fbpx
19 vjecare

Vajza 19 vjecare eshte mbyll ne vete dhe rrin mbyllun ne dhom, po tutna po hin fell ne fe se ka fillu me…


Vajza 19 vjecare eshte mbyll ne vete dhe rrin mbyllun ne dhom, po tutna po hin fell ne fe se ka fillu me… – Ju lutem anonim Pershendetje redaksi e nderuar , pershendetje edhe juve lezus te rregullt të kësaj faqeje! Desha të shkruaj per nje rast dhe te kerkoj ndihmen e juaj , ju lutem më shkruani e me sugjeroni! Jetoj jasht dhe kam 3 femij , zotit falemineres i kam thmin si drita, problemi qendron tek vajza e cila ka mbush 19 vite, ajo gjithher ka qen vajz e urt dhe e shoqnushme , por kur njeher ne jeten e saj ska dal as nuk ka shfaq interesim te dal ne mbremje si vajzat e sodit , por kohen e fundit eshte lidh ekstrem me Fen , Ramazanin e ka ninu edhe me heret , por tash edhe falet ne 5 vakta , une nuk e kam problemin pse falet apo pse e preferon Fen , problemi eshte se vajza eshte mbyll ne vete dhe 90% te kohes e kalon mbyllun ne dhom, gjithqka eshte orjentu vetem tek falja, per at aryse edhe nuk largohet nga shtepia nga frika se mos po i kalon ni vakt pa fal, i ka humb motivi per msim , per pune dhe me ter qenjen eshte orjentu vetum tek Feja, nuk don me vesh azgje te bukur qe i takon moshes se saj ,nuk ka motiv te dal as te dera , dita dites po i largohet edhe shoqeve qe i ka pas si motra. Problemi qendron edhe te une si nane se jam tu e humb durimin dhe shpeshher po behem agresive ndaj saj, i kam fol shume, qdo dite e qdo nate, qe eshte mire qe eshte ne rrugen e zotit , por nuk guzon te humb qdo gjë vetem per fe, ajo shpesh mi qet fjalt edhe kah mbulesa, me predikon edhe per shumë gjera tjera qe sipas saj janë haram, si krediti, shkuarja ne deti e shume gjera qe kjo ne te ardhmen do t’ja ndaloj vetes shumë gjera qe per mu dhe per gjithë njerzimin janë gjera plotsisht normale. Ketu ne Skandinavi ku jetojm ne kjo nuk ka ardhmeri me ket rrugë, une si nane e kshilloj qe ne rend te par eshte shkolla , puna e pastaj vin tjerat, po e perseris une jam e lumtur qe ajo eshte ne rrugen e zotit, por po me brengos pa mas ky lloj ekstremizmi qe ajo dita dites eshte tu e thellu. Une po kam dyshim qe po kontakton me ndokend ne internet e po e shtyn fell e ma fell ne kit drejtim, besomni gjume ne sy sun po shti pej marakut. E lus qdo dite t’i kthehet jetes normale, e kshilloj me fjalet me te mira qe di, por e kot dhe keshtu pom detyron te dali nga vetja ime e te ngriti zanin, pastaj ajo qan, me qet fjalë se une sjam nane e mire, se une po e pengoj vullnetin e saj, e po mbyllet edhe me shumë. Zoti i madh jam ne hall, nuk po e di cila jemi gabim, une apo vajza, ju lutem me kshilloni.