fbpx
mardhenie

Kur beme mardhenie nuk pata shenja te kuqe, prej ati momenti Ai vinte me mua kudo qe isha Une!


Kur beme mardhenie nuk pata shenja te kuqe, prej ati momenti Ai vinte me mua kudo qe isha Une! – Përshendetje,shpresoj te jeni mire. Une jom nje vajze e re ne moshe, ne shkoll te mesme jom njoftu me ni djal, kom fol me to ni koh te gjate, gjate shkolles se mesme une kom pas probleme shum me nje familje.Nje kohe nuk kam shku ne shkoll,pasi qe kishe frik qe mos me shti ket djalin ne probleme me ate familje, pasi qe kalun do muj edhe kaluam ne disa procedura policore situata u qetsua edhe ajo familje u largu prej meje. Po edhe ky djali ja ka fillu mu largu, une si e re ne moshe e kom ndje shum rond sepse e doja shume, provoja me bo qdo gje per to po prap atij nuk i vinte ne sy, kom pi hapa kom provu shum sende per me harru, sa qe kom arrit edhe tek perdorimi i gjerave te ndryshme. Ai shkojke me femra te tjera, bojke sende shume te keqija po me mu nuk u merte, me pat blloku ne qdo vend ku une mos me thir e as kurgjo. Ka kalu nji kohe e gjate ku une e aj nuk kemi fol, pas nje kohe une e blej nje numer te ri dhe e thiri ato, bisedojm pak edhe mundohem mi tregu se jom tu e kalu ni kohe te veshtir, kom fillu me ra ne depresion per shkak qe edhe mamin e kisha te semur me kancer e kjo ma hapke edhe ma shum dhimbjen.Pas nji kohe na fillum me fol,pasi qe une isha e paprekur aj nuk kishte mundesi me bo kurgjo me mu,dikur deri sa me tha qe don me ma humb vajzerine.Pasi qe ai me humbi vajzerine mua nuk me doli as nje pike shenja te kuqe, dhe kjo e beri qe situata te ndryshoj dhe ai te dyshoj ne mua, une i betohesha qe nuk e kam bere nje gje te tille sepse une asnjehere ne jete nuk e kam dashur askend. Kaloj nje kohe e gjate dhe ne ishim shume te lumtur deri ne momentin kur une u semura dhe rash ne depresion. Ai ishte me mua ne qdo vend, tek qdo mjek, kudo qe isha une ai ishte me mua sepse nuk kishe besim ne mua, ai me ndaloj qe une te takohesha me shoqe dhe te dal vetem, me ndaloj shum gjera, madje edhe te beje foto vetem e le me shum qe te postoj ndonje foto. Kjo mua me shqetesonte shume ndaqe ne jemi familje qe nuk ndodhin keto gjera, dhe kjo me beri shum qe une te bie ne depresion, kam kaluar nje kohe te veshtir duke qendruar vetem e izoluar ne shtepi. Dikur fillova qe te flisja me veten me shfaqeshin fytyra qe nuk ishin aty, me vinin zera gjate gjithe kohes. Dikur familja vendosi qe te me dergojn tek ndonje psikolog dhe ai me dha terapine. Pas nje muaj terapi une e nderpreva sepse mendoja qe nuk kishe nevoj. Ai djali qendronte tere kohen me mua. Vinte ne mengjes dhe qendronte deri sa mua me zinte gjumi dhe te nesermen vinte prap ne mengjes dhe une isha ne gjume, qe i bie une nuk dilja asgjekundi. Pasi qe koha filloj te rregullohej dhe vera filloj te vi ai ndryshoj shume sjelljet, dhe me tha qe nuk mund te vazhdoj me me ty sepse nuk te besoj, une kisha frik qe ta humbas ate se e dua dhe e respektoj si ate dhe familjen e tije, por ai nuk interesoj aspak per kete gje. Problemi tjeter eshte ngaqe e kam vajzerine e humbur dhe askush nuk e di kjo me ben qe une te filloj qe prap te bie ne depresion. Une tere kohen e theras dhe i lutem qe te kthehet por ai nuk kthehet ngaqe e ka vendosur kete. Ju lutem me ndihmoni me kete problem sepse kam filluar vertet ta mar afer zemres.