fbpx
Kur e kuptuan familja qe po kthehem nga gurbeti me than deren e ke te mbyllur, as familja jote nuk te don kur nuk ke me para...

Kur e kuptuan familja qe po kthehem nga gurbeti me than deren e ke te mbyllur, as familja jote nuk te don kur nuk ke me para…


Kur e kuptuan familja qe po kthehem nga gurbeti me than deren e ke te mbyllur, as familja jote nuk te don kur nuk ke me para…-Pershendetje, a e poston pak te lutem (anonim) Flm . kam shum nevoje te shprehem diku …, t’ju tregoj per historine time familjare. Pershendetje te gjitheve… Per momentin jemi jashte shtetit dhe une e vajza 7 vjece do kthehemi ne Shqiperi pas nje jave. Per arsye ekonomike qe la pas covidi – humbem punet ato pak kursime qe kishim ne qera dhe karta krediti etj …dhe shteti qe jetojme Nuk jep asnje lloj asistence apo mbeshtetje, dokumentat kane skaduar etj . Nuk mund ta perballojme me. Nuk ka as arsim falas ashtu si ne Shqiperi apo ne disa vende te botes. Bashkeshorti do qendroje Edhe per pak kohe. Ajo qe me vret e me lendon shum eshte se kur i njoftova familjaret (prinderit e mi)qe po kthehem filluan : cfare do besh ketu ? Ketu Nuk ka asgje , qerraja eshte shume e shtrenjte… Ku do flesh se ti e di Nuk kemi vend mjaftueshem dhe ne nuk te mbajme dot se je dhe shtatzane … (Ata Kane dhome e kuzhine she une jam vajza e vetme e tyre)Ku do qendrosh , me pak fjale donin te thonin : deren e ke te mbyllur.Tek familja e burrit nuk shkoj dot gjithashtu sepse eshte prishur me motren për arsye prone ,dhe prinderit Nuk I ka me. Para covidit e kam mbeshtetur familjen me aq mundesi Sa kam patur duke derguar muaj per muaj derisa arritem ne nje gjendje qe morem borxh për vete për te ngrene. Jam dhe shtatzane 5 muajshe, kur e mora vesh qe isha ishim ne medyshje ta Mbaja femijen apo jo, 1000 her jam matur ta heq por Nuk kam mundur, eshte nje sprove e madhe per mua dhe burrin, thone qe ka kismetin e vet por edhe me lemoshe nuk jetohet.Nuk e di pse jane bere njerzit keshtu , kur Nuk ke dhe je ne gjendje te veshtire ekonomike as familja jote Nuk te do. Kam shum frike a do e perballoj dot e vetme ne Tirane me vajzen + shtatzane, nuk gjej dot kurajo, shpresat I Kam humbur, ndihem shum poshte shpirterisht,burri me ato pak qe merr do i dergoje , per te mos paguar qerra ne vendin ku jemi do qendroje ne nje shok pa pagese. Jam shum keq dhe e stresuar, keto qe ju kam shkruar jane vetem nje pjese e vogel ne krahasim me ato qe Kam kaluar . Mirepres cdo keshille . Ju Faleminderit Dhe Zoti ju bekofte te gjitheve