fbpx
Motra nuk e dine qe burri i saj ka nje lidhje tjeter dashurije, ajo ka vuajtur shum te bababi por tani vuan edhe tek burri i saj...

Motra nuk e dine qe burri i saj ka nje lidhje tjeter dashurije, ajo ka vuajtur shum te bababi por tani vuan edhe tek burri i saj…


Motra nuk e dine qe burri i saj ka nje lidhje tjeter dashurije, ajo ka vuajtur shum te bababi por tani vuan edhe tek burri i saj…-Pershendetje, lexues te, Histori Te Jetes !!. Jam nje djale tek te 20-at. Ka disa kohe qe jetoj dhe punoj ne Gjermani.Kjo qe do ju shkruaj une sonte , ne fakt nuk eshte nje histori por nje kerkese pak a shume per ndihme dhe keshilla. Jemi rritur ne nje familje te thjesht por me nje baba teper te ashper. Kemi perjetuar dh*ne , si psiqike ashtu dhe fizike nga babai. Si ne femijet, si mami ashtu. Gjithmone kemi jetuar me frike nga babi( ne fakt ende ashtu ndihemi , te frikesuar). Une kam nje moter 30 vj, e martuar , ka dy femije te mitur. Ka disa jave qe i shoqi e ka marre ketu ne Gjermani por eshte pa dokumente. Arsyeja qe une shkruaj eshte pikerishte motra ime. Ajo ka kaluar nje jete pak te veshtire. E martuan ashtu pa e pyetur. Por edhe tek familja e burrit nuk eshte se gjeti parajsen. Ka pasur shpesh debate dhe dh*ne ndaj saj nga i shoqi dhe vjehrra. Babai sic ju thash, ishte gjithmone i ashper. Nuk e mbeshteti motren kurre. Ajo disa here ka tentuar te lendoj veten ne shtepin e te shoqit. Por edhe kur ka qene njeher vajze, ne shtepin tone pat helmuar veten dhe e kan shpetuar per nje fije mjeket. Ka qene perhere tip i ndjeshem shum, por kurre nuk ngacmon njeri e para. Por nuk duron shume. Tani ka nje problem sepse nervozohet shpesh dhe nuk i kontrollon dot acarimet e saj. Shpesh ka vene dore mbi femijet e saj te mitur. Edhe pse pendohet nje moment ajo serish e ben kte gje sa here qe dicka e nervozon. Burri nuk e kupton, as nuk e ndihmon . I kam folur shume here qe te pakten femijet mos i prek me dore por thote ndonjehere e humbas fare. Ka dy vite qe vuan nga dhimbje te tmerrshme koke, nervozohet shpesh edhe pa arsye te fort. I shoqi i ka then qe ketu te kesh shuum kujdes sepse shteti ti merr femijet dhe sa te kesh jeten si sheh me. Ajo eshte e trembur tani , por nervat e saj jane me keq. Mbi te gjitha , e keqja eshte se burri i saj ka kohe qe ka nje lidhje me nje tjeter femer, por une kurre nuk kam marr guximin ti them motres. Lidhjen e atij e kam mesuar permes nje shoku tone por aj nuk eshte ne dijeni qe un e di. Dhe vet jam i ri, pa letra.Skam guxuar e as kam mundesi te bej dicka. E gjitha cfare dua une nga ju eshte di se si te veproj me motren time, qe e kam si drite te syve, e dua shume. I shoqi edhe e ka kercenuar qe mund tja marre femijet. Motra nuk pranon as te marri ndihme psikologjike per vete sepse thot nuk jam e cmendur. Kush nga ju me thot, nese motra kerkon ndihme ne qendrat e strehimit te grave bashke me femijet, sa ka shanse ta ndihmojne? Dhe ku gjenden keto qendra sepse une as sja kam idene. Ndodhem ne Frankfurt sa per informacion. Ju lutem me keshilloni dhe me ndihmoni disi te marr nje drejtim. Sepse nuk e shoh dot motre ashtu e as vete nuk di si ta ndihmoj. Ne ende jemi me trauma qe femije per shkak te babait dhe nuk durojme me qe dikush te na marr neper kembe. Kush me ndihmon me ndonje keshille. Ose info te sakte per keto qendrat e grave. Le ta marr adresen e fb tim ketu ne redaksi dhe te me shkruaj privat, ju lutem. Do ju isha shume mirenjohes nese me ndihmoni sado pak.Me falni qe e zgjata pak. Me respekte Albi.