Kjo grua u martua qe mos te perfolej se nuk e mori askush, Kjo grua rrinte me orë ditë e natë zgjuar duke u kujdesë për fëmijët kur ishin e nuk ishin mirë... | Histori Të Jetës
Kjo grua u martua qe mos te perfolej se nuk e mori askush, Kjo grua rrinte me orë ditë e natë zgjuar duke u kujdesë për fëmijët kur ishin e nuk ishin mirë...

Kjo grua u martua qe mos te perfolej se nuk e mori askush, Kjo grua rrinte me orë ditë e natë zgjuar duke u kujdesë për fëmijët kur ishin e nuk ishin mirë…

Kjo grua u martua qe mos te perfolej se nuk e mori askush, Kjo grua rrinte me orë ditë e natë zgjuar duke u kujdesë për fëmijët kur ishin e nuk ishin mirë…-Të jesh FEMËR…Të flasësh për jetën e femrës,është një histori e pa përshkruar dhe e pa njohur kurrë për botën mashkullore.Bota e saj mbetet mister,edhe atëherë kur mendojm e besojmë se e njohum me të vërtet.Atë mund ta njoh më mirë historia e shkruar me zemër nga dora e një femre.Vallë a mund të ketë femër që nuk e dëshiron një jetë të bukur si në përralla,por që i mbetet vetëm si ëndërrë,sepse brenda tyre fshihet një histori tjetër,ku ndryshe duken e ndryshe jetojnë,ashtu si vetëm ato din t’ia dalin në jetën e tyre.Në mesin e tyre jeton e frymon edhe një femër me emrin grua e nënë,edhe kjo ëndrroi e ende ëndrron për një jetë tjetër jo si kjo që ja ka sjell fati fatkeq.Liria e dëshiratë ishin privuar nga dita kur ishte martuar,edhe pse jetën bashkëshortore e kishte menduar e dëshiruar si një krijim i një familje e jete të re,por edhe kishte frikën se mund të ndodhte ajo çka lexonte e dëgjonte në histori të tjera tmerruese. Ishte martuar edhe nga ajo se femra duhej të martohej,e të mos përfolej se mbet,se mori kush,se ka bërë diçka,e pa ditur çka.Bëri dasëm vetëm për të thënë a pat dasëm,po pat,sepse ndryshe e kishte ëndrruar martesen si një gjë madhështore e ndryshe e kaloi.Kjo grua u pajtu me një botë krejt tjetër si e kishte jetuar dhe nuk u ankua kur mezi ia dilte të sjell diçka të mirë në tryezë,e që fyhej e përqeshej nga fati se nuk po dinte të bënte gjë prej gjëje.Kjo grua përcillte e priste e brengosur me orë të tëra fatin e saj kur vonohej edhe pse nënqmohej e përbuzej mirsjellja e saj.Kjo grua rrinte me orë ditë e natë zgjuar duke u kujdesë për fëmijët kur ishin e nuk ishin mirë,dhe prapë ishte e zgjuar dhe e gatshme për nevojatë e dëshiratë që i kërkonte fati i saj në kohë e pa kohë.Kjo grua mundohej të siguronte për familje sado pak të ardhura në ndihmë të fatit të saj duke kursy e harru plotsisht vetën si shtyllë mbrojtse e besnike,edhe përkundër mos besimit e qvlersimit ndaj saj.Kjo grua duroj e heshti me e pa lot për hirë të fëmijëve,edhe atëherë kur pa mëshirë ngriste dorën fati i saj mbi të.Kjo grua buzëqeshte dhe pse nuk shijoi kurrë çoftë një dhuratë apo darkë romantike jashta shtëpisë nga fati i saj.Kjo grua dukej e humbur e bëhej e lumtur duke menduar se kurrë një herë nuk kishte shijuar cingrrimin e gotave në tryezë,por vetëm frikë e kujdesë që të mos ndodhë siç ndodhte shumë herë ti bie luga nga dora apo të gulfatet nga kafshata në grykë,dhe të dëgjoj fjalët e rënda të fatit,e pa aftë,nuk ngopesh me asgj ë.Kjo grua që ndjen lirinë në vetmin e saj kur del pa pasur fat të shtrengoj çoftë një herë dorën e fatit të saj nëpër rrugë e në sytë e të tjerëve siç ëndrron ende me sy hapur e mbyllur.Kjo grua që i sfidojë e shumë tjera si këto,dhe ende përballet e jeton me to,si të besoj e të shpresoj në të ardhmen e saj dhe në këtë fat pa fat që e ka dhe jeton si e vdekur në mes të gjallëve.Më thuani ju të nderuarit e të rrespektuarit e kësaj faqe me plot histori ,trishtim, gëzim, këshillë e shpresë të jetës sonë.Çfarë të bëjë kjo grua si shumë femra tjera shqiptare.ME Rrespekt-Shega.