn om respektojn ashtu dhe un ata, po problemi qendron qe pasi jemi feju kemi vendos me pas diqka ma shum se puthje, dmth me pas mardhanie intime, por osht puna se un spo mundem at proces ta perfundoj, tashme qe dy vite, hera e par qe e kemi provu ka qen stresuse dhe shum dhimbje kemi fillu( me falni per fjalorin kaq intim) por kam pas shum dhimje dhe shum gjakderdhje edhe pse skam pas presion prej tfejuarit qe me kry patjeter, mandej asniher skom mar guximin qe me vazhdu ma tutje, i fejuari me kupton por ne vitin tjeter martohemi dhe ne asniher skem arritur ta perfundojm ket proces vetem tentojm kot. Disi e humbi energjin kur jemi bashk per ket proces skam fuqi dhe po ashtu shum frik ta provoj perseri, jom ra ne halle te madh sdi si tia bej ta kryj ket proces nje her e mir, me shum me dhemb fakti qe i fejuari im eshte nje tip qe vetem te mira me ofron e me kupton ndersa un smundem ta bej te lumtur. E dua dhe me don shum, nuk kemi asnje problem tjeter gjithqka na shkon shum perfekt, me respekton me jep dashuri dhe per gjithqka eshte afer meje, po ashtu dhe un e dua shum gjithqka jom ngjendje me ba per te, perpos qe ket proces spo mundem me e kry, kam mendu te hyj ne nje operacion po ai po kushtojke dikun 400€, eshte kogja nje shum edhe pse dyt punojme, se di se di jam ne hall te madh nganjeher futem ne mendime aq te renda sa qe humbi krejt, vitin tjeter martohemi kemi shtepine ton qe do jetojm vetem ne dy bashk qdo gje e kemi planifiku gjith jeten e kemi super po ashtu siq thone ska njeri pa ni problem ose pa nje hall, e halli im osht ky qe po ma mundon shpirtin. Sdu me humb njeriun e zemres dhe po ashtu sdu qe me ardh deri ajo pik qe mem tradhtu me tjeter. Kisha dashte mem ndihmu ju qe keni kalu ne ket faze, deshta te ju pyes juve te me jepni ndonje kshille tmire, ofendimet e nenqmimet mbani per vete, deshta te ju pyes per ndonje tablete qe mi largon dhimbjet, ose diqka qe ma rrit adrenalinen qe mem shty me kry ket proces, vertet jam ne hall te madh nuk dua ta humb te fejuarin tim. Ju kisha lut te me ndihmoni me diqka qe e dini qe ka ndiku te tjert ose ndonje rekomandim tablete ose ndonje gjinekolog. Ju faleminderit shum nese e postoni.