fbpx
Ai fal namazin

Kur i tregova Familjes qe Ai fal namazin, krejt u kthyn kunder meje, Une kam ra dakord me te qe mos te ma imponoj…


Kur i tregova Familjes qe Ai fal namazin, krejt u kthyn kunder meje, Une kam ra dakord me te qe mos te ma imponoj… – Pershendetje! Historia ime fillon para disa viteve,kur une u njoftova me nje djale. Filluam lidhjen tone dhe kalonim shume mire se bashku dhe e plotesonim shume njeri-tjetrin pasi qe ishim edhe te se njejtes lemi, gjithashtu e dashuronim shume njeri-tjetrin. Kaluan disa muaj dhe dashuria jone veq po shtohej qdo dite e me shume. Pas ca kohe e kuptova qe ai ishte fetar dhe i falte 5 vaktet, mua kjo nuk me pengonte aspak mirpo e dija qe familjes do i pengonte sepse si familje nuk eshte qe i falim namaz edhe pse e kemi besimin ne Zot. Kaluam edhe disa kohe keshtu se bashku, ku u pajtuam per shume gjera me njeri-tjetrin nder keto ishte edhe ajo qe aj nuk do te me impononte fene. Une i tregova familjes njehere veq per lidhjen tone nuk eshte se ishin kunder, por kur i tregova qe aj falte namazin atehere krejt historia mori kuptim tjeter. Babai ishte shume kunder lidhjes sone, ku babait iu bashkangjit edhe nje pjese tjeter e vogel e familjes, kurse te tjeret me perkrahnin mua. Kjo gjendje ne familje zgjati disa jave me diskutime rreth kesaj qeshtje, mirpo ishte shume problem qe babit ti thehej mendja, ku frika e tij ishte qe po sa te martohem une me imponime do te mbulohem edhe do te futem thell ne fe gje qe babi nuk e ka dashur kurre. Provuam edhe menyra te tjera si me traditat shqiptare(me msitnit), por babi prap se prap nuk nderronte mendje dhe me thoshte kend te duash tjeter e merr veq kete jo per shkak te namazit. Per mua ishte dashuria ime e pare, e kam dashur me gjithe shpirt edhe sot pas disa viteve une nuk mundem te mendoj me per dike tjeter, mendja ime rri vetem tek aj, edhe pse babai duket qe pak i eshte thyer mendja kohen e fundit pasi qe e ka pare qe une nuk kam interesim me per dike tjeter,edhe propozimet qe mi bejne une gjithe i refuzoj. Theksoj qe ai djali tentonte te takohej me babin edhe te kuptohej me te rreth qeshtjes se fese mirpo babai nuk pranonte asesi. Djali tentonte te vinte ne shtepi tek babai po nuk e lejoja nga frika qe do te ndodhte diqka. Vazhduam keshtu muaj me radhe lidhjen tone edhe pse ishim duke pare qe nuk kishte ndryshim nga ana e babait tim. Pas disa muajve u detyrova ti jap fund kesaj lidhje per shkak te fjaleve jo te mira qe me beheshin ne shtepi. Theksoj qe sot e asaj dite une vuaj per te edhe nuk mundem me te mendoj per dike tjeter, e kete gje e kane kuptuar shume mire edhe familja ime edhe pse ia kam thene qysh atehere qe une tjeter djale nuk mendoj me. Sot pas disa viteve une jam njejt ashtu e lenduar nga dashuria, dhe vuaj qdo dite e me shume per shkak te padrejtesise qe me eshte bere nga ana e prindit. Gjithashtu edhe aj djali ende nuk eshte martuar edhe pse kane kaluar ca vite. Nga lexuesit e kesaj faqe nuk kisha dashur fyerje per historine time sepse une vuaj ende per te, por dua te marr mendime te njerezve te ndryshme rreth kesaj storie. Gjithe atyre qe iu kane ndodhur histori te tilla, uroi qe ti kaloni sa me me lehtesi!