fbpx
linda femijen

Lamtumire dashuria ime e paarritshme ,Lamtumire dashuria ime e pamundur…


Lamtumire dashuria ime e paarritshme ,Lamtumire dashuria ime e pamundur…-Pershendetje per ju faqe e mrekullueshme, eh asnjeher se mendova se do të shkruaj ktu për një dashuri të humbur, isha aq e lumtur pran teje shpirt! Kurr se besova qe një dit do shkruaj e të them se ksaj here duket gjjthqka mori fund! Kam shum nevoj për mendime e kshilla të sinqerta nga ju, lexues e komentues, sepse ndihem e zhgënjyer ndihem braktisur dhe aq e pa vlerë aq e pa fuqishme përball ksaj dashurie të humbur! Lidhja jon ishte fantastike, gjithqka dukej e sinqert dhe reale apo ndoshta un e shikova kshtu, ndoshta un isha vërbuar perball ksaj dashurie. Me the qe ke vendos me më dashuru në heshtje ,por mua nuk me duhet heshtja jote shpirt ,mua me duhet zëri yt ,më duhet frymarrja jote më duhen bisedat e sinqerta me duhen homoret mbi gjitha më duhesh ti ylli im. Ne u njohem shum pa pritur dhe filluam si me humor por nuk e kisha mendu qe do arri deri në ket pik qe të me maltretu zemra kaq fort per ty. Thon dashuria dhe vd.ekja jan dy mysafir qe vien pa pritur dhe menduar ,njëra ta mer zemren kurse tjetra ta mer jetën!Eh ti mua ma more zemren dhe e bere pervete. Kisha pas dēshir te mar mendime nga ju komentues, te jepni mendime rreth dashuris dhe sakrificav qe keni bër per te qen bashk me at qe e keni dashuruar! A thua pse duhet te takohemi e të dashurojm kaq shum kur fundi vie si ta thyejm një got qe e mbajm në dor, pse jeta qenka kaq gënjeshtare, pse duhet të vuajm pa bër as një faj. Nganjeher them pse të njoha pasi sqenka e shkruar te jemi bashk, ti ishe kaq i veqant dhe kaq unik në jeten time. Të shpresoj qe dikur do të jemi bashk apo ktu ti permbyll gjjtha shpresat qe kam per ty? Me thuaj ti besoj imagjinatës dhe ëndrrav qe kam thurur per ty kaq koh? Apo ti hedh të gjjtha diku dhe mos ti prek më. Me të than qe te kam harruar është e kot sepse ti nuk harrohesh leht, do të me duhet koh e gjat per ta shëruar ket plag qe e kam ne zemer! Me thuja një arsye te vlefshme pse u largove ket mënyr , me thuaj a bera un faj qe ti me nuk mundesh me e fal, apo ti ndihesh me rehat dhe më i qet pa mua ..Edhe unë jam një femër si gjitha femrat tjerat, qe kan deshir vëmendje dhe perkushtim ,un ndoshta bëra gabim se ta shpreha shum kët ndjenjë dashurie qe e kam per ty, ndoshta paska qen më e rrugës ta mbaj per vete gjith ket dashuri sepse u bera e bezdishme duke te thën qdo dit sa të dua dhe sa i vlefshem je per mua !!Por kjo jam un kur dashuroj dashuroj me gjjth shpirt ndoshta qenka gabim por tashmë e llogaris si jë mësim! Tashmë une te uroj me gjithe forcen e shpirtit te jesh i lumtur ndoshta kete fat e ka rezervuar jeta! Të njihemi te kalojm qaste të bukura por jo të jemi bashkë! Ti ndoshta ke prane dike tjeter por të lutem ktheje edhe njehere koken nga un dhe mendo sa shum me lëndove dhe sa keq ndihem! Mendo ndonjher për mua sepse kujtimi im nuk eshte lendues per ty por është thjesht nje aventure e bukur e e jona ndoshta e gabuar per ty! Të kuptoj apo mundohem të të kuptoj e të them rri i qete sepse une te dua me gjithe shpirt e te kam falur gjithcka… Vetem mendo se dikur kam qene e shkuara jote se zemren time ta fala krejtesisht ty! Do te ndihesha me mire nese ti nje dite do te ndjeje pak nostalgji per ndjenjat tona qofte edhe per nje cast te vetem. Vetem mendo se diku larg hapesires qe na ndan eshte nje shpirt qe vuan per ty qe do te te prese perjetesisht! eh! malli po më lendu , ne cdo cast me del fytyra jote ,ne vesh me vin fjalet dhe premtimet e tua! ne cdo enderr me shfaqesh duke buzeqeshur sapo zgjohem kuptoj se ishte thjesht enderr e bukur dhe me pas trishtohem sepse ishte vetem një ënderr ,dhe ti nuk je me mua ,vuja sepse nuk jam msu me u zgju pam shkru mirmengjesh trendafile të du !!Tash më kan mbetur vetem kujtimet e cdo dite qe kemi kaluar bashke, në shpirt kam vetem mallin qe me djeg pervelon ashtu si llava e nje vullkani qe shkaterron cdo gje qe ka perpara. Ashtu dhe malli qe kam per ty nuk po me le te jetoj jeten time me ben te hedh poshte qdo mundesi per te qene e lumtur… Ndoshta ndonjëher do te shihemi dhe ti do te kesh ne krah dike tjeter dhe nga une ndoshta sdo ti kthesh as syte as per te me pershendetur. Ndoshta do te kesh harruar se dikur kam ekzistuar ne jeten tende dhe kjo do te jete tronditja qe do te me shkaktoje me shume dhimbje, por une do te jem serisht ajo qe do te shoh nga larg lumturin tënde une do te kenaqem vetem me lumturine tende sepse keshtu te pakten do te jem me e qete. Duhet te mesohem me humbjen tende, me idene se nuk do te jesh kurre i imi , por nuk mundem te mos mendoj qofte edhe per nje cast te vetem, sepse ti je kudo… Ne cdo lot trishtimi je ti, ne cdo cast dhimbje je ti… je kudo, ne cdo pjese te qenjes sime, por teper larg dhe i pa arritshme… je thesari me i cmuar qe nuk munda ta kem kurre, por per diqka te falenderoj se ti me mësove qfar është dashuria Me lot ne sy të them LAMTUMIRE pergjithmone dashuria ime e paarritshme! “Lamtumire” dashuria ime e pamundur…​ Faleminderit nga ju komentues nese jepni një mendim si e sheruat plagen e dashuris, faleminderit faqe qe ja jepni hapsir te marrim kshilla dhe perjetime nga njer të ndryshem. Uroj edhe ti shpirt ta lexosh ket histori, nga trendafili yt tashmë i vyshkur !!!