fbpx

Me shkoj jeta me vuajtje, njehere nga babai im fanatik tani nga burri i semur psiqikisht…


Me shkoj jeta me vuajtje, njehere nga babai im fanatik tani nga burri i semur psiqikisht… – Mirmbrama Histori te jetes dhe ju lexues!Anonim ju lutem a mundni me postu historin tem.?Jam nje nen 32 vj. kam ni vajz 3 vj. Ne moshen 25 vj u martova me msit. N fillim gjithcka shkonte mir ne shpu te burrit ama mas nja 3 mujve fillun konflikte ne shpi me kunate e me vjeherr. un jo se isha shum e re por prap se prap nuk isha e zonja ti perballoja keto konflikte. xhelozia e tyre me shkaterroj. Burri si burri. vetem sa me maltrenonte dhe sme mbeshteste ne te shumten e rasteve. Jo per tu lavderuar por punet i beja te gjitha vet sepse se kisha fare problem. por vetem konfliktet dhe fjalet e ngacmimet,inatin e gjelozin,te foluren pas shpine smund e duroja dot. ishte e kot te ikja nga shtepia sepse skisha as mbeshtjen e familjes. jam rritur me nje baba fanatik e te eger qe gjithmon ushtronte maltretim ndaj nenes dhe ndaj nesh.Ende i kam te freskta gjith episodet e maltretimes qe ne femijri. qaja lendohesha e prap kthehesha tek burri e vazhdoja jeten por prap lindnin konfliktet per hiq gje. here here burri ushtronte maltretim ndaj meje sepse un flisja dhe sduroja dot kto debate pa kuptim .doja te ikim por ai spranonte . kaluan 7 vite e sot u ndava. jetoj me vajzen. por jam bere gjysem njeriu. me nje mij dhimbje ne trup. me depresion. dhe ne kushte aspak te mira. jetoj me qira dhe mezi po ja dal. harrova ta ceki se ka pasur raste qe kam dashur te lendoj dhe veten thjesht sepse se pranoja dot realitetin ne te cilin isha. me bashkeshortin nuk mbaj me asnje kontakt. as vajzen nuk vjen ta shoh.Zemra me digjet per vajzen sepse as pelena si blej dot i ve qese ne vend te pampersave . I vetmi ushqim qe mund ti siguroj asaj esht oriz thjesht i zier ne uj . dhe kysh me sjell ndonjeher komshit pak kos per te. ndihma ekonomike sme mjafton per asgje. as per ilaqet per vet e as per buk. nuk me as cfare te shes . nje varse dhe unaz qe kisha i shita para nje viti sepse isha ngusht. edhe para borgj sot spo me japin sepse jam pa pun dhe kan frik se sua kthej dot vazhdon…. E semur nga nervi shiatik mezi leviz. shkoj rralle familjaret sepse jan larg por ata sen smujn me m nimu. jam ne udhe kryq nuk hiq bre shka me bo. si muj me rrit ket evlad ne keto kushte ku as per tu lare nuk lahem dot nga te ftohte. Mos ofendoni o njerez por jam ne halle te madh e sdi ku te perplasem. pse Zoti mi mbylli te gjitha rruget e sgjej dot as nje pune si pastruese. pse esht kaq e veshtir. as gjumin gjum se bej sepse ndjehem e ngarkuar psiqikisht. shum here mendoj se keto jan traumat nga femijria ime qe u rrita mes maltretimes. e si mund te isha un ndryshe me e fort. spo ju kerkoj gje o njerez por sa te keni frym behuni te tolerueshem sepse maltretima asgje nuk sjell. perveq se shkaterrim. nuk po qaj per fstin tim te zi por thjesht po tregoj nje realitet qe spo mund te ndryshoj. aq e shkaterruar jam psiqikisht sa nje nate ne nervozizem e siper kam grumbulluar dhjetra tableta ilaqesh te ndryshme qe ti pi por kur shihja vajzen ndalesha. i fsheha diku sepse mendoj se vetem ata do me shpetojne nga kjo gjendje. behuni te arsyeshem o njerz . lerini menjan konfliktet e inatet.