fbpx
po i rris jetimat

M’tha Burri “Do ja falim fëmijen Vllaut të gurbetit se Ai nuk ka fëmij”, Unë refuzova por tash…


M’tha Burri “Do ja falim fëmijen Vllaut të gurbetit se Ai nuk ka fëmij”, Unë refuzova por tash… – Përshëndetje miq. Edhe pse kam shkru historin teme sonte mu mbush shpirti e dojsha me kjajt një dert se zemra po mbahet cop cop se skam me kand me fol. Jeta nganjëher tregohet e padrejt me neve po e di se nuk jam pendu për gjith ato momente që i kam kalu tmira e tkqija fundja ky ka qenë caktimi Zotit. Çdo gjë filloi prej para 6 vitesh kur u njoha me ish burrin tem babain e vajzës teme me msitni si shumica qifteve. Në fillim nuk e pata pëlqy po e dini si jan disa njerëz ke ba 24 vjet a po don me mbet nshpi tbabës e pranova thojsha me veti ndoshta kam me dasht dhe e vërtet ashtu ndodhi. Duke kalu ma shum kohë me ta u dashurova dhe u fejum fillum me ba plane për martes po ai menjëher mi fiki shpresat tuj mthan se dasëm skem me ba se kem me maru shpi e skam pare për harxhime tjera. Kjo shkak se nuk ishin mir me vllaun që ish këtu po me at tgurbetit mir po i shkojshin punt. Nejse pas do kohe nisi mem injoru as spo dilshim as sen kur po mthon un po du me u nda me vazhdu lidhjen me ish të dashurën i thash ok po pse atëher mshtine nshtrat meqë ske pas qëllime serioze? Nuk tkam shti me zorr ma ktheu dhe vendosëm me u nda. Pas do kohe vendosi me u kthy dhe un ia fala hatri familjes tuj mthan se ndodhin ksi sene po nuk mendova se pas ksaj do vij ma e keqja. E banëm shpin bashk me burrin ngase punojshim tdyt dhe un shkova. Pas kësaj e mora lajmin ma tbukur që një femër mund ta mer po prisja një engjull por ky lajm burrin tim nuk e gëzoi dhe më bënte presion që ta largoj fëmijn por un nuk pranova kur e pa ai vendossmërin tem mtha do e lindësh por do ja falim fëmijn vllaut të gurbetit ngase ai skish fëmij por un refuzova. Shpresoja se do ndryshoj kur të lind fëmija gabova çdo dit edhe më shum përkeqsoheshin gjanat më tradhtonte më e keqja më njoftonte edhe më të dashurat mi tregonte fotot me to kurse un vetëm heshtja ngase kisha fëmij. Kur u tregova prindërve të tij me shpres se do ti flasin diçka ata më than burri për shtat gra është ty çtë hyn në pun. I thash atij nëse ndonjëra nga ato të bën të lumtur mere si grua të dyt por ai refuzonte. Sikur mos mjaftonte kjo 1 vit pasi lindi vajza më ndodhi edhe një gjë që më tronditi edhe më tepër u diagnozifikova me leukhemi mundohesha me bisedu me burrin tem por më kot ai skishte koh për mua saher që u afrohesha për ti treguar u largonte nga un. Pas do kohe iki larg nsuedi te vllau për me punu aty nejt pothujse 1 vjet saher qe dojsha me bisedu pêr kët tem ai më injoronte. Kam luftu me smundjen 3 vjet pa e dit askush veq nje mikes time. Mendoja se po ju tregoj te afermëve të mi ata që më duan do pikllohen ata që më urejn do të gëzohen. Isha e vetme pa përkrahjen e askujt të vetmin motiv kisha vajzën time. Në fillim mran flokët kisha vende vende dhe ato i preva burri mthonte shëmtir njëher i fola për sëmundjen i thash do iki nga kjo botë skam për me jetu gjat më tha nuk e kam un at nafak. Jetoja e përbuzur nga ai dhe familja e tij por para tjerve buzëqeshja isha e lumtur. Kur u kthy ai nga gurbeti kishte ndryshu total në fillim ishte i sjellshëm me mua por pas do kohe kur i pash mesazhet kishe fillu lidhje me grun e vllaut vet i thash me ndërpre ose krejtve kam me u tregu çka po ban në fillim mir u ba kinse spo fol ma me at. Mas do kohe vendosi me shku ngjermani si krejt shqiptart u munova ta ndaloj po kot spo mpyete nuk mllogariti për kurgjo. I bani 3 muj e erdh prap telin e kish ba me pasvord i thojsha pse kshu mthonte e mer vajza e kërkon napër shoqni po sma tregonte pasin. Një nat tinza e pash pass kur e zuni gjumi e pash se ai ende vazhdonte me kunatën i kishin dërgu njani tjetrit foto e sene tjera u tmerova për besë vendosa me i fotografu dhe ia dërgova kunatit vllaut burrit por nuk e disha se po ia nënshkruj fermanin vetit tem ai mu kërcnu tuj mthan mos nxir fjal për grun teme iu kërcnu edhe familjes teme. Familja jeme po edhe e burrit mgjykojshin mu pasi para tyne un dilsha si gënjeshtare prova skisha pasi ai i kishe fshi mesazhet edhe ntel tem edhe te i veti. Mas do kohe filloi mem urdhnu burri me nxjer pare prej kontos vet pasi mbani autorizim se kinse ai skishte koh për me shku nbank po mthonte hyn mrenda jo me kartel e un nuk e dija se çfar po planifikonin vlla me vlla dikur e pash mesazhet se kët ata e kishin ba për mem akuzu kinse un kam vjedh prej burrit tem. Jeta mra nme dore përsëri tani para gjithve u bana edhe hajne skishte ma keq. Un nuk mundem me kuptu si mundet ai mos me reagu kunder gruas vet e vllaut po e nxirte me mu njeher biles burrit i thash mos e keni ba treshe kur keni qen atje ai mgoditke ma e keqja se më maltretonte para syve tvajzes. Masi u ndam vajzen e mora un se sdojsha me lan mu rrit në at familje tdegjenerume i thojsha shpesh hajde mere vajzen me pa se do te haroj po nuk pranojke tash ai po don me taku po vajza spo don me pa edhe pse e vogel gjitha i mba mend thot se du babin. Biles tash mkërcnohet me jetë nëse nuk la me taku me vajzën po vajza vet spo do. Tma bani hallall se shum e zgjata. Ju faleminderit shum.