fbpx

Kunata ime nderroj jet dhe mi la 3 femijet e saj,Un i kam rritur me shum dashuri dhe perkushtim si te ishin femijet e mij…


Kunata ime nderroj jet dhe mi la 3 femijet e saj,Un i kam rritur me shum dashuri dhe perkushtim si te ishin femijet e mij…-Faqe po du me ju shkru se po shoh plot qe po komentojn e po qojn historia ama sikur ni histori e jemja asnjo jo. Si qike e re gjithmone jom kan pak e plot edhe normalisht qe ktu ne Ks osht pak ma veshtir me gjet dikon kur nuk e ki trupin xix a qysh thojn edhe mka shku martesa pak si vonshem. Nuk jom pishmon qe jom martu pak vone 30 vjece ama kisha pas deshir pak ma heret edhe me pas mujt me i ndreq senet e mija, punet e mija maspari tani me gjet femije po Zoti pat tjera plane per mu. Kur u njoftova me burr u kon i mire si person, i kuptushem edhe normalisht plot vullnet sepse skish arsyje mu kon ne depresion as kurgjo …(vazhdon historia me poshte…)

Kushtet financiare si kishim aq te mira per llukse dmth deti e skijima e kto qysh isha msu une te baba jem po dashuria po tshurdhojke edhe po tqorrojke qysh thojn plakat. Kerkush nuk mundet me kon 100% e lumtur nese nuk ka pare sepse prej pares, rrjedh gjithqka. Une per vete gjithmone kom than qe nese nkit bote kisha mujt me ndrru diqka te burri jem ish kan kushtet se shume kemi heke jemi kallabllak. Une me burr, kunati me kunaten me fmi edhe qishtu me vjehrri llug krejt ner ni kulm. 3 qifte ner ni kulm nuk shkojn besomni o shqiptar se djegesh tani nese nuk ndahesh ne fillim. Kur shkova nuse e re e kom pas kunaten engjell, ajo per gjithqka mka ndihmu edhe pse gruja e kunatit zakonisht kan xhelozi mes vete se kur tjon dy vllazen ner ni shpi meniher kritikojn amakjo hiq u munojke veten me lan keq edhe mu mem pa qe po rahatona. Kur mbeta shtatzan ndjal as sa ka ni gote uje sem ka lan me qit edhe pse ajo ma e madhe se une ma bojke jo rri ti une boj krejt veq ruje ti djalin nbark se ky ka me naj vazhdu mbiemrin se qikat e mija martohen e kto veq bija jon nkit shpi. Nzemer mu dhimke kur thojke ajo ashtu sepse une kurr ne jete skom desht asaj me ja bo tmadhe …(vazhdon historia me poshte…)

Qe e kom djal apo me u fry veq pse ajo kish qika apo najsen.Ajo i kish 3 qika edhe kur mthan mu djal e pash sa e sinqert edhe qfar gezimi i paqt e kishte ajo edhe diqysh nuk mundeni me paramendu se qfar njeri i mire ka qene ajo,nese ka engjell dikun ajo ka qene njo.Pas sdi sa vjete i gjeta edhe 4 djem tjere edhe u bona nane e 5 djemve. Provojsha per qike po nuk me dul edhe mbeta vetem me qita 5 djem ne shtepi edhe 3 qika tkunates. Kurr se harroj diten u kon 01 tetor edhe ftoft o Zot o Zot qe sot kur te mendoj 1 tetorin tasht qysh u kon nxet ndoshta kurr qikjo skish ndodh. Kunata insistoj me shku mi shtre teshat qe i kishem shti ne maqin edhe e mur shporten e teshave me dal ne taras mi shtre teshat edhe ju kan merr mendt edhe prej katit tret u rrzu edhe nvend ka vdek sepse e rroki kryt per ciment oborrit. Ajo dite ka qene aq e zez per mu sa qe smuj me jau pershkru. E humba ni moter, ni shoqe, ni kunat qe kurr ne jete teme skisha mujt me gjet ma mire. Aty shpija u bo e ftoft edhe kerkush skish ma vullnet per kurgjo. E kishem nje qajtore tvogel po sna ecke puna as aty edhe dikur vendosem qe zgjidhja osht me mbyll. Pa financa tasht mu bonen 3 qikat e saj e 5 djemt e mij …(vazhdon historia me poshte…)

Mu kujdes ne moshen 37 vjeqe. Nuk dijsha ku me ja majt, kon me ushqy ma perpara. Shyqyr prej Zotit qe tani vitet kan kalu edhe qikat ma kan ngjit krahin sikur mu kon une nana e tyre edhe pse jon kan tvogla kur kan mbet jetime.Fmijve tmij kurr skom mujt me ju than “hajde te mami” sepse u tutsha qe qikat pom nijn edhe po lakmojn tasht qe se kan nanen kshtu qe fmija mij mthirrin ne emer. Osht shume veshtir me sakrifiku krejt jeten per fmije edhe pse nuk e kom pas kurr ne plan me vazhdu jeten kshtu po qka me bo.Kshtu qe o ju nuset e reja qe spo mundeni mi duru vjehrrat e kunatat e kunet,kurr mos jau boni tpa drejten duheni mu kon te afert sepse dijeni qe ju takon kujdesja juve si gru t’agjes apo gru tdajes apo qka do koft.Duhesh mu permbajt edhe me ja dite vleren njoni tjetrit edhe jo mi lan senet nazgja,jo me kritiku njana tjetren. Une tasht i kam 8 fmi, 5 qe i kom majt ner zemer edhe 3 qe i kam ne zemer. Qikat mu aq shume me dojn sa qe gjdo 8 mars nuk me harrojn edhe me blejn dhuratat apo qka tmujn me kushtet e veta. Burri gjithmone me thot, gru ta kom borxh sa tjom gjall sepse vllau jem skish mujt kurr pa ndihmen tane mi rrit 3 qika se osht shtir me i ndihmu qikat ne fazen e adoleshences. Mos u qoni pesh! Dije qe keni edhe ju femije edhe nuk bon kurr me harru tmirat e dikujt vetem per intereset tua. Flm faqe qe ma mundesuat me shkru edhe pse pak e zgjata po skisha qare pa ju kallxu se ka keq e ma keq e mire e ma mire po duhet njeri me u pajtu me fatin e vet.