Se shpejti do te martohemi por mu ka bo ves i keq mka hy n'kry qe Burri ende mendon per ate tjetren! | Histori Të Jetës

ves i keq

Se shpejti do te martohemi por mu ka bo ves i keq mka hy n’kry qe Burri ende mendon per ate tjetren!

Se shpejti do te martohemi por mu ka bo ves i keq mka hy n’kry qe Burri ende mendon per ate tjetren! – Pershendetje! Ju lutem postone qet histori. Ka disa muaj qe po me mundon diqka ne shpirt, qe sum len mu kon e qet aspak, qdo minut me rrin mendja aty, sa qe kom fitu shum stres dhe jom bo vesvese. Une jam nje vajz e fejuar se shpejti dhe do martohem, por ajo qe me shqetson dhe qe behem vesvese asht se mendoj se i fejuari mendon ende per ish te dashuren. Un u njoftova ne rrjete sociale me to edhe i kum shkru se mpat pelqy shum diqysh pi nfoto, tona ja nisa mi shkru her ma kthejke her jo, mkallxojke per tkalumen qe u nda me ni qik, qe u kon lidhje 7 muj mka thon por nuk e di, shum e kom dasht e sene vene. Mu mpelqejke shum dojsha mi hy un nzemer i shkruaja nonstop por ai me fliste per tkalumen gjith, nuk kish interesim ne mua, por biseda jon zgjati shum vetem si shok e shoqe, kaluan 5 muaj deri sa u lodha me, dhe ia shpreha thash me pelqen un du mu kon me ty lidhje serioze, tha nuk e di un nuk te njof mir, pasi jetonim larg un jetoj ks ai ne gurbet, kaluan edhe disa muaj, ai asnjeher nuk me tha se me pelqen, deri sa erdhi koha u takuam live edhe nuk kish qaq interesim, por un me shum i beja presion dua te takohemi, deri sa erdhi kosov u takum, biseduam, ate dite me tha qe me don dhe don te martohet me mua, por nuk e di a e beri se i dhimbsem pasi e vrejti qe un pe pelqej shum dhe pe dua, apo nuk e di… Pasi me heret nuk kish interesim fare per mua…neise un isha e lumtur qe do te bashkohem me te pasi seriozisht ndjeja diqka per te e doja shum, nga ana tjeter gjith merri mendja se ndoshta nuk me don mua, ende e mendon te kaluaren(ish dashuren e tij), tani jemi te fejuar qe 1 vit, por nuk interesohet aspak per mua, un jam shum xheloze sepse e dua shum, ai asnjeher nuk me ka xhelozuar, rrall me shpreh fjal dashurie, e kom pyet mos ndoshta ende e don femren qe ke pasur me heret, thot ka kalu koh mo, sndryshon sen, ama un nuk muj mu kon e lumtur me ket ves pasi nonstop pom rrin mendja qaty, nuk di si me largu e mu kon e lumtur? Dua te kem nje jet te lumtur plot dashuri, por un asnjeher nuk e perjetova kete, shpesh e pyes per te kaluaren, tani nuk me tregon me asgjee, nuk e di qfar te bej si ta bej qe tme dashuron mua, dhe mos tmendon me per te, nuk e di por mua me doket ashtu, e di qe nuk ja vlen me mendu per tkalumen, por mu ka bo ves i keq mka hy nkry, pasi ndihem e vetme e pashpres, nuk e ndjej qe me don, edhe pse u bashkova me personin qe doja mas shumti nbot, por besoj se nga ana e tij esht e kunderta, ai nuk me don mua. Nuk me shpreh dashni, thjesht nuk esht i interesuar shum per mua, shum rrall me shpreh fjal dashurie, rrall e hiq, bisedojm sikur te ishim shok, jo te fejuar edhe pse se shpejti do te martohemi, por problemi vetem asht kom problem me kryt, qka me bo me largu vesin e keq? Kalofshi mir!