fbpx

E kam pranu qe jam gay,me vinte inat qe i dua djemte, kam karakter te forte dhe nuk…


E kam pranu qe jam gay,me vinte inat qe i dua djemte, kam karakter te forte dhe nuk…-Pershendetje te gjithe atyre qe do t’lexojne historine time. Une jam nje djale 37 vjecar nga Tirana. Ndoshta historia ime do te tingelloje pak ndryshe nga te tjerat, qe ju keni lexuar. Une jam nje djale qe me shume veshtiresi, e kam pranuar qe jam gay. Me besoni qe kam bere nje lufte shume te forte me veten time, sa jam shkaterruar nga sistemi nervor, derisa i thashe vetes time, qe ne fund te fundit une nuk e kerkova vete, por thjeshte keshtu kam lindur. Dua ta nis qe nga fillimi. Ne moshen 19 vjecare, fillova te ndjeja per nje shokun tim, gje qe nuk po arrija t‘ia shpjegoja vetes, dhe me vinte inat perse nuk po ndjeja te njejten gje, per nje shoqen time, qe me kishte shprehur dashurine e saj. Nderkohe sa kalonte koha, une nuk kuptoja cfare po me ndodhte. Isha teper konfuz me veten time, dhe nuk isha fare mire. Nje dite i them nje shokut tim te ngushte, qe po ndodh, dhe te lutem me jep nje mendim, dhe me ndihmo. Ai me degjoi, dhe me tha. Mos ki frike per ate qe ndjen, ti duhet ta pranosh qe je gay, dhe ky sekret do ngeli mes nesh, gjate gjithe jetes tone, te jap fjalen. Por edhe s‘e shoku im u mundua te me qetesonte, une prape nuk isha fare i qete. Pas kesaj biseden une menjehere i thashe po, vajzes qe me donte, pavaresisht qe zemra ime rrihte per djalin e zemres time. Keshtu kalonin vitet dhe une e kisha akoma me te pamundur te vazhdoja lidhjet me vajzat. Kur mbusha 29 vjec mora nje vendim, ku doja t‘i jepja nje shans vetes time, dhe jetes time, por me nje frike te madhe. Me ne fund i shpreh ndjenjat djalit qe e kisha dashur aq shume. Ishte nje zhgenjim i madh per te, sepse as nuk e kishte menduar, qe une isha i dashuruar me te. Me pas nuk i besoja vetes qe i kisha thene, por dhe njekohesisht, qe ai e mori vesh qe une isha gay. Vazhdova jeten time i qete, duke mos pasur me lidhje me vajza, sepse nuk ishte me nje zgjidhje, por duke menduar se si do te bej perpara me jeten time. Ne moshen 30 vjecare filloi nje dashuri e madhe ne jeten time, ku dashurohem marrezisht me dike qe ishte 5 vite me i madh se une. Kjo lidhje ishte shkaterruese per mua, sepse ai njeri me lodhi aq shume sa per pak kalove ne depresion, dhe nuk po dija me s‘e cfare po beja. Me shume dhimbje hoqa dore prej tij. Por ai sa here qe une largohesha, ai bente te pamunduren qe te me rikthente tek vetja e tij, nuk me linte te lire, te vazhdoja jeten time te veshtire, sepse ai e dinte qe une e kisha Pike te dobet, dhe qe cmendesha pas tij. Sot ai eshte vetem nje kujtim i hidhur, i jetes time. Cuditerisht nuk jam me ai i pari, qe te dashurohem me dike, ose dikush te dashurohet me mua, edhe se jam nje djale me shume karakter Te forte, dhe me nje profesion shume te mire. Sot kam vendosur qe te shkoj dhe ta nis diku tjeter jeten time. Me dike qe te me doj, dhe ta dua, sepse mendoj se e meritoj. Edhe pse zhgenjimet jane pjese e jetes, une nuk dua te vuaj me, sepse ndihem shume i lodhur. Faleminderit