fbpx

Mbrenda ketyre 3 diteve un qe 3 her kam dasht me dal nga shtepija,tradhetia esht shkelje e fjales dhe e premtimit te cilin…


Mbrenda ketyre 3 diteve un qe 3 her kam dasht me dal nga shtepija,tradhetia esht shkelje e fjales dhe e premtimit te cilin…-Ju lutem shum me jepni keshilla se qte bej tash pasi kuptova se burri me paska tradhetuar kur kemi qen te fejuar? Jam pike se pari nje nane e dy femijeve dhe grua e martuar qe 9 vite. Kam nje jet relativisht te qete me te gjitha gjerat mesatare per nje jete. Qdo njeri kuptohet ka probleme secili ne formen e vet , po une kohen e fundit jam tu i ndi shum keq sa qe jam ka du mi dhan fund edhe marteses. Arsyeja eshte se un me burrin njihemi qe 12 vite 2 vjet kemi kaluar 1 vjet e fejuar edhe 9 martes. Ne fillim te lidhjes me pat tradhetuar me nke femer ishin e tij qe at koh ajo kishte jetuar jasht e ky si kishte shkeputur mardhanjet me te ja ka fillu edhe me mu e kam zon , normal perlamje po e qita mas shpine vazhdova prap me ta . Spo thom qe skop pas edhe naj dyshim sa kemi qen tu kalu , por prej qe jemi martu e qe 9 vite ma as pik dyshimi skom pas sepse na u ka perkushtu me shpirt mu edhe femijeve. Qdo gje mir deri sa para disa javeve kuptova qe burri jem po ne ato dit pasi u fejuam kan shkuar me ni shok ne nje vend tjeter per pun biznisi edhe atje paskan kaluar nje nat me femra. E diskutova e pranoi . Po un prej asaj dite jom ne depresion total. Nuk me intereson asgje vetem dua te ndahem . Edhe pse e di 99% qe nga martesa nuk ka pas me gjera te tilla po a nuk asht edhe fejesa nje gje qe duhet te respektohet. Ju lutem shum ndihmomni pa keqkuptime vetem me keshilla serioze para se ta marr nje hap te rendesishem , qysh kishit vepru ju sikur te ishit ne poziten time ? Jam duke u ndier shum e nenvlersuar . Kam femijet 8 vjeq edhe 6 vjeq qe mer mua jan gjithqka ne jet babai per ta eshte gjera me e qmuar qe edhe pse po me shohin mua nervoz e duke u perlar me te besa jom mundu edhe arsyejen me ju tregu ata po e qmojne shum sepse po thot fmija i madh un nuk njoh babin tem si po thu ti. Po mundohem me zemer e me shpirt me kalu po nuk po mundem asesi sepse sipas meje asht shkelje e fjales edhe e premtimit qe veq burrat e pabes e bojne . E ne anen tjeter 9 vite pa probleme te kesaj natyre me kan ben shum ne dilem . Besoj qe ju me keshillat e juaja me kishit ndihmuar ta bej nje zgjidhje sepse jam per momentin ne nje tunel pa asne drit .Edhe pse e pranoi qe ka ndodh noshta per te eshte nje lirim nga faji pp per mua asht shkaterrom i qdo gjeje besomni. Mbrenda ketyre diteve me se paku 3 her kam dashur te largohem nga shtepia pp jan femija ata qe po me dhimbesen me se tepermi qe me ja u prish harmonin familjare. Ne anen tjeter burri sillet shum mir as nuk del as nuk pin punon shum qdo gje na e ploteson sipas kushteve po ja qe kjo ndodhi ka ra jam teper keq sa qe nuk jam ma vetvetja as nuk e kam lumturin qe kam pasur dikur nuk ka mbetur me ne vizionin tim ngjyra tjera veq ajo e zeza , dmth skam kurrfar lumturie si me perpara qe vetem nje gje shum e vogel mua me lumturonte pa mas .Nuk me ben me pershtypje as femija as puna as gje tjeter sepse me rrin mendja vetem te koha e kaluar kur noshta un kam pasur shum nevoj me qen e lumtur me te fejuarin tim aj maska gjet knaqesin ne femra tjera, qe paskan pasur ma shum vler se un . Flm gjith atyre qe japin mundin per te me keshilluar .Flm